Drejtori i Spitalit Rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër është shkarkuar nga detyra.
Shkresa e shkarkimit të Krenar Kullës ka mbërritur nga Ministria e Shëndetësisë. Në vend të tij është komanduar mjeku kardiolog, Përparim Muço. Kujtojmë që Kulla është kryetari i LSI-së në Gjirokastër.
Që pas marrëveshjes Rama-Basha, ministrat teknikë të propozuar nga PD-ja kanë shkarkuar dhjetera funksionarë publikë që janë përfshirë në fushatë.
Nesër në Gjirokastër LSI organizon takimin e madh të fushatës, ku do të jetë i pranishëm edhe Ilir Meta.
a.ç