• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkarkimi i Veliajt / Si e pengon Neni 115 i Kushtetutës Presidentin që të dekretojë një datë zgjedhjesh për Tiranën

by A R
30/09/2025 15:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot presidentin e Republikës për krijimin e vakancave për kryetar bashkie në 6 qytete të vendit, përfshirë edhe kryeqytetin. Shkresa vjen një ditë pasi kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ankimoi në Gjykatën Kushtetuese, shkarkimin e tij me vendim të qeverisë. Një akt që sipas nenit 115 të Kushtetutës pezullon automatikisht vendimin e Këshillit të Ministrave, e për pasojë dhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme në kryeqytet. Pikërisht ky nen pengon kreun e shtetit Bajram Begaj që të dekretojë një datë zgjedhjesh për Tiranën.

Kryeministri Edi Rama duket se e kishte parashikuar reagimin e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe ankimin e tij të mundshëm në Gjykatën Kushtetuese, në rast të shkarkimit nga Qeveria. Në vendim, Këshilli i Ministrave, ka marrë si referencë për bazën kushtetuese të aktit të saj, nenin 100, i cili në fakt thjesht njeh të drejtën e qeverisë për të marrë vendime, ndërsa si bazë ligjore, shkronjën “c” të Nenit 62, të ligjit për vetëqeverisjen vendore.

Por ekspertë të kushtetutës, shpjeguan për Report TV, se pavarësisht referencave në vendimin e Këshillit të Ministrave, shkarkimi i një drejtuesi të qeverisjes vendore, është një akt që parashikohet në mënyrë eksplicite nga kushtetuta, pikërisht për të ofruar një mbrojtje të këtij pushteti nga një pushtet tjetër.

Fakti që akti i qeverisë nuk i referohet nenit 115 të Kushtetutës për shkarkimin e të zgjedhurve vendor, nuk e shmang atë nga detyrimet e parashikuara nga ky nen, i cili në pikën 2 të tij parashikon se “Organi i shpërndarë ose i shkarkuar mund të ankohet në Gjykatën Kushtetuese brenda 15 ditëve, dhe në këtë rast vendimi i Këshillit të Ministrave pezullohet”.

Neni 115 i Kushtetutës

Veliaj e ka bërë tanimë ankimin. Ekspertët të Kushtetutës shpjegojnë se qeveria duhet të kishte respektuar formalisht afatin 15 ditor që parashikohet për ankimi, edhe në rast se nuk do të ishte ndërmarrë një akt i tillë.

Nga ana e saj, Gjykata Kushtetuese e ka regjistruar çështjen duke caktuar edhe relatorin. Gjykata tha sot se ajo “ka bërë publikimin e regjistrimit të kërkesës. Shpallja është e barasvlershme me njoftimin publik”, duke lënë të nënkuptohet se nuk ka arsye se përse duhet të njoftojë qeverinë apo presidentin për ankimin e Veliajt.

Nga sot, kreu i shtetit ka afat 48 orë për të caktuar datën e zgjedhjeve. Në rastin e Tiranës Kreu i Shtetit po ashtu është i lidhur drejtpërdrejtë me nenin 115, i cili në pikën tjetër të tij, pikën 3, shpjegon qartazi veprimet që duhet të ndërmarrë. Atij i lihen vetëm dy mundësi për caktimin e datës së zgjedhjeve, ose kur nuk është ushtruar e drejta e ankimimit brenda 15 ditëve, ose në rastin kur lihet në fuqi vendimi i Këshillit të Ministrave nga Gjykata Kushtetuese.

Kush janë bashkitë e tjera pa kryetar?

Në shkresën që mban datën 30 shtator, të cilën Report Tv e disponon, Këshilli i Ministarve me firmë të sekretarit Engjëll Agaçi, njofton kreun e shtetit edhe për vakancat në 5 bashkitë e tjera të vendit, Vlora, Berati, Mati, Cerriku dhe Tepelena. Tre bashki të vendit, Mati, Tepelena dhe Berati janë pa drejtues, për shkak se kryetarët e tyre, u zgjodhën deputetë nën siglën e PS në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Ndërkohë, Cërriku ka mbetur pa kryetar pasi emërimit surprizë të Andis Sallës në ministrinë e Bujqësisë, ndërsa në Vlora mbeti pa drejtues pas dorëheqjes së Ermal Dredhës. Zgjedhjet e pjesshme, sipas ligjit elektoral, mbahen jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga data e njoftimit të ndërprerjes së mandatit. Çka do të thotë se datat e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve janë 3 të dielat, 2, 9 ose 16 nëntor, në varësi se kur do të shpallet dekreti i Begajt.

Njoftimi i Këshillit të Ministrave për vakancën në 6 Bashki të vendit

Shqiptarja.com

Next Post
Hyri me forcë në Këshillin Bashkiak, i riu nga Vlora, thirrje shqiptarëve: Ngrihuni dhe kërkoni të drejtat tuaja

Hyri me forcë në Këshillin Bashkiak, i riu nga Vlora, thirrje shqiptarëve: Ngrihuni dhe kërkoni të drejtat tuaja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykata Kushtetuese cakton datën e seancës për shqyrtimin e dekretimit të Diellës si ministre

Gjykata Kushtetuese cakton datën e seancës për shqyrtimin e dekretimit të Diellës si ministre

March 11, 2026
Protesta e PD, policia plan masash, rrugët bllokohen që në orën 6 të mëngjesit

Protesta e PD, policia plan masash, rrugët bllokohen që në orën 6 të mëngjesit

March 11, 2026
Shtrenjtohet nafta, Braçe në komisionin e Ekonomisë: Çmimi është caktuar dje me një mesazh, në orën 4!

Shtrenjtohet nafta, Braçe në komisionin e Ekonomisë: Çmimi është caktuar dje me një mesazh, në orën 4!

March 11, 2026
Kushtetuesja tha se mbyllja e TikTok cenoi lirinë e shprehjes, reagon Rama

Kushtetuesja tha se mbyllja e TikTok cenoi lirinë e shprehjes, reagon Rama

March 11, 2026
Hekurudha Tiranë-Durrës/ Karakaçi jep detajet: Projekt i rëndësishëm, 11.7 milionë euro hua nga BERZH

Hekurudha Tiranë-Durrës/ Karakaçi jep detajet: Projekt i rëndësishëm, 11.7 milionë euro hua nga BERZH

March 11, 2026
Alarmi për mina në Hormuz, Europa përgatit eskortën ushtarake detare

Alarmi për mina në Hormuz, Europa përgatit eskortën ushtarake detare

March 11, 2026
Ish- deputeti i PD shpërthen ndaj Flamur Nokës: Trim palaço, godet vetëm ata që s’i bëjnë rrezik

Ish- deputeti i PD shpërthen ndaj Flamur Nokës: Trim palaço, godet vetëm ata që s’i bëjnë rrezik

March 11, 2026
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”

Ilir Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

March 11, 2026
Kriza iraniane, qeveria greke ngrin fitimin e privatëve mbi ushqimet dhe karburantet

Kriza iraniane, qeveria greke ngrin fitimin e privatëve mbi ushqimet dhe karburantet

March 11, 2026
Kush do të zëvendësojë Prodën? 8 kandidatë zyrtarë, sot afati i fundit për aplikimet

Kush do të zëvendësojë Prodën? 8 kandidatë zyrtarë, sot afati i fundit për aplikimet

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In