• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkaku kryesor i tumoreve? Infeksionet!

by Java News
11/01/2017 14:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një i diagnostikuar me tumor në gjashtë të tillë duhet t’i atribuohet ndonjë infeksioni sipas një studimi të fundit të bërë në këtë fushë.

Kërkuesit e IARC (International Agency for Research on Cancer) me qendër në Lion të Francës dhe pjesë e organizatës botërore të shëndetësisë kanë gjetur se katër agjentë infektivë (Papilloma virus, Helicobacter pylori e dhe viruset B e C) janë shkaku i rreth 2 milionë tumoreve nga 12.7 milionë persona të diagnostikuar me këtë sëmundje brenda një viti.

Po ashtu, grupi i shkencëtarëve nënvizoi se shumë raste të kancerit mund të evitohen përmes terapive ekzistuese dhe se ekziston një diferencë e madhe në përqindjen e të prekurve nga kjo sëmundje në vendet e zhvilluara perëndimore apo në ato në zhvillim.

Në vendet më pak të zhvilluara mundësia që një infeksion të çojë në krijimin e një tumori është tri herë më e madhe  (22.9%) krahasuar me atë të vendeve më të zhvilluara (7.4%), me një variacion që shkon nga 3.3% në Australi dhe Zelandën e Re deri në 32.7 për qind në Afrikën Subsahariane. Po ashtu, studimi tregoi se rreth një e treta e rasteve u takon personave nën 50 vjeç. Te gratë, tumori në qafën e mitrës përfaqëson thuaje gjysmën e të gjitha formave të regjistruara, ndërsa te meshkujt tumori i stomakut dhe ai i mëlçisë arrijnë në 80 për qind.

Sipas Catherine de Martel dhe Martyn Plummer, në krye të kërkimit “infeksionet e shkaktuara nga disa lloj virusesh, bakteresh dhe parazitësh janë një ndër shkaqet kryesore dhe më të parashikueshme të tumoreve”. Sipas asaj që thonë kërkuesit e IARC, aplikimi i terapive të njohura për parandalimin dhe kurën e infeksioneve mund të ketë një efekt thelbësor mbi impaktin e  tumoreve në të gjithë botën. Për Papilloma virus apo HPV (agjenti kryesor i tumorit në qafën e mitrës) ekziston një vaksinë që u bëhet falas vajzave mes moshës 11-12-vjeçare, raporton shqip.

Një tjetër vaksinë është në gjendje të parandalojë infeksionet e HBV, virusi përgjegjës për Hepatitin B, i pranuar nga komuniteti shkencor si shkaku më i shpeshtë i tumorit të mëlçisë. Ndërkaq, sipas ekspertëve, do të ishte e mundur të evitoheshin një pjesë e madhe e formave të neoplazive gastrike, duke luftuar infeksionin  shkaktuar nga Helicobacter pylori me kombinime ilaçesh me bazë antibiotikësh. Goodarz Danari, i Harvard School of Public Medicine në Boston, ka komentuar rezultatet e studimit të IARC duke mbështetur se duke parë efikasitetin dhe koston e vaksinave kundër HBV apo HPV prioriteti, sidomos në vendet në zhvillim do të ishte ajo e vaksinimit të një numri sa më të madh të popullsisë. Vaksinat janë preparate biologjike, të cilat përgatiten nga bakteret e gjalla dhe të vdekura, ose nga helmet e tyre.

Sipas përbërjes ato mund të jenë unike, të përcaktuara vetëm për një sëmundje ngjitëse, por mund të jenë edhe të kombinuara, për dy dhe më shumë sëmundje ngjitëse. Vaksinat janë preparate biologjike dhe për këtë nevojitet që të ruhen në ambiente të posaçme vetëm në spital, por njëkohësisht lipset ruajtja e tyre edhe gjatë transportit. Vaksinat janë të ndjeshme në temperaturë, dritë, lagështi, mjetet kimike etj. Çdo njeri që nga lindja e deri në adoleshencën e hershme merr një listë vaksinash për të parandaluar sëmundje, të cilat mund të sjellin defekte në organizëm, apo mund të shkaktojnë probleme të rënda infektive. Që në lindje, fëmijët kryejnë vaksinime dhe rivaksinime, sipas një periudhe të caktuar kohore. Vaksina e parë që marrin është BCG, e cila merret për të parandaluar tuberkulozin pastaj vazhdojnë të tjerat me radhë./a.k

Next Post
Fier, 40 vjeçari tenton të ecë në rezervuarin e ngrirë… akulli thyhet dhe ndodh tragjedia

Fier, 40 vjeçari tenton të ecë në rezervuarin e ngrirë... akulli thyhet dhe ndodh tragjedia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare

Drejtësia kërkon drejtësi… për rrogën e vet!

September 14, 2026
Kanadaja hyn në lojë, Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën

Kanadaja hyn në lojë, Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën

September 14, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Ç’punë ka Garda e Republikës të ruajë një gjykatë?!

September 14, 2026
Plagosi me drapër babanë e ish-bashkëjetueses, arrestohet autori

Plagosi me drapër babanë e ish-bashkëjetueses, arrestohet autori

September 14, 2026
Xhelozi, takime të fshehta dhe zhgënjime, Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

Një javë me surpriza për shenjat e horoskopit, por me disa paralajmërime nga astrologia Chrysanthi Kalogeri

September 14, 2026
Aplikohet në Rumani, kartoni i zi në futboll, arbitri “ndëshkon” prindrin e fëmijës

Aplikohet në Rumani, kartoni i zi në futboll, arbitri “ndëshkon” prindrin e fëmijës

September 14, 2026
VIDEO/ 47-vjeçari që dha alarmin për bombë te ‘Emin Duraku’ filmoi veten: Të shohim për sa do vijë Policia…

VIDEO/ 47-vjeçari që dha alarmin për bombë te ‘Emin Duraku’ filmoi veten: Të shohim për sa do vijë Policia…

September 14, 2026
Procedohen 20 protestues, Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike

Procedohen 20 protestues, Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike

September 14, 2026
Me cilën protestë do të negociojë Rama? Me atë të ditës apo me atë të natës?

Revolucioni i Tiranës: Nga “politikanët në burg” te terrori ndaj fëmijëve

September 14, 2026
U rrëzua në humnerë/ Nxirret e vdekur turistja austriake, si ndodhi aksidenti me biçikletë

Aksident tragjik në aksin Bradashesh-Peqin: Ndërron jetë 70-vjeçari që lëvizte me biçikletë

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com