• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Masakrohet me thika, kaçavida e shishe të thyera tregtari, shqiptari i shpëton jetën dhe bëhet ‘hero’ në Itali

by Java News
16/06/2017 17:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Shkoni grinduni në një vend tjetër, largohuni nga dyqani im”. Në rrugën “Turri” në Reggio Emilia, ndonjëherë mjafton një frazë e thënë ashtu kot, drejtuar njerëzve të gabuar për të plasur një sherr i madh që përfundon edhe me thika.

Grushte, shkelma, shkopinj, kaçavida e deri edhe shishe të thyera rë ngulura në brinjë.
Vetëm ndërhyrja e një shqiptari i ka shpëtuar jetën nga tërbimi i pakontrolluar i agresorëve. Gjithë kjo ka ndodhur mbi një 50-vjeçar, tregtar me origjinë kineze mbrëmjen e kaluar rreth orës 19:00, pak minuta para se të mbyllte dyqanin e tij “China market”.

Një nga vendet ku komuniteti kinez preferon të mblidhet. Shumë pak metra më larg, në sheshin “Seçhi”, rreth tridhjetë afrikano veriorë afrohen para barit duke pirë dhe biseduar me zë të lartë. Në një moment, tre prej tyre fillojnë të diskutojnë gjithnjë e më shumë të nxehur deri sa nisin të përdorin dhe duart.

Spostohen, vazhdojnë të zihen dhe mbërrijnë tamam para vetratës së marketit kinez. Zhurma dhe rrëmuja shtohen deri sa pronari i dyqanit, i irrituar vendos të ndërhyjë. Ai del nga marketi dhe përpiqet t’i largojë 3 personat duke i bërtitur që të shkojnë të rrihen diku tjetër.

Kaq ka mjaftuar dhe 3 afrikanoveriorët e kanë harruar sherrin me njeri-tjetrin dhe i janë sulur tregtarit kinez. Njëri me kaçavidë, i dyti me një shkop druri dhe i treti me një rrip.

Tregtari përpiqet të mbrohet si të mundet, tenton të ndalojë goditjen me duar por në fund, në mënyrë të pashmangshme, vjen më e keqja. Por afrikanoveriorët nuk janë ngopur ende. Një nga tre largohet, shkon drejt një shishe bosh birrë e mbetur në shesh, e thyen mbi asfalt dhe ia ngul në brinjë tregtarit, i cili bie përtokë i gjakosur e duke bërtitur për ndihmë. Në atë moment ndërhyn një punëtor shqiptar, i cili futet në mes të tre agresorëve, i merr nga dora shkopin njërit prej autorëve dhe i përzë.

Më pas i ka dhënë ndihmë tregtarit kinez dhe ka njoftuar ambulancën që mbërriti me urgjencë duke e transportuar të plagosurin në spital në gjendje të rëndë por jashtë rrezikut për jetën. Policia italiane ka mbledhur dëshmitë, për të identifikuar dhe kapur agresorët./a.ç

 

 

 

Next Post
Ndërron jetë ish-kancelari Helmut Kohl, arkitekti që ribashkoi dy Gjermanitë

Ndërron jetë ish-kancelari Helmut Kohl, arkitekti që ribashkoi dy Gjermanitë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Mediat iraniane publikojnë pamje të pashfaqura më parë të Mojtaba Khameneit, pas muajsh të tërë ‘zhdukjeje’!

VIDEO/ Mediat iraniane publikojnë pamje të pashfaqura më parë të Mojtaba Khameneit, pas muajsh të tërë ‘zhdukjeje’!

August 25, 2026
Më shumë të ardhura sesa shpenzime! Suficiti për 11-mujorin arrin në 72 miliardë lekë

Arkëtimet në buxhet kalojnë shifrën 484 miliardë lekë, të ardhurat rriten me 11.8% në 7 muaj!

August 25, 2026
Nis nesër “sesioni i reformave”/ Kuvendi i rikthehet punimeve mes protestave të opozitës dhe “vijës së kuqe” të Ramës

Shtatori muaj i ‘nxehtë’ politik, Kuvendi nis më datë 8! Nga Territorialja e Zgjedhorja, te zgjedhjet lokale, ndryshimet në Qeveri dhe ligjet e BE

August 25, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Komunikimi pa komunitet

August 25, 2026

ILD ‘pushtohet’ nga ankesat e qytetarëve për magjistratët, 25 në muaj! 151 të hetuar dhe 58 kërkesa për procedim disiplinor

August 25, 2026
Shisnin kokainë e hashash në ‘beach-baret’ e jugut, arrestohen 2 të dyshuarit! Njëri me makinë dhe tjetri me rulot, sekuestrohen 150 doza

Shisnin kokainë e hashash në ‘beach-baret’ e jugut, arrestohen 2 të dyshuarit! Njëri me makinë dhe tjetri me rulot, sekuestrohen 150 doza

August 25, 2026
Tetë vatra zjarri aktive, vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri në Dajt dhe Lurë

Normalizohet situata e zjarreve, vetëm 5 vatra aktive! Ministria e Mbrojtjes: Aksione në Dajt, Dibër, Bulqizë e Librazhd, s’ka rrezik për banesat

August 25, 2026
Banorët e Klosit kundër shkrirjes me Matin: Largohen shërbimet dhe rriten kostot!

Banorët e Klosit kundër shkrirjes me Matin: Largohen shërbimet dhe rriten kostot!

August 25, 2026
Rrezikoi jetën e pushuesve me Jet Ski në Ksamil, gjobitet me 500 mijë lekë të reja

Rrezikoi jetën e pushuesve me Jet Ski në Ksamil, gjobitet me 500 mijë lekë të reja

August 25, 2026
Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

Kurthi i Kurtit për Republikën: Pse fitorja në zgjedhje nuk të bën pronar të shtetit

August 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com