• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkarkimi i konsulles, shqiptarët në Milano bëjnë peticion për kthimin e Çobanajt

by Java News
08/03/2016 10:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një javë pas shkarkimit nga Ministria e Jashtme të konsulles shqiptare në Milano, Luljeta Çobanaj, komuniteti shqiptar në qytetin verior italian i ka dërguar një peticion të dërguar presidentit Nishani, kreut të Kuvendit Ilir Meta, kryeministrit Rama, Ministrit të Punëve të Jashtme Bushati, ambasadorit amerikan në Tiranë Lu dhe trupit diplomatik në Shqipëri, ku proteston kundër pushimit nga puna të saj.

Kjo e fundit është pushuar nga detyra nga ana e ministrit Bushati për shkak të një denoncimi publik në media, ku qytetarët që i drejtoheshin konsullatës shqiptare në Milano, duhej të paguanin një shumë parash prej 1 mijë euro për të marrë një ceritifikatë martese, shkruan Shqip.

Pas këtij vendimi, komuniteti shqiptar në qytetin italian ndihet i tronditur dhe e konsideron të turpshëm filmimin që ka pasur si qëllim denigrimin e figurës së Luljeta Çobanajt.

“Pushimi arbitrar i Konsulles tonë të nderuar në Milano është një shuplakë për gjithë komunitetin shqiptar dhe një minus i madh për imazhin e Shqipërisë në sytë e politikes milaneze, ku zonja Çobanaj është shumë e konsideruar dhe e respektuar, – lexohet në peticion. – Si është e mundur që mjafton që dikush të hedhë hijen e dyshimit të të qenit të korruptuar, pa asnjë fakt konkret, mbi një titullar apo ministër dhe ky i fundit të shkarkohet nga detyra pa ju dhënë mundësia të japë as shpjegimin më të vogël? Apo mos vallë është legjitim dyshimi ynë që pas kësaj lëvizje të ndërtuar në tavolinë “kundër korrupsionit” qëndron një lëvizje e nëndheshme që godet ndershmërinë dhe pakorruptueshmërinë, në këtë rast konkret të zonjës Çobanaj?”.

Komuniteti shqiptar në Milano, beson mes të tjerash se ky incident, siç e cilësojnë ata, do të riparohet në kohë rekord, duke pasur besim te organet qeverisëse shqiptare.

“Kërkojmë me këmbëngulje, të gjithë së bashku, të bindur në pastërtinë e Luljeta Çobanaj të rehabilitoni figurën e saj të nderuar dhe të nxirrni përpara ligjit ata që thurën rrjetën helmuese te merimangës së zezë”, thuhet në peticion.

Ndërkaq, sot në Tiranë është mbledhur Komisioni i Jashtëm parlamentar për të diskutuar për Konsullatën në Milano pas vendimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme për të shkarkuar konsullin, Luljeta Çobanaj. Por opozita nuk merr pjesë në komision.

Kryetarja e komisionit, Arta Dade ka shprehur keqardhjen për mungesën e opozitës dhe më pas mbledhja ka vijuar me raportimin e zëvendësministrit të jashtëm, Halil Hyseni.

“Keqardhje që opozita mungon. Do diskutojmë për konsullatën në Milano”, ka thënë Dade. Ndërsa zv.ministri Hyseni ka folur për punën e dy konsullatave në Romë e Milano.

“Në Romë dhe në konsullata ofrohen shërbime. Në Milano e Bari ofrohet gjendja civile”, tha Hyseni duke shtruar problematikën që solli shkarkimin e konsulles Çobanaj.

Next Post

“Drejtësia”/ Meta: 90 % e shqiptarëve e mbështesin, duhet vullnet për konsensus

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In