• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkarkimi i Metës, Gjonaj: Zemra e “luanit” është Kuvendi, kryeministri emëron e shkarkon ministrat. Do respektojmë vendimin e Kushtetueses

by Java News
19/06/2021 19:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Minisrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka folur ditën e sotme për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta nga Kuvendi i Shqipërisë.

Ajo tha në emisionin “Kjo Javë” se Partia Socialiste do të respektojë vendimin e GJykatës Kushtetuese.

Gjonaj foli edhe për vendimine  “Kushtetueses” për rastin e mosdekretimit të Gent Cakaj nga presidenti Meta, ku u shpreh se ky rast tregoi qartësisht edhe rolin e Metës, që presidenti ka qenë pjesë e jetës politike.

Pjesë nga intervista:

Komisioni Hetimor për Shkarkimin e Presidentit Meta … a duhet të shkarkohet Presidenti i Republikës?

Ky nuk është më një vendim apo qëndrim politik, sepse qëndrimi u dha dhe u konkretizua me një vendim nga Kuvendi për shkarkimin e Presidentit. Tashmë kemi të bëjmë jo thjesht me një qëndrim të PS me presidentin, por me një qëndrim sa i përket shkeljeve kushtetuese, që është një vendim që Gjykata Kushtetuese do duhet ta japë lidhur me shkeljet, bazuar edhe në raportin që është dorëzuar, se sa përbëjnë ato shkelje kushtetuese.

Nëse Gjykata Kushtetuese vendos të kundërtën?

Ne do të respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Në një demokraci ku kemi pranuar që pushtetet të jenë të ndara dhe të respektohen në mënyrë luajale kompetencat dhe përgjegjësitë e secilit pushtet, jam e bindur se padyshim që ne do të respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Sa besim keni te Gjykata Kushtetuese? Nisur dhe nga vendimi për mosdekretimin e ministrit Gent Cakaj…

Gjykata Kushtetuese me vendimin e mosdekretimit të ministrive nga ana e presidentit dha dhe konfirmoi ekzaktësisht atë që Kushtetuta sot mban, për sa i përket përgjegjësive që ka secili institucion, secila palë, në një proces të emërimit dhe shkarkimit të ministrave. Duhet të kuptojmë qartësisht se Gjykata Kushtetuese, është e vërtetë që ka konfirmuar rolet për secilin në këtë proces, por ka thënë shprehimisht që presidenti nuk duhet të jetë pjesë e jetës politike, nuk mund të marrë vendime politike. Kushtetuta e ka dhënë në këtë proces se çfarë kryen Presidenti dhe brenda një afati ligjor të caktuar, që në fund duhet të dalë me dekretimin e tij. Më pas, është Kuvendi që kontrollon procesin e kryer për emërimin apo shkarkimin e një ministri.

Në fund të fundit, në një Republikë Parlamentare, zemra e luanit, për sa i përket këtyre proceseve, i jepet Kuvendit, kontrolli kryhet nga Kuvendi. Në këtë rast, Gjykata Kushtetuese është shprehur qartësisht dhe ka konfirmuar pastër atë që është në Kushtetutë. Qartësisht kërkohet që presidenti të mos marrë pjesë në jetën politike, që besoj do t’i shërbejë edhe për çështjen e radhës, që ka lidhur me kërkesën që i ka drejtuar Kuvendi për shkarkimin e presidentit Meta në rastet e shkeljeve të Kushtetutës. Por, lihet po prapë me vendim se kryeministri ka diskrecionin e emërimit apo shkarkimit të ministrave, se kush do të jetë pjesë përbërëse e kabinetit të tij qeveritar./m.j

Next Post
Presidenti i SHBA publikon lajmin pikëllues/ I ngordh pastori gjerman me të cilin kishte jetuar prej 13 vitesh

Presidenti i SHBA publikon lajmin pikëllues/ I ngordh pastori gjerman me të cilin kishte jetuar prej 13 vitesh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

November 8, 2026
A do japin dorëheqjen Rubio dhe Hegseth? Vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

Gazetarja zbërthen humbjen e republikanëve në SHBA: Pakënaqësia ndaj Trumpit, konflikti në Iran dhe vota e të rinjve që ndryshoi rezultatin e demokratëve

November 8, 2026
Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

November 8, 2026
Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

November 8, 2026
Trump takohet privatisht me të dërguarin e Putinit: Jemi pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Trump sulmon rezultatin e zgjedhjeve në SHBA: Amerika bëri një hap të madh prapa në histori

November 8, 2026
Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

November 8, 2026
Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

November 8, 2026
Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

November 8, 2026
Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In