Reshjet e shiut kanë sjellë “frymëmarrje” në disa zona në Kukës dhe Tropojë ku prej disa ditësh ishin aktive disa vatra zjarri.
Mbrojtja Civile e Kukësit ka njoftuar se me nisjen e shiut vatra e zjarrit që ka ardhur nga Srriqja në Majën e Zezë nuk ka asnjë shenjë për vatër aktive dhe asnjë gjurmë tymi. Situatë e qetë paraqitet edhe Tropojë dhe Has.
“Njoftim i Komisionit te Mbrojtjes Civile Prefektura Kukes. Situata në Qarkun Kukës deri në orën 08:00 dt.26.08.2021.Kanë filluar reshje e shiut që në orën 06:30 në gjithë territorin e Qarkut Kukës.
Si rezultat i reshjeve që vazhdojnë të bien –Vatra e zjarrit e cila ka ardhur nga Srriqja territor i bashkisë Fushë Arrës në vendin e quajtur Maja e zezë nuk ka shenja për vatër aktive dhe nuk ka as gjurmë tymi. Vazhdojnë reshjet e shiut .Situata në bashkitë Tropojë e Has është e qetë”, thuhet në njoftim.
g.kosovari