• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Abuzuan me tendera duke mashtruar për karburantin, 6 punonjës të Bashkisë Devoll në gjyq

by A R
31/01/2025 10:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjashtë punonjës të Bashkisë së Devollit do të përballen me drejtësinë. Prokuroria e Korçës ka mbyllur hetimet për një tender të këtij institucioni, duke arritur në përfundimin se janë kryer në mënyrë fiktive si procedurat e marrjes në dorëzim dhe magazinimit të mallrave dhe pajisjeve ashtu dhe dalja e tyre nga magazinimi dhe përdorimi në punime të ndryshme nga të akuzuarit.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq gjashtë persona, punonjës të Bashkisë Devoll, të akuzuar për veprën penale ‘Falsifikim i dokumentave’ e parashikuar nga neni 183/3 i Kodit Penal. Në kuadër të hetimeve të procedimit penal nr.326 të vitit 2023, prokuroria arriti në përfundim se shtetasit G.K., me detyrë Drejtor i Agjencisë së Shërbimeve Utilitare, Komunitare dhe Administrative, A.C., Përgjegjës në Sektorin e Shërbimeve në Agjencinë e Shërbimeve Publike, K.M., Përgjegjës në sektorin e Transportit në Agjencinë e Shërbimeve Publike, E.N., Magazinier në Sektorin e Menaxhimit Financiar, dhe H.Ç. e J.B. me detyrë shoferë, kanë konsumuar veprën penale për të cilën janë akuzuar.”

Ata akuzohen për veprën penale ‘Falsifikim i Dokumenteve’ dhe organi i akuzës ka provuar se kanë mashtruar me karburantin e materialet për shtrimin e rrugëve.

“Këta shtetas u kallëzuan nga shtetasi B.N., për procedurën e prokurimit me objekt blerje mallra e materiale ndërtimi për nevojat e Bashkisë Devoll. Kallëzuesi denoncoi se pas kryerjes së procedurës është shpallur fituesi dhe u kryen në mënyrë fiktive si procedurat e marrjes në dorëzim dhe magazinimit të mallrave dhe pajisjeve ashtu dhe dalja e tyre nga magazinimi dhe përdorimi në punime të ndryshme nga punonjësit e bashkisë. Nga hetimet dhe këqyrja e pamjeve filmike, prokuroria vërtetoi se makinat të cilat duhet të kryenin transportin e materialeve, nuk kanë lëvizur si në hyrje ashtu edhe në dalje, për të gjithë periudhën e plotësuar për transport çakulli, mbeturinë për mbushje, ashtu sikurse është paraqitur në fletë udhëtimet dhe situacionet e punimeve të transportimit të këtij materiali ndërtimi.

Sa më sipër, në analizë të përfundimeve rezultoi se mjetet nuk justifikojnë shpenzimet në drejtim të karburantit të përdorur, por edhe rrugëve që kanë bërë për transportin e çakullit për shtrim rrugësh. Mjetet nuk lëvizin në asnjë moment nga magazina për të gjithë periudhën e dhënë dhe ndërkohë janë dokumentuar shpenzime në drejtim të përdorimit të karburantit dhe transport materialesh, i cili nuk është kryer faktikisht me këtë mjet. Ato nuk justifikojnë shpenzimet e kryera dhe pasqyrojnë të dhëna të rreme në drejtim të rrugëve që kanë kryer për transportin e materialeve për sistemimin e rrugëve.”

Në përfundim, Prokuroria e Korçës sqaron se personat përgjegjës që kanë nënshkruar fletët e udhëtimit duke pasqyruar në to të dhëna të rreme, kanë konsumuar elementë të veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve”.

Next Post
U akuzua se tentoi t’i vinte zjarrin shërbimit të dializës, 67-vjeçari: Nuk jam çmendur akoma!

U akuzua se tentoi t’i vinte zjarrin shërbimit të dializës, 67-vjeçari: Nuk jam çmendur akoma!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Braçe përlotet teksa përmend të atin: Mora vesh që kishte dalë në fushatë, surprizë e madhe për mua!

“Mezi pres të bëhet shembulli”/ Braçe: Nuk më nxori askush nga mbledhja. Dola sepse…

July 25, 2026
Kostoja e pasigurisë ekonomike, veprat penale dhe proceset gjyqësore ngarkojnë me kosto ekonominë

Kostoja e pasigurisë ekonomike, veprat penale dhe proceset gjyqësore ngarkojnë me kosto ekonominë

July 25, 2026
Armë, kokainë dhe kanabis në një lokal në Shkodër, tre persona në pranga

Armë, kokainë dhe kanabis në një lokal në Shkodër, tre persona në pranga

July 25, 2026
Zbulohet vrasësi i gazetarit italian, është një emigrant i paligjshëm. Reagon ashpër Matteo Salvini

Zbulohet vrasësi i gazetarit italian, është një emigrant i paligjshëm. Reagon ashpër Matteo Salvini

July 25, 2026
Hiqet kontrolli kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës

Fluks i lartë pushuesish drejt Shqipërisë / Qytetarët nga Kosova zgjedhin bregdetin shqiptar për pushimet verore

July 25, 2026
Detaje nga sherri në Durrës / U përfshi i kërkuari nga SPAK, Denis Tafili. AMP heton lidhjet me efektivin e policisë

Detaje nga sherri në Durrës / U përfshi i kërkuari nga SPAK, Denis Tafili. AMP heton lidhjet me efektivin e policisë

July 25, 2026
Trump publikon listën: 41.3% e familjeve shqiptare në SHBA me ndihmë sociale

“Beteja” e re e presidentit, Trump përplaset me Muzeun Kombëtar të Historisë Amerikane

July 25, 2026
Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë në Britani, më shumë se 100 zjarrfikës në vendngjarje

Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë në Britani, më shumë se 100 zjarrfikës në vendngjarje

July 25, 2026
Drejtori i Mbrojtjes Civile zbret në Kakavijë dhe shpërndahen ushqime për qytetarët

Greva e grekëve prek qarkullimin, të hënën ndërpritet për disa orë lëvizja në Kakavijë

July 25, 2026
VIDEO / Vidhishta në zi, përcillen në banesën e fundit çifti që u vra nga ish-dhëndri

VIDEO / Vidhishta në zi, përcillen në banesën e fundit çifti që u vra nga ish-dhëndri

July 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In