• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shitësit ambulantë në vijën bregdetare kthehen në shqetësim për pushuesit

by Java News
01/08/2016 18:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tregtarët ambulantë që ushtrojnë aktivitetin e tyre përgjatë vijës bregdetare, nga ura e Dajlanit në afërsi të sektorit “Iliria”, janë kthyer në një shqetësim shumë të madh për pushuesit që kanë zgjedhur të frekuentojnë Durrësin për të kaluar pushimet verore.

Shitës ambulantë përgjatë bregdetit në plazhin e Durrësit
Shitës ambulantë përgjatë bregdetit në plazhin e Durrësit

Të shumtë në numër, ata bllokojnë me karrocat të mbushura me produktet e tyre (ushqimore dhe veshmbathje) thuajse të gjithë bregun, duke bërë që pushuesit të mos e shohin detin teksa qëndrojnë në shezlong, pasi u është “mbyllur” fushëpamja. Mjafton një vështrim përgjatë vijës bregdetare dhe konstaton fare lehtë që ajo është totalisht e mbushur me tregtarë ambulantë, të cilët tregtojnë produktet e tyre nëpër karroca dhe jo në pak raste me kafshë.

Pushuesit shprehen se ndihen të bezdisur nga tregtarët ambulantë, pasi përveçse zaptojnë hapësira në bregdet para shezlongëve, ngrenë zërin për të reklamuar produktet, duke shqetësuar të gjithë pushuesit. “Kemi ardhur me familjen nga Kosova, për të pushuar disa ditë në bregdetin e Durrësit. Vijmë këtu çdo verë, pasi ndihemi si në shtëpinë tonë.

Në përgjithësi jemi të kënaqur, pasi edhe çmimet s’janë shumë të larta. Por këtë radhë kemi konstatuar disa probleme në infrastrukturën e përgjithshme, pasi nuk ka banja, dushe publike apo kulla vrojtimi. Por një problem shumë shqetësues për pushuesit janë tregtarët ambulantë.

Shitës ambulantë përgjatë bregdetit në plazhin e Durrësit
Shitës ambulantë përgjatë bregdetit në plazhin e Durrësit

E kuptoj se duan të nxjerrin bukën e gojës, por për ne janë të bezdisshëm. Përveçse zaptojnë bregun e detit, ata reklamojnë produktet e tyre me zë të lartë, duke shqetësuar të gjithë pushuesit që kanë ardhur për t’u qetësuar në plazh”, pohon F. Tahiri, pushues nga Kosova. Të njëjtin shqetësim ngrenë edhe pushuesit e tjerë, që kërkojnë më tepër disiplinë dhe qetësi përgjatë vijës bregdetare.

“Shikoni si janë rreshtuar në vijën e parë tregtarët me karrocat e mbushura me kamerdare dhe rroba plazhi. E kanë bllokuar të gjithë horizontin. Janë kthyer në një shqetësim të madh për pushuesit, ndërsa institucionet nuk marrin asnjë masë për largimin e tyre. Me këto kushte që ofrohen këtu në Durrës, nuk mund të flasim për plazh elitar”, shprehet një tjetër pushues. Me qindra tregtarë ambulantë ushtrojnë aktivitetin e tyre jashtë çdo standardi në vijën bregdetare të Durrësit.

Por kur të gjithë presin ndërhyrjen e autoriteteve për largimin e tyre nga vija bregdetare, numri i tregtarëve të paligjshëm po shtohet dita-ditës me ritme të shpejta. Kohët e fundit flitet për aksione të shpeshta përgjatë vijës bregdetare nga ana e institucioneve përgjegjëse për mbarëvajtjen e sezonit veror, por rezultatet lënë për të dëshiruar, pasi produktet ushqimore tregtohen jashtë çdo standardi higjieno-sanitar./panorama/a.k

Next Post

Atentati në Vaqarr, nëna e të  arrestuarit: S'është i përfshirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Delegacionet e Iranit dhe SHBA drejt bisedimeve në Pakistan, masa të forta sigurie në Islamabad

Delegacionet e Iranit dhe SHBA drejt bisedimeve në Pakistan, masa të forta sigurie në Islamabad

April 10, 2026
Presidenti Begaj pret Gjeneralin italian: Partneritet strategjik në mbrojtje dhe siguri

Presidenti Begaj pret Gjeneralin italian: Partneritet strategjik në mbrojtje dhe siguri

April 10, 2026
Zgjedhjet/ Shehi: Populli është lodhur me të njëjtët personazhe, sot fushatat bëhen me LED, balerina e show!

Shehi: Reforma në drejtësi u miratua me presionin ndërkombëtar, ka trembur politikanët

April 10, 2026
“Nuk na pret bota sa të mbarojmë kafen e mëngjesit”, Hoxha: S’na duhet mediokritet në shërbimin e jashtëm

“Nuk na pret bota sa të mbarojmë kafen e mëngjesit”, Hoxha: S’na duhet mediokritet në shërbimin e jashtëm

April 10, 2026
EMRI/Kamioni bie në humnerë në Gramsh, policia jep informacion zyrtar: Viktimë një 43-vjeçare! Dy të plagosur në spital

Punonjësi ra në kontakt me rrymën elektrike dhe ndërroi jetë, arrestohet administratori i lokalit

April 10, 2026
Malaj me bizneset e turizmit në Berat: Fokus deklarimi real i pagave, formalizim i sektorit

Malaj me bizneset e turizmit në Berat: Fokus deklarimi real i pagave, formalizim i sektorit

April 10, 2026
Policia dhe ARRSH nisin operacionin për “korridoret e gjelbra”

Policia dhe ARRSH nisin operacionin për “korridoret e gjelbra”

April 10, 2026
Shkrepe një foto këtu!

Ministri Hoxha: Rama nuk ka asnjë aleancë me Serbinë, por vetëm interesa

April 10, 2026
Skandali Epstein rikthehet: Melania Trump del publikisht për të mbyllur zërat

Skandali Epstein rikthehet: Melania Trump del publikisht për të mbyllur zërat

April 10, 2026
Mesazhi i Patriarkut serb për Krishtlindje është plot helm e plot gënjeshtra

Për ata që 24 orë shajnë çdo vlerë të kombit shqiptar dhe bëjnë thirrje për hakmarrje

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In