Shkatërrohet banda e grabitësve shqiptarë… vidhnin dhe lepuj
Operacioni i Policisë italiane të qytetit të Gjenovë, i koduar “Bugs Bunny” çon në arrestimin e 10 personave anëtarë të një bande kriminale shqiptare e specializuar ne vjedhje banesash, dyqanesh e banka.
Prej shtatorit 2014 deri me prill të 2015 kanë kryer mbi 85 vjedhje në provincën e Gjenovë e në Piemonte.
Mes të arrestuarve është dhe një ish-marshall italian në pension i fejuar me një femër, anëtare e bandë.
Prokuroria ka lëshuar urdhër arrestin për 14 persona. Gjatë ditë së sotme u arrestuan 10 prej tyre, 9 prej të cilëve janë shqiptarë.












