• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shikoni Vjosa Osmanin në Kosovë për të kuptuar Edin dhe Lulin në Shqipëri

by Astrit Patozi
22/06/2020 14:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Astrit Patozi
Nëse doni të dini paraprakisht se çfarë efekti kanë listat e hapura për shoqërinë, nuk ka nevojë të lodheni shumë. Shikoni Vjosa Osmanin në Kosovë dhe e keni marrë përgjigjen.
Më shumë se tek meritat ndividuale apo konteksti politik, fuqia e saj qëndron tek mundësia që të jep sistemi zgjedhor për të qenë në garë. Është pikërisht kjo arsyeja se pse ajo e ka pritur me aq shkujdesje lajmin për shkarkimin prej të gjitha funksioneve politike nga partia e saj.
Këtu gjendet edhe shpjegimi i atij rezultati që praktikisht e ka ndarë LDK-në në dy gjysma, gjë që është e papërfytyryeshme të ndodhë në secilën prej partive politike në Shqipëri.
Nuk ka ndodhur ndonjë magji në Prishtinë dhe as kosovarët nuk kanë ndonjë dhunti demokratike më shumë se shqiptarët e këndej kufirit.
Thjesht Vjosa Osmani ka pasur mundësi të tregojë se vlen në zgjedhjet e fundit dhe se askush nuk e ndalon atë që ta bëjë të njëjtin ushtrim, sa herë të ketë votime në Kosovë.
Ndaj edhe asaj nuk i bën fare përshtypje humori i Isa Mustafës, i cili një ditë e kandidon për kryeministre në emër të LDK-së, kurse ditën tjetër dëshiron që ajo të mos jetë as anëtare partie fare.
Sepse Vjosa Osmanin e mbron fakti që mund ta ketë emrin e vet në fletën e votimit, sa herë të dëshirojë, në çdo rast që ka zgjedhje në Kosovë. Gjë që në Shqipëri nuk ndodh, për shkakun e vetëm se zoti Luli Basha dhe zoti Edi Rama duan ta mbajnë peng gjithë Shqipërinë përmes listave të mbyllura, në funksion të pushtetit të tyre personal.
Next Post
“Ishte tapë, hapi kamerën e telefonit dhe…”, moderatorja