• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SHISH duhet të hetohet për dekonspirimin e 3.4 milionë eurove

by Mero Baze
25/06/2018 17:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Sqarimi zyrtar i policisë lidhur me kapjen e 3.4 milionë eurove, është një dëshmi zyrtare, se Shërbimi Informativ Shtetëror, ka dekonspiruar aksionin për 3.4 milionë euro, tek Lulzim Basha, duke rrezikuar seriozisht kapjen e autorëve që tani për fat janë identifikuar.

Nëse lexon me vëmendje njoftimin, shikon se Policia e Shtetit është njoftuar nga shërbimet partnere për karrotrecin që do të sillte veturën, por nuk është specifikuar marka e veturës.

Pra, thënë thjeshtë është një karrotrec me targa AA120SP, ku do të ishte i ngarkuar një mjet me para të padeklaruara.

Ndërkohë Shërbimi Informativ Shtetëror, ka njoftuar policinë të nesërmen nga burimet e tij, se mjeti në të cilin ishin fshehur paratë ishte “Toyota” si edhe ka dhënë shifrën 1.5 milionë euro po aq sa tha Lulzim Basha po atë ditë në Kuvend.

Kjo është një provë e qartë se aksioni ka tentuar të dekonspirohet dhe është konsumuar deri në fund vepra e dekonspirimit, duke njoftuar publikisht, se po vjen një ngarkesë me euro.

Njeriu që është përdorur për ta bërë këtë është Lulzim Basha. Ai ka gjetur rrugën se si ta dekonspirojë aksionin duke shpikur autor Taulant Ballën.

Paralelisht me kapjen e autorëve që janë të identifikuar dhe janë nga Peshkopia dhe Tirana, tani prokuroria duhet të hetojë dekonspirimin e aksionit nga Shërbimi Informativ, tek Lulzim Basha dhe mundësinë që dekonspirimi të jetë bërë për qëllime kriminale për të shpëtuar ngarkesën.

Ky është rasti kur Lulzim Basha duhet të japë shpjegime të qarta ligjore në prokurori, lidhur me faktin se pse ai e dekonspiroi aksionin dhe detajet e skenarit që shpiku, për ta dekonspiruar atë.

Provat janë në dritën e diellit. Shifra që ka thënë Basha, dhe tipi i makinës gjenden në informacionin që po atë ditë SHISH ka dërguar në polici. Kjo tregon se SHISH po vazhdon ende të dërgojë informacion në dy drejtime: Në zyrat e shtetit dhe atë të opozitës.

Kjo është goditje serioze për shtetin shqiptar si dhe një arsye përse reforma brenda atij institucioni është urgjente.

Ky rast është aq kriminal sa që ai departament i cili ka raportuar ngjarjen tek Basha, duhet shkrirë i gjithi.

Fati që Lulzim Basha është përdorur me shumë shpejtësi për dekonspirimin e aksionit, vetëm 24 orë pas nisjes së ngarkesës, tregon se interesi për rrjedhje informacioni nga zyrat e SHISH, ka qenë i madh dhe urgjent. Ky është një rast i mirë, për të hetuar dhe lidhjet e tyre me dy personat nga Peshkopia që prisnin ngarkesën me para.

Më tej akoma duhet të hetohet fakti se përse Lulzim Basha tenton që ta çojë ngjarjen në Elbasan duke folur për një bandë droge, edhe pse tashmë ka prova zyrtare dhe emra konkret se kush janë personat që prisnin eurot që nga dërguesit nga Peshkopia dhe deri tek marrësi në Tiranë.

Mund të jetë ndoshta dhe një hall i madh i njerëzve të tij, të cilëve duke dashur t’u vërë vetulla, po u nxjerr sytë.

Next Post
VIDEO E RE: Si u shpëtua flamuri i Kosovës nga duart e serbëve

VIDEO E RE: Si u shpëtua flamuri i Kosovës nga duart e serbëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I “zhytur” në borxhe Shkëlqimi lidh ortakëri me mikun e ngushtë: I besoja marrëzisht, por…

I “zhytur” në borxhe Shkëlqimi lidh ortakëri me mikun e ngushtë: I besoja marrëzisht, por…

May 24, 2026
Mediat izraelite: Trump drejt vendimit për Iranin, çfarë pritet të ndodhë brenda 24 orëve

“Unë bëj marrëveshje të mira, jo si Obama”/ Trump: Askush nuk e di se çfarë përmban pakti me Irani

May 24, 2026
Policia turke hyn me forcë në selinë e partisë opozitare për të larguar udhëheqjen e shkarkuar

Policia turke hyn me forcë në selinë e partisë opozitare për të larguar udhëheqjen e shkarkuar

May 24, 2026
Rusia goditi kompleksin ku banon ambasadori shqiptar në Kiev, reagon BE: Iu rrezikua jeta

Rusia goditi kompleksin ku banon ambasadori shqiptar në Kiev, reagon BE: Iu rrezikua jeta

May 24, 2026
Si funksionojnë bandat në Amerikën Latine? Zbulohet roli i emrave “VIP” të shqiptarëve në trafikun e kokainës

Si funksionojnë bandat në Amerikën Latine? Zbulohet roli i emrave “VIP” të shqiptarëve në trafikun e kokainës

May 24, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Problemi është se Berisha i ka dëshpëruar të gjithë të vetët, përveç Ramës

May 24, 2026
Lamtumirë Birçe Hasko! Përcillet mes nderimesh për në banesën e fundit legjenda e ekranit dhe skenës

Lamtumirë Birçe Hasko! Përcillet mes nderimesh për në banesën e fundit legjenda e ekranit dhe skenës

May 24, 2026
Si duket pas 30 vitesh vrasësi i trefishtë Sokol Hoxha, e zbuluan në një burg në SHBA

Si duket pas 30 vitesh vrasësi i trefishtë Sokol Hoxha, e zbuluan në një burg në SHBA

May 24, 2026
Kthehen në atdhe tre nga shqiptarët që mbetën në Izrael kur nisën sulmet

Sulmi pranë banesës së ambasadorit shqiptar në Kiev, MEPJ: Notë verbale Moskës

May 24, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Godoja (Pasardhësi) do shfaqet pas rrënimit!

May 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In