• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Bindja Demokratike” bashkohet me LZHK, Topollaj: Ofrojmë një opozitë që i ka munguar vendit

by A R
31/01/2025 10:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Bindja Demokratike dhe Lëvizja për Zhvillimin Kombëtar do të shkrihen në një forcë politike të vetme. Ky ishte vendimi që u njoftua sot nga përfaqësuesi i BD, Fabian Topollaj dhe kreu i LZHK, Dashamir Shehi në një deklaratë për mediat.

“Ajo që desha të anunçoj është që Bindja Demokratike ka vendosur të shkrihet me Lëvizjen për Zhvillim Kombëtar. Ne jemi duke ndjekur hapat ligjor dhe jemi në fazën e fundit të hapave ligjor. Ky është një veprim politik, i mbështetur në faktin që LZHK është sot partia politike që mëshiron më mirë ato vlera dhe qëllime për të cilat u krijua dhe u zhvillua Bindja Demokratike. Vlera që kanë të bëjnë me një sistem të hapur politik”, tha Fabian Topollaj.

Topollaj vendosi theksin te nevoja siç e quajti ai, ulëritëse e vendit, për të pasur një opozitë alternative, që shkon përtej dyerve të Partisë Demokratike, e cila në vitet e fundit ka pasur problemet e brendshme që e kanë zhvendosur fokusin nga hallet e përditshme të shqiptarëve.

“LZHK sot është partia që ka iniciuar një koalicion mbi bazën e parimeve të listave të hapura. Ne konsiderojmë që Shqipëria ka nevojë ulëritëse për të pasur një opozitë alternative, e cila të mos mbetet vetëm brenda Partinë Demokratike, e cila ka pasur problemeve të vetat shumë të forta gjatë këtyre viteve dhe e ka të pamundur të përfaqësojë të gjithë elektoratin opozitar shqiptar. Për këtë arsye kemi vendosur shkrirjen e partisë Bindja Demokratike me LZHK dhe do të bëjmë të gjitha përpjekjet me strukturat tona që në zgjedhjet e 2025 koalicioni që kjo lëvizje po udhëheq të marrë një rezultat sa më të mirë, si e vetmja mënyrë që opozita të bëhet më e madhe, një opozitë alternative, e hapur, që mëshiron vlerat më të mira demokratike”, nënvizoi Topollaj.

Bindja Demokratike u krijua si një fraksion nga Partia Demokratike në fillim të vitit 2019. Në zgjedhjet vendore të po atij viti, Bindja Demokratike arriti që të fitonte disa poste këshilltarësh në Këshillat Bashkiakë ku vlen të përmendet Bashkia Tiranë, Durrës dhe Vlorë.

Next Post
Nga ngjitja e kodrave në zonën e ajrimit të burgut/ Dalin për herë të parë pamjet e Ilir Metës nga “313”-a (VIDEO)

Meta e konfirmon nga burgu: Jemi në koalicion me PD, fushatën e PL e drejtoj unë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekspertët pezullojnë kërkimet për 69-vjeçarin e zhdukur në Elbasan, shkak rrezikshmëria që paraqet ndërtesa

Ekspertët pezullojnë kërkimet për 69-vjeçarin e zhdukur në Elbasan, shkak rrezikshmëria që paraqet ndërtesa

November 4, 2026
Hoxha takon Beyer në Berlin: Në fokus, angazhimi më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

Hoxha takon Beyer në Berlin: Në fokus, angazhimi më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

November 4, 2026
Rikonfigurim i pushtetit në Uashington, fitorja e gjerë e demokratëve, përplasjet e brendshme te republikanët dhe qëndrimi i Shtëpisë së Bardhë

Rikonfigurim i pushtetit në Uashington, fitorja e gjerë e demokratëve, përplasjet e brendshme te republikanët dhe qëndrimi i Shtëpisë së Bardhë

November 4, 2026
“Shkatërruan protestën”, Berisha: Flamingot i “kapën për fyti”…

“Shkatërruan protestën”, Berisha: Flamingot i “kapën për fyti”…

November 4, 2026
Aksident rrugor në aksin Levan–Vlorë, plagoset rëndë një burrë

Aksident rrugor në aksin Levan–Vlorë, plagoset rëndë një burrë

November 4, 2026
Publikohet fotoja e Hatixhe Berishës që humbi jetën nga shpërthimi i fuqishëm në pallatin në Elbasan

Publikohet fotoja e Hatixhe Berishës që humbi jetën nga shpërthimi i fuqishëm në pallatin në Elbasan

November 4, 2026
Pas BE-së, edhe Zvicra heq sanksionet ndaj dy oligarkëve rusë

Pas BE-së, edhe Zvicra heq sanksionet ndaj dy oligarkëve rusë

November 4, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Gënjeshtrat e opozitës që ia lehtësojnë punën Edi Ramës me Raportin e BE-së

November 4, 2026
Protestuesit përplasen me efektivët te Kryeministria, bllokojnë automjetin e policisë pas shoqërimit të dy aktivistëve

Protestuesit përplasen me efektivët te Kryeministria, bllokojnë automjetin e policisë pas shoqërimit të dy aktivistëve

November 4, 2026
“E la kimioterapinë për festivalin”/ Adelina Muça flet për sakrificat e aktorit që humbi jetën

“E la kimioterapinë për festivalin”/ Adelina Muça flet për sakrificat e aktorit që humbi jetën

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In