• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Atentati në Vaqarr, nëna e të  arrestuarit: S’është i përfshirë

by Aalison Pearse Stevens
01/08/2016 18:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy ditë pas atentatit të ndodhur në burgun e Vaqarrit, nëna Ergys Kolaverit, një prej të arrestuarve, ka pohuar për Report Tv, se i biri nuk ka lidhje me atentatin e të shtunës. Vashe Kolaveri thotë se ka mjaft dëshmitarë që tregojnë se i biri ka qenë në shtëpi dhe në punë të shtunën. Kolaveri tha se nuk do të hakmerreshin nëse shteti dënonte autorët e vrasjes së të birit.

Sipas saj, Gazmir Daci shkaktoi konfliktin me fëmijët e saj. Nga ana tjetër nëna e Gazmir Dacit tha se vëllezërit Kolaveri, ishin përgatitur për të goditur të birin me shkopinj bejzbolli e sende të forta. Një ditë pas arrestimit të Ergys Kolaverit dhe Enea Cekës, të dyshuar për atentatin për hakmarrje ndaj Gazmir Dacit, në burgun e Vaqarrit, ka reaguar për Report Tv, nëna e Ergys Kolaverit. Vashe Kolaveri, rrëfen se djali i saj nuk është përfshirë në asnjë atentat ndaj askujt pasi ai ka qenë gjithë kohën në shtëpi në kohën kur ka ndodhur ngjarja në Vaqarr.

Ergys Kolaveri, është vëllai i Valmir Kolaverit i cili mbeti i vrarë me 4 nëntor të vitit 2015, në qendër të Bathores, pasi u godit me armë zjarri nga Gazmir Daci, i njohur edhe me emrin Elson Daci. Në këtë ngjarje mbeti i plagosur edhe vëllai i Valmirit, Robert Kolaveri.

Ky i fundit tashmë është i paralizuar dhe qëndron në karrocë, në pamundësi ekonomike, për të kryer një operacion të shtrenjtë jashtë vendit. Si të dyshuar, policia arrestoi Gazmir Dacin si dhe babain e tij, Xhelal Daci. Këtë pretendim ajo e mbështet në faktin se sipas saj gjatë kohës së ngjarjes dhe gjithë ditën e shtunë, i biri ka qenë vazhdimisht në shtëpi, ose duke punuar në një kompleks stallash lopësh pronë e familjs në Bathore.

Më tej gruaja rrëfen se i biri mjekohej prej kohësh dhe se kishte probleme shëndetësore në sy dhe për këtë shkak ai kishte vështirësi për të udhëtuar edhe me furgon, e aq më pak kishte mundësi për të qëlluar me armë. Ajo pohon se ka pasur edhe dëshmitarë të tjerë që kanë parë të birin në shtëpi apo të gjithë rrjetet e dyqaneve ku ata dërgojnë qumësht çdo ditë.

Gruaja thotë se ata nuk e kanë menduar asnjëherë hakmarrjen ndaj familjes Daci. Madje Madje sipas saj edhe në rastet kur janë vënë eksploziv në lokalin dhe banesën e familjes Daci në Bathore, ata nuk janë përfshirë. Gruaja rrëfen edhe historinë e konfliktit me familjen Daci. Sipas saj Gazmir Daci i ka bërë pritë një prej fëmijëve të saj dhe madje më pas kishte fyer e kërcënuar në telefon Valmirin. Vashe Kolaveri rrëfen se babai i Gazmir Dacit, Xhelal Daci, ka qenë i pranishëm në ngjarje dhe ai duhej të kishte ndërhyrë për të shuar konfliktin, por se ai sipas saj ka qenë nxitësi.

Shyqyrie Daci, bashkëshortja e Xhelal Dacit e nëna e Gazmir Dacit, i njohur edhe me emrin Elson Daci, jep një tjetër version për ngjarjen e 4 nëntorit. Ndonëse nuk ka pranuar të flasë përpara kamerës, ajo ka pohuar se djalit të saj i kanë zënë pritë vëllezërit Kolaveri dhe e kanë ndjekur. Sipas saj vëllezërit Kolaveri kanë qenë të përgatitur për t’u konfliktuar pasi kanë pasur me vete shkopinj bejzbolli leva e sende të forta.

Nga ana tjetër sipas saj i biri, ka pasur armë me vete, por se e ka nxjerrë vetëm kur është goditur. Shyqyrie Daci, tregon se shkak i konfliktit ishte bërë një konflikt që i biri kishte pasur në një disko në një qytet të Francës me një person nga Dibra. Sipas saj, ky person ka telefonuar vëllezërit Kolaveri dhe këta më pas janë përplasur me të birin, duke sjellë edhe ngjarjen e rëndë të ndodhur me 4 nëntor të vitit të kaluar.

ma.me
Next Post

Mustafa: Asociacioni, i ndërlidhur me zhbërjen e strukturave paralele

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

November 8, 2026
A do japin dorëheqjen Rubio dhe Hegseth? Vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

Gazetarja zbërthen humbjen e republikanëve në SHBA: Pakënaqësia ndaj Trumpit, konflikti në Iran dhe vota e të rinjve që ndryshoi rezultatin e demokratëve

November 8, 2026
Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

November 8, 2026
Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

November 8, 2026
Trump takohet privatisht me të dërguarin e Putinit: Jemi pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Trump sulmon rezultatin e zgjedhjeve në SHBA: Amerika bëri një hap të madh prapa në histori

November 8, 2026
Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

November 8, 2026
Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In