• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkatërrohet varri i Fatmir Haklajt, reagon e motra: Dhe të vdekur ua keni frikën se mos çohen

by Java News
27/04/2023 15:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Varri i Fatmir Haklajt është shkatërruar sërish. Persona të paidentifikuar kanë thyer pllakat e varrit të tij.

Ky lajm është bërë me dije nga vetë motra e Fatmir Haklajt, Zylfie Haklaj, e cila në llogarinë “Haklajt e Tropojës” ka postuar foto të varrit të shkatërruar.

“Ju po ngelshi tane kohen ne Koder te  varrezave tona se edhe  te vdekur jau keni frigen a mos po cohen. Na  e kena dite  qedo ti prishni dhe me qellim i kena punue me dite te sakte kushe merret me keto pune. Hajrin ja pafshi punes”, shkruan ajo.

Historia e vrasjeve në familjen Haklaj

Familja e Haklajve njihet jo vetëm në Tropojë, por në të gjithë veriun e Shqipërisë. Është një nga familjet më të mëdha në këtë rrethinë. Trazirat e vitit 1997 bënë që djemtë e kësaj familjeje të bëheshin “bajraktarët” e gjithë Tropojës.

Një nga djemtë e Haklajve, Fatmir Haklaj, në atë vit drejtonte policinë e Tropojës. Numri i djemve tropojanë, të vrarë vetëm në 16 vjetët e fundit, pas vitit 1997, është rreth 200 persona. Vrasja e parë është bërë në dalje të urës së Milotit, ku viktima është një nga djemtë e fisit Haklaj, konkretisht Sokol Haklaj, ndihmësgjyqtar në rrethin e Skraparit. Pas kësaj vrasjeje nisën vrasjet e tjera të shumta serike, që kanë lidhje me fisin Haklaj të Tropojës.

Ndërkohë, vrasja më e bujshme e kryer prej tyre është ajo e deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari, më 12 shtator të vitit 1998. Më datën 5 janar 1998 vritet në Qafën e Luzhës, në një atentat me armë zjarri automatike, Shkëlqim Haklaj, një tjetër djalë i familjes Haklaj. Pas kësaj vrasjeje nis vrasja e djemve të tjerë të kësaj familjeje të madhe e të njohur, të kryefamiljarit Muharrem Haklaj. Ndërkohë, më 4 gusht 1999, vriten në atentat, në afërsi të fshatit Cërnicë, me mina të telekomanduara, Halil Haklaj e Feriz Kërnaja dhe plagoset rëndë Fatmir Haklaj.

Vetëm tre muaj më pas vritet edhe Fatmir Haklaj. Ai është vrarë më 4 nëntor të vitit 1999, në një pritë në fshatin Bujan, vetëm 50 metra larg shtëpisë së mikut të tij Jaho Salihi. Hakmarrja ndaj fisit Haklaj nuk është ndalur me kaq. Më 3 dhjetor 2000 është kryer ekzekutimi me snajper i djalit tjetër, Ylli Haklaj. Vrasja e fundit e djemve të familjes Haklaj është kryer më 8 maj të vitit 2002, pranë spitalit të Bajram Currit, ku mbetën të vrarë Elez Haklaj dhe i djali i tij, Çelë Haklaj./m.j

Next Post
“Ma hoqi trurin mor”/ Luizi flet për Zhaklinën: S’do me të nxjerr keq ty Krist…Ta ndajë mendjen, opinioniste apo banore?

"Ma hoqi trurin mor"/ Luizi flet për Zhaklinën: S'do me të nxjerr keq ty Krist...Ta ndajë mendjen, opinioniste apo banore?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

August 29, 2026
Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

August 29, 2026
Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

August 29, 2026
Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

August 29, 2026
U vetëplagos me armë zjarri në banesën e tij, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

Vau i Dejës/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona (EMRAT)

August 29, 2026
Egjipt dhe Itali bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme: Të mbrohet liria e lundrimit

Egjipt dhe Itali bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme: Të mbrohet liria e lundrimit

August 29, 2026
Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

August 29, 2026
“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

August 29, 2026
EMRAT / Zbardhet konflikti me thika në Korçë, 10 të arrestuar dhe një në kërkim

Konflikt në Korçë/ Dy persona të plagosur, dyshohet se u përplasën me lopata dhe mjete të forta

August 29, 2026
“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

August 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com