Një ngjarje ka ndodhur rreth orës 4:00 të mëngjesit të kësaj të diele pranë vendit të njohur si ura e Mbrostarit në Fier.
Parmakët e hekurt të urës janë shkatërruar e një pjesë e tyre ka rënë në ujërat e lumit Seman ndërsa mbetet e paqartë nëse mjeti që është përplasur në të ka përfunduar në ujë apo është larguar pas përplasjes.
Momentalisht janë ngritur të gjitha pistat, ndërsa pranë vendit të ngjarjes është gjetur një targë automjeti e po mundësohet kontakti me drejtuesin e automjetit që i përket, telefoni i të cilit rezulton i fikur.
Efektivët zjarrfikës kanë krehur të gjithë zonën e rrjedhën e lumit, por në të nuk duket asgjë. Ndërkohë edhe policia e ndodhur në vendin e ngjarjes është duke marrë të gjitha shenjat e provat në vendin e ngjarjes.
/a.r