• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Shitën ilaçet e spitalit në farmaci, masat pas aktit kriminal

by A M
04/10/2023 21:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas emisionit të mbrëmshëm që tregoi me zë dhe figurë, sesi ilaçet për përdorim ekskluziv spitalor në Tepelenë, tregtoheshin privatisht në një farmaci në këtë qytet, kanë ardhur edhe masat ndëshkuese.

“Stop” ka siguruar dokumentet e shkarkimeve nga ana e Drejtorisë së Shërbimit Spitalor Tepelenë. Klodiana Gjonça, shefja e shërbimit spitalor, e cila në pamjet filmike shet medikamente të spitalit, është njoftuar sot për zgjidhjen e menjëhershme të kontratës së punës për shkaqe të justifikuara.

E njëjta masë është marrë edhe për kryeinfermieren e urgjencës në spitalin e Tepelenës Nadmira Zeka, pasi kjo e fundit, me porosi të shefes, i dha medikamentet spitalore të infiltruarit të emisionit “Stop” duke i hapur dhe kartelë mjekësore ditore.

Në dokumentin e shkarkimit për të dyja zonjat thuhet se ato kanë shpërdoruar detyrën me sjellje etike jo profesionale, duke cënuar rëndë interesin dhe imazhin e punëdhënësit.

Nga ana tjetër zv/presidenti i Urdhrit të Mjekut Dritan Trepca, e ka dënuar atë që ndodh në spitalin e Tepelenës, duke thënë, se kjo situatë shkon përtej shkeljes etike, pasi kemi të bëjmë me një vepër penale.

“Nga kronika që pashë dje dhe në emisionin “Stop” u ndjeva i turpëruar nga veprimi që bëri mjekja në fjalë duke shitur ilaçet e spitalit në farmacinë e të motrës. Patjetër kjo është një vepër penale dhe do të merren organet e drejtësisë. Sapo të mbarojnë organet e drejtësisë me këto veprimtari patjetër edhe Urdhri i Mjekut do të merret me mjeken në fjalë për shkelje të etikës dhe rregullave të Kodit të Etikës dhe Deontologjisë Mjekësore. Ky është një veprim shumë i dënueshëm si nga ana etike, morale dhe penale”, tha ai.

Next Post
“Vajza përmend alkool, dhunë…” Psikologët tërhiqen nga trajtimi i 9-vjeçares

“Vajza përmend alkool, dhunë…” Psikologët tërhiqen nga trajtimi i 9-vjeçares

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In