• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

“Vajza përmend alkool, dhunë…” Psikologët tërhiqen nga trajtimi i 9-vjeçares

by A M
04/10/2023 21:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në emisionin “Stop” u trajtua rasti i një fëmije që nuk do të shkojë në takimet e përcaktuara me të atin nga gjykata, por ky i fundit do që ta marrë me forcë.

Në kushtet kur babai kërcënonte vajzën se do ta merrte për veshi mamaja e 9-vjeçares tha se iu drejtua Komisariatit 4 dhe çështja shkoi në Gjykatë.

Urdhri i mbrojtjes nuk iu dha por nuk është ky problemi i vetëm. Vendimi i gjykatës ka sjellë ngërç në Apel, pasi babai nuk firmos marrjen e njoftimit.

Nga ana tjetër vajza ka shfaqur sjellje agresive dhe e ëma e ka çuar në psikologë të ndryshëm, të cilët kanë hequr dorë nga trajtimi pasi babai bënte presion.

Psikologia: Xxxxx, ka përmendur agresivitet, ka përmendur alkool, ka përmendur dhunë! Është një fëmijë i frikësuar!

“E kam dërguar në dy psikologë të ndryshëm të cilët kanë dhe raportet përkatëse ku atje thuhet që fëmija nuk ka dëshirë dhe nuk do të shkojë. Në psikologun e parë m’u refuzua vazhdimi i terapisë së vajzës sime dhe shprehimisht kam komentin “me atë baba që ka fëmija jot nuk ta marr në mbikëqyrje në mënyrë absolute”. Baba që merr në telefon psikologen dhe në moment që psikologia i shpjegon që fëmija ka përmendur elementin dhunë apo alkool ai del nga vetja dhe fillon e kërcënon.

Kam rastin e psikologes së dytë dhe aty arrita të zhvilloj vetëm dy seanca. Ma refuzon vazhdimin e trajtimit të vajzës pasi babai i shfaqur në seancës së vajzës sime, në prezencë të gruas së tij ka kërkuar që të jetë prezent ai dhe gruaja e tij në trajtimet psikologjike të vajzës sime”, tha denoncuesja.

Psikologia: Ai më shkruajti, që unë do të vij në terapi me (vajzën), por do të vij bashkë me bashkëshorten time. Në këtë menyrë,- tha,- dua të bashkëpunojmë, ose ndryshe do ta diskutoja vazhdimësinë! Unë në kushte të tilla kam kuptuar që nuk mund të punoj dot! Unë i përmenda babit të (vajzës) që ka përmendur agresivitet, ka përmendur alkool, ka përmendur dhunë nga ana juaj dhe në kushte të tilla një psikolog klinik nuk punon dot, sepse i duhet të raportojë gjëra të tilla në instanca më të specializuara! Analiza personale e fëmijës me një baba, i cili ka ardhur dy herë tek dera edhe në atë moment, fëmija ka patur një reagim shumë të fortë, që nuk më kishte ndodhur asnjëherë, unë i thashë, që nuk mund të punoj dot! Është një fëmijë i friksuar!

Kryetarja e Urdhrit të Psikologut, Valbona Treska, shprehet se do të merren masa, që fëmijës t’i sigurohet trajtim psikologjik.

“Ajo që është më e rëndësishmja është që fëmija 9-vjeçar të mos ngelë pa trajtim, të marrë shërbimin e nevojshëm, kështu që ne angazhohemi që fëmija të marrë shërbimin e nevojshëm dhe të vijojë procesi i trajtimit për të miturën”, tha ajo.

Përsa i përket procesit gjyqësor, “Stop” iu drejtua Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ku folëm me Donald Xhelilin dhe brenda 24 orëve pala tjetër e firmosi njoftimin për vendimin e Gjykatës.

Gazetarja: Bëhet fjalë për një vendim gjykatë të datës 08.08.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë urdhër mbrojtjeje i refuzuar.

Kancelari Donald Xhelili: Po!

Gazetarja: Është apeluar me datë 16.08.2023 nga pala paditëse.

Kancelari Donald Xhelili: Po!

Gazetarja: Çfarë ka ndodhur. Pala e paditur nuk e ka firmosur vënien në dijeni.

Kancelari Donald Xhelili: Mënyrën e ankimit?

Gazetarja: Zbardhjen e vendimit të gjykatës. Këtë të gjykatës 08.08.2023.

Kancelari Donald Xhelili: Ah, vendimin e arsyetuar?

Gazetarja: Po dhe që të apelohet pastaj. Ai është duke krijuar një lloj ngërçi. Duke qenë se babai po e zvarrit me këtë pjesën, jo po nuk jam dijeni, ju si gjykatë e keni bërë shpalljen.

Kancelari Donald Xhelili: Po më lër ta, më lër ta verifikoj! Odetë, më lër ta verifikoj!

Gazetarja: Nëse nuk është bërë shpallja të paktën të bëhet që të mos ecim me arsyetimet e palës tjetër.  

Kancelari Donald Xhelili: Jo, jo! Më lër pra ta verifikoj rastin dhe të të them!

Babai i fëmijës e kërcënon ish-partneren pasi merr vesh që ajo i ishte drejtuar emisionit “Stop”.

“Sapo kontaktuat ju me kancelarin nga babai i vajzës sime pata një reagim, një reagim realisht kërcënues me mesazhe të cilat janë këto”, tha denoncuesja.

Babai: Ke filluar të lesh nam nëpër emisione investigative. Më jep pak dosjen të flas me të në telefon.

Mamaja: Nuk e di për çfarë po flet, vajza nuk ka dëshirë të flasë me ty.

Babai: Ma jep në telefon e të ma thotë.

Mamaja: Meqë e kam bllok telefonin merre gocën tani.

Babai: Duhet të kuptosh diçka që ta ekspozosh gocën si vajzën time tek të gjithë plehrat që ka Shqipëria bën një gafë shumë të rëndë për gocën dhe për vete. Ki kujdes dhe mendohu mirë përpara e mos dëgjoosh plehrat dhe injorantët.

Kjo e fundit shkon në Gjykatë e pajiset me urdhër-mbrojtjeje.

“Mora urdhrin e menjëhershëm të mbrojtjes ku u vërtetua dhe pretendimi im sa i përket kërcënimeve të bëra me mesazhe nga babai i vajzës sime”, tha denoncuesja.

Next Post
“U takuan në funeralin e djalit të saj”, dashuria e rrallë e të riut me 80-vjeçaren

“U takuan në funeralin e djalit të saj”, dashuria e rrallë e të riut me 80-vjeçaren

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA E REL/ A mund t’ua ndalojë BE-ja hyrjen në Shengen ish-ushtarëve rusë?

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

August 28, 2026
10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

August 28, 2026
Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

August 28, 2026
Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

August 28, 2026
Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

August 28, 2026

Trump njofton krijimin e Akademisë Kombëtare të Hapësirës në SHBA

August 28, 2026
Kadastra: Hapat si të regjistroni pronësinë e shtëpive të ndërtuara para vitit ’91

Nisin aplikimet për banesa, 300 kredi me 0% interes për punonjësit e administratës

August 28, 2026
Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

August 28, 2026
Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

August 28, 2026
Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com