Shkon si klient, por në fakt përfundon duke vjedhur dy telefona në një dyqan në mes të Bllokut Tiranë. Këto janë pamjet e kamerave të sigurisë të dyqanit, i cili e denoncoi këtë ngjarje pranë portalit Jetaoshqef.al. Ngjarja ka ndodhur para një jave dhe ky rast është denoncuar fillimisht në polici, por mesa duket nuk është bërë akoma i mundur identifikimi i hajdutit.
Siç duket në video personi ka nguruar disa herë për të marrë telefonat. Ai ka tentuar dhe ka zgjatur dorën, por ka studiuar mirë situatën përreth dhe më pas ka vepruar i sigurt pa iu dridhur qerpiku. Ai ka futur telefonat në çantën që mbante me vete dhe është larguar i bindur dhe i lumtur, fundja e kishte nxjerrë ditën e punës. / jetaoshqef