• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 17, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkaqet dhe pasojat e kanibalizmit politik!

by Ylli Pata
03/05/2025 19:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Ka hapur mjaft polemika deklarata e fortë e Tomor Alizotit, i cili tha do i hajë të gjallë të gjithë ata që do të kërkonin vota natën.

Madje edhe konservatorë e trumpistë të deklaruar, si Ridvan Peshkopia, ishin mjaft kritik. Plus të tjerë e të tjerë. I vetmi që e mbrojti me një gjuhë lakonike alla “antiki heleniqi” plot erotizëm e sarkazëm trash të versionit parodi e 300 Spartanëve, nuk se pati ndonjë ideologji të fortë.

Por, parë me vëmendje, edhe pse e rëndë, që për antropologë të vjeter e të rinj, të huaj apo vendas, do hynim në të thella mbi psikologjinë karnivore të një të ish-përndjekuri politik që ka jetuar e jeton në mes asaj lagje që në Tiranë cilësohet si Upper Bllok. Me një fjalë, në zonën më slik e stylish të kryeqytetit, ku kushtet e jetesës kanë qenë “shumë të rënda”.

Thënë këtë, gjithsesi, deklarata bëri përshtypje, se deputeti Alizoti nuk është ndonjë sherrxhi që ka mbajtur benzinë apo lëndë piroteknike në xhepa të fshehur pantallonash në Kuvend, apo sharës me libër shpie në seancat e pasdites, që dihet se kanë si “shkak” drekat e gjata me verë e tretjet me aperitivë politikisht revolucionarë. Që si për dreq vijnë nga vende komuniste si rumi kubanez apo votka ruse.

Kjo, pasi kemi parë thuajse qëndrime të përhershme të profesorit të njohur Xhelal, që bataretë kërcënuese i ka të zakonshme në javë të caktuara fushatës. Apo nervat e të nderuarit Nallbati nga Devolli që ka edhe fizikun për të bërë sherr në Kuvend, kryesisht me deputetë që janë në parametra jo lineare me peshën e tij të garës.

E meqë jemi në Elbasan, kemi parë një tjetër të nderuar, koleg të zotit Alizoti që në 2021 kur ishte shef politik në Elbasan hidhte e priste pak metra pranë një trupi të shtrirë për vdekje, të qëlluar në kokë nga një pjestar i grupeve të gatshme që PD kishte pajtuar e marrë me qera, së bashku me furgonat akull të rinj me ngjyrë të bardhë, që përdoreshin për të mbrojtur votën. Me armë me leje sigurisht.

Por, diskutimi këtu është tjetër, e në rrafshin teorik, pa shkuar në kohërat argëtuese të Spartës apo Athinës ku na sjell Lela, e ku kufijtë e sotëm të mënyrës së jetesës nuk ekzistonin fare. Pasi në Agora, dihet, nuk kishte një kusht për barazi gjinore. Gratë rrinin në shtëpi, e politikën e bënin burrat. Jo vetëm në sheshe, por edhe në taverna e banja publike, ku filozofia stërhollohej nën avujt e ujit të ngrohtë, ku siç thotë një proverb antik, koshienca hapej si midhja nga uji i nxehtë.

Këtu po flasim në në një histori e metodë moderne, bashkëkohore, që nuk e shpiku as Gazi i qarkut të Fierit, e as Tomorri i qarkut Elbasan.

Por një farë Benito Mussolini, një socialist anarkist, që u zu keq me shokët e partisë që e quajtën tradhtar, e mblodhi rreth vetes “Gli arditi”, nj grup të frikshëm veteranësh të Luftës së Parë Botërore, me të cilët jo vetëm hyri në politikë duke themeluar Fascio D’Italia, por bëri një parti politike që qeverisi për 20 vjet, hyri në luftë me gjysmën e botës, e sot e kësaj dite është kulturë politike jo vetëm në vendin e tij, por në të gjithë botën.

Një austriak, të cilit nuk i eci si artist, e arriti të bëhej Fyrheri i Rajhut të Tretë dhe bëri Deutschland uber alles, e konsideronte “qerosin” ish-socialist të Emiglia Romagna-s, profesorin e tij politik.

Il Duce, Musolini pra kishte një filozofi: Kërcënimin verbal të frikshëm që t’i kallte datën kundërshtarëve, e të thithte aleatë nga shtresat e larta apo atyre që sot i themi “gri” të hynin me zori në aleancë me të. E ja doli. Që në ditën e parë kur i mbaruar si pasojë e humbjes së zgjedhjeve, në zyrën e tij në gazetën “Popolo d’Italia” “mbiu” një çantë e madhe lëkure e mbushur me lireta, si dhuratë e industrialistëve për të ndalur socialistët që kishin fituar zgjedhjet.

I eksituar, Musssolini thirri “Gli Arditi” që të merrnin gjak në vetull, e jo hëngrën por vranë, prenë e masakruan. Disa nga mjeshtrat e “Arditi” përdornin vajin e recinës, të cilën ja jepnin me shumicë viktimave, derisa çdo gjë që kishin në stomak të dilte në mënyrë të dhunshme, duke dhënë një spektakël horror në rrugët e Milanos.

