• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkatërrohen në Shkup tabelat e “Aleksandrit të Madh”, “Olimpias”, “Filipi të Dytë”

by Java News
17/08/2019 14:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tabelat e përmendoreve të disa figurave historike në Shkup u vandalizuan të premten për shkak se saktësonin që i përkisnin trashëgimisë greke. Mes veprave skulpturore të dëmtuara në qendrën e Shkupit janë monumenti i Aleksandrit të Madh, i Olimpias dhe i Filipit të Dytë. Qyteti është zotuar se do i zëvendësojë dhe do i mbrojë më mirë.

Emërtimet e disa monumenteve të figurave historike në Maqedoninë e Veriut kanë rënë pre e vandalizmit më pak se 24 orë pasi u ndryshuan me vendim qeverie.

Ndryshimi erdhi në kuadër të zbatimit të Marrëveshjes së Prespës të firmosur me Greqinë qershorin e kaluar.

Përpos se i dha fund konfliktit tridhjetëravjeçar mes dy fqinjëve, pakti parashikon që dy shtetet të mos përvetësojnë publikisht simbolet, kulturën apo figurat historike të njëri-tjetrit.

Tabelat e reja të përmendoreve të Aleksandrit të Madh, Olimpias dhe Filipt të Dytë u gjetën në mesnatë të dëmtuara ose të shkulura nga autoritetet e Shkupit.

Aktet vandale mendohet se u nxitën nga mbishkrimet e tabelave që cilësonin se personazhet e ekspozuara në Shkup nuk ishin maqedonas, por grekë të vjetër.

Përkatësisht në rastin e heroit Aleksandri i Madh, shkruhej se ai “i përket historisë dhe qytetërimit antik helen dhe trashëgimisë kulturore botërore.”

Qyteti i Shkupit ka njoftuar se do të marrë masat e nevojshme për të përforcuar mbrojtjen e veprave të veta skulpturore.

Ish-ministri i Jashtëm Nikos Kocias, që firmosi marrëveshjen historike për Greqinë, e përshëndeti të premten nismën duke e konsideruar një hap kundër irredentizmit.

Ndërkohë autoritetet lokale maqedonase po vijojnë punën për heqjen edhe të simbolit të Diellit 16-cepor të Verginës nga institucionet publike apo kapakët e pusetave nëpër qytete, simbol antik që po ashtu pretendohet nga Greqia.

Next Post
Rikthehen piratet, rrëmbejnë anijen gjermane dhe ekuipazhin e saj

Rikthehen piratet, rrëmbejnë anijen gjermane dhe ekuipazhin e saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In