Tre të rinj janë arrestuar në qytetin e Durrësit pasi janë kapur duke shitur drogë në lokalet në zonën e plazhit.
Në prangat e policisë përfunduan L. B., 18 vjeç, L. Ll., 19 vjeç dhe R. M., 17 vjeç, të tre banues në Durrës. Tre të rinjtë bashkëpunonin me njëri tjetrin, ku pasi siguronin drogën e shisnin atë në lokale në plazhin e Durrësit e cila është shumë e frekuentuar me nisjen e sezonit turistil.
Gjatë kontrollit, iu gjet një sasi lëndë e dyshuar narkotike kanabis e ndarë në dhjetëra doza të gatshme për shitje dhe 3 celular.
/f.stafa