Me hyrjen në Parlament, rrahën për vdekje liderin socialist Giacomo Matteotti dhe liderin e Partisë Popullore(Demokristikane), duke futur tmerr në gjithë politikën italiane. Me një bllof në kuptimin e plotë të fjalës, ku nuk kishte as forcat e duhura, as armë e municione për të marrë pushtetin, Mussolini organizoi Marshimin mbi Romë duke trembur Mbretin, i cili i dha mandatin e kryeministrit, i besdisur nga rrëmujat.

Në një nga numrat e parë të Rilindjes Demokratike, Preç Zogaj, duke kritikuar udhëheqien komuniste shkruante editorialin brilant: “Strategjia e dhunës dhe tensionit, strategji staliniste”. Zogaj, në qasjen e tij shprehte qëndrimin se nuk është dhuna; qoftë verbale qoftë reale ajo që zgjidh hallet e një populli dhe një vendin ë krizë. Por jeta dhe debati normal demokratik.

Por pse i hodh sot ajo frazë kanibalizmi politik nga deputeti Alizoti? Që sipas të gjitha gjasave nuk është as gjetësi e as shkruesi i asaj deklarate.

Nuk ka mundësi tjeter, veçse një reagim alla “arditi” për të trembur votuesit demokratë, të cilët që nga 14 maji 2023 po ikin sa sytë këmbët, e siç po shikohet në të gjitha sondazhet, ky trend nuk po ndalet, përkundrazi. Është një deklaratë, ku shikohet qartë mesazhi i adresuar jo ndaj elektoratit gri, por ndaj grupeve të interesit të Partisë Demokratike, të cilat sot janë hapur anatagoniste të grupit drejtues, e veçanërisht edhe në qarkun e Elbasanit me zonjën Balliu.

Madje është më e rëndë se kaq, është një mesazh mafioz i nivelit të qartë që po shikohet edhe nga aktorë të tjerë politikë që po sulmojnë personazhe politikë të moderuar, që realisht këto zgjedhje mund të prishur foletë abuzive të politikanëve ekstremistë….

Next Post
“Dash Sula dogji dhe xhaketën…”/ Rama s’i kursen batutat: Bufi hëngri gjelin e detit të Peqinit se s’ishte i kënetës!

"Dash Sula dogji dhe xhaketën..."/ Rama s'i kursen batutat: Bufi hëngri gjelin e detit të Peqinit se s’ishte i kënetës!

Comments 1

  1. leka says:
    2 weeks ago

    Alizoti han te gjalle kastrave. dhe jo njerez. I falwt se mllefin qe ka e shoqerin me servilizmin si te gjithe te tjeret pwr Saliun. Vetem shprehja qe tha ne fund te fjalimit flit ti doktor se ty te kane frike thite gjithcka

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Votat nga Greqia, PD: Vullnet i patronazhistëve jo i shqiptarëve, posta shkeli kontratën me KQZ

Votat nga Greqia, PD: Vullnet i patronazhistëve jo i shqiptarëve, posta shkeli kontratën me KQZ

May 16, 2025
Paloka, Balliu dhe Bumçi u përplasen me punonjësit e mediave, Shoqata Ndërkombëtare e Gazetarëve Evropianë: Dënojmë sjelljen e demokratëve!

Paloka, Balliu dhe Bumçi u përplasen me punonjësit e mediave, Shoqata Ndërkombëtare e Gazetarëve Evropianë: Dënojmë sjelljen e demokratëve!

May 16, 2025
6 mln dollarët e paguar në SHBA, Evi Kokalari: Berisha i hapi gropën vetes

“PD e Berishës është parti dhune”, Kokalari: Humbën se janë nivel i ulët! Të kërkohet falje për çdo akt

May 16, 2025
Gjykata i jep të drejtë Melonit për paktin me Ramën për emigrantët: Qeveria garant për përcaktimin e vendeve të sigurta

Mediat italiane jehonë takimit Meloni-Rama: Ja për çfarë ranë dakord dy liderët në Tiranë

May 16, 2025
Arsimi profesional/ Gonxhja publikon shifrat: Mbi 4700 nxënës të regjistruar, 11% më shumë se një vit më parë

“Fitorja nuk më befasoi”, Gonxhja: Kodi Zgjedhor duhet ndryshuar! Kandidatët të jenë të paktën në nivel bashkie

May 16, 2025
Samiti në Tiranë, realizohet fotoja familjare e liderëve, Rama krah Macron dhe Costa

“Samiti, simbol i fuqishëm i afërsisë së rajonit me BE”/ Von der Leyen publikon fotot nga Tirana: Shiu i rrëmbyeshëm nuk e zbehu morali

May 16, 2025
Tik Tok dhe një damkë turpi për Ditën e Mësuesit

“Mbështetja juaj, më shumë se një shifër”, Toni Gogu mesazh qytetarëve: Nuk fituam mandat, por një lidhje që s’ka nevojë për karrige!

May 16, 2025
Greqia “dridhet” nga protestat! Më 28 shkurt pritet tubimi më i madh i viteve të fundit, Mitsotakis: Tentativë destabiliteti

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis! Zbulohet arsyeja

May 16, 2025
Kur diferenca është 290 mijë, nuk mjafton të bërtasësh

Kur diferenca është 290 mijë, nuk mjafton të bërtasësh

May 16, 2025
Dhuna ndaj medias, ADN-ja e pandryshuar e PD-së së Sali Berishës

Dhuna ndaj medias, ADN-ja e pandryshuar e PD-së së Sali Berishës

May 16, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com