• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkarkimi i gazrave, makinat që rrezikojnë nga 1 korriku

by Java News
29/05/2016 14:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga 1 korriku hyjnë në fuqi normat e zvogëluara të shkarkimit të gazrave të makinave. Maksim Tashi, ekspert në Ministrinë e Transporteve, në intervistën dhënë gazetës Panorama shpjegon se drejtuesit e automjeteve e makinave që nuk kanë kaluar kontrollin në kolaudim kanë edhe 1 muaj kohë të rinovojnë mjetet, pasi në korrik hyjnë në fuqi normat e BE-së që janë më të ulëta.

Deri tani, 9 për qind apo 10 mijë mjete nuk kanë kaluar në kolaudim për mosplotësim të normave të gazrave. Sipas të dhënave për 4 muajt e parë të vitit janë kontrolluar 108 mijë makina.

Si ndryshojnë nga 1 korriku normat e shkarkimit të gazrave për automjetet?

Edhe për muajin qershor do të vazhdojnë të jenë në fuqi normat aktuale, nga 1 korriku 2016 normat e shkarkimit të gazrave do të zvogëlohen, pra nuk do të ketë më zbatim të shtesave të aplikuara gjatë fazës së parë dhe të dytë.

norma1

Nga 1 korriku, normat e shkarkimit të gazrave gjatë kontrollit teknik të automjeteve do të përputhen 100 për qind me direktivat e Bashkimit Europian. Për shembull, automjetet me naftë të prodhuara deri në 2008, normat e lland- ës kanë qenë 3,5 për qind në volum, ndërsa mjetet e prodhuara pas vitit 2008 normën e shkarkimit të gazit e kanë 0,5 për qind në volum.

Kjo do të thotë që diferenca e normës është me mjetet e prodhuara para 2008 dhe pas këtij viti, prodhimi është 7 herë. Shtesat që ne kemi vendosur në fazën e dytë janë të vogla për mjetet e vjetra dhe të mëdha për mjetet e reja, sepse normat e mjeteve të vjetra janë të larta dhe shtesat janë të ulëta, kurse mjetet e reja kanë norma më të ulëta dhe shtesa të larta.

Do të vijë koha që mjeteve shumë të vjetra t’u vihet një dysheme që të mosqarkullojnë më pa kryer modifikimin në sistemin e shkarkimit të gazrave.

Nga zbatimi i fazës së dytë së normave të shkarkimit të ndotjes së gazrave, si paraqiten rezultatet në 4 muajt e parë?

Faza e dytë e matjes së nivelit të gazrave me normat për realizimin e objektives sipas Bashkimit Europian është nga 1 janari deri në 30 qershor. Normat janë më të ulëta sesa në 6-mujorin e dytë të vitit 2015 dhe janë gjysma e shtesave që janë bërë. Që do të thotë, në qoftë se normat sipas direktivës do të quaja 100 për qind, shtesat që janë bërë në 6-mujorin e dytë të 2015 janë përgjysmuar, çka do të thotë në rast se për një automjet shtesa ka qenë 10 për qind, tani është bërë 5 për qind.

Normat e matjes së ndotjes që janë në fuqi janë gjysmat e shtesave të mëparshme dhe rezultatet janë afërsisht të njëjta në drejtim të ngeljes së automjeteve vetëm nga niveli i gazrave. Për 4-mujorin e parë janë kontrolluar rreth 108 mijë mjete, nga të cilat 10 mijë mjete ose 9 për qind e mjeteve të kontrolluara kanë ngelur.

Ashtu si edhe në fazën e parë, ngeljet më të mëdha janë në mjetet me benzinë. Automjetet me benzinë janë kontrolluar 27 mijë, ku 7 mijë prej tyre apo 27 për qind kanë ngelur. Automjetet me naftë janë 32 mijë të kontrolluara, ku 3 mijë prej tyre apo 3-4 për qind kanë ngelur.

Mjetet e vjetra që mund të kenë kaluar kontrollin teknik në fazën e parë, që u zbatua në 6-mujorin e dytë të 2015, duhen të përgatiten për uljen e nivelit të shkarkimit të gazit, sepse normat do të ulen dhe në rast se nuk marrin masat e nevojshme, detyrimisht do të ngelin. Tendenca edhe e direktivës së Bashkimit Europian dhe Shqipërisë është që ndotja e mjedisit të zvogëlohet sa më shumë.

