Një bandë italo-shqiptare është goditur në Itali. 6 persona përfunduan në burg ndërsa pesë në arrest shtëpie.
Grupi vepronte midis Shqipërisë dhe Italisë në provincat e Sienës, Perugias dhe Arezzo-s.
Hetimi nisi vitin e kaluar pas arrestimit të dy tregtarëve të drogës të kapur në flagrancë në territorin e Montepulciano (Siena).
Organizata ushtronte biznes të paligjshëm me lëndë narkotike, veçanërisht hashash dhe kokainë, tregti, transport, shitje, caktim dhe posedim me qëllim tregtimin e drogës.
Gjatë kontrolleve u gjetën dhe u sekuestruan para në dorë dhe drogë.
/e.d