Çfarë u rekomandohet drejtuesve të automjeteve të kryejnë pas rezultateve të moskalimit në kolaudim?

Shumica e automjeteve që kanë ngelur, ku këtu janë përfshirë edhe mjetet që nuk bëhet verifikimi i matjes së nivelit të gazrave, për shkak të verifikimit me sy që këto kanë ndotje të lartë dhe mjetet e vjetra që janë mbi 30- vjeçare, automatikisht shumica e tyre nuk e kryejnë kontrollin, çka do të thotë që ngelin deri në marrjen e masave për përmirësimin e tyre.

Në automjetet me naftë që janë shumë të vjetra, mbi 60 për qind e tyre ngelin. Drejtuesve të këtyre automjeteve u rekomandohet të ndryshojnë sistemin e shkarkimit të gazrave dhe të zvogëlojnë shkarkimin e gazrave nga mjetet e tyre që janë të vjetra. Pra, kjo do të thotë që marmita te mjetet e prodhuara para vitit 1993 dhe para 2008 ka qenë e zakonshme, te mjetet e sotme janë marmita katalitike, të cilat kryejnë në mënyrë automatike futjen e elementëve ndotës të gazrave që dalin nga mjetet. Mjetet e reja që kanë këto pajisje në sistemin e shkarkimit, normat i kanë shumë të ulëta.

Panorama/d.i.

Next Post

Zhvillimi ndërkufitar Shqipëri-Kosovë, shpallen projektet fitues

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / “Tradhtarin e lamë në Rinas”, protestuesit sherr me njëri-tjetrin: Mashtuese, s’keni turp!

VIDEO / “Tradhtarin e lamë në Rinas”, protestuesit sherr me njëri-tjetrin: Mashtuese, s’keni turp!

June 15, 2026
Pasojat e veprimit të deputetes Koçeku

Pasojat e veprimit të deputetes Koçeku

June 15, 2026
Dënohet me 10 vjet burg Robert Myftari për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal

Sherr brenda kafazit në GJKKO, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin, detajet e para

June 15, 2026
“Nuk kupton asgjë”, Trump shpërthen ndaj Netanyahut: Ndalo sulmet, mos mino paqen

“Nuk kupton asgjë”, Trump shpërthen ndaj Netanyahut: Ndalo sulmet, mos mino paqen

June 15, 2026
VIDEO / Radhë kilometrike makinash në Tiranë-Durrës, si e bllokuan protestuesit autostradën për disa orë

VIDEO / Radhë kilometrike makinash në Tiranë-Durrës, si e bllokuan protestuesit autostradën për disa orë

June 15, 2026
Koçeku u shpall deputete e pavarur, këshilltari i PS: Dorëzo mandatin! Shijove privilegjet dhe…

Koçeku u shpall deputete e pavarur, këshilltari i PS: Dorëzo mandatin! Shijove privilegjet dhe…

June 15, 2026
Berisha tregon mesazhin që i la Dumanit: Monstra e votës së lirë! Nga 48 dosje të krimit zgjedhor, kanë penalizuar vetëm 1

Berisha tregon mesazhin që i la Dumanit: Monstra e votës së lirë! Nga 48 dosje të krimit zgjedhor, kanë penalizuar vetëm 1

June 15, 2026
“Michelle Obama është burrë”/ Festimet e 80-vjetorit të Trump mes spektaklit dhe deklaratave të forta

“Michelle Obama është burrë”/ Festimet e 80-vjetorit të Trump mes spektaklit dhe deklaratave të forta

June 15, 2026
Rama: Protesta nuk ka më asnjë lidhje me Sazanin a me Zvërnecin! Të vetmit që përfitojnë, PS dhe Qeveria

Rama: Protesta nuk ka më asnjë lidhje me Sazanin a me Zvërnecin! Të vetmit që përfitojnë, PS dhe Qeveria

June 15, 2026
Vrasja e të riut në Shkodër, shoqërohen 20 persona, gjenden 6 gëzhoja në vendngjarje

U vra me armë zjarri, Valter Lleshi i përfshirë në një ngjarje kriminale në vitin 2020

June 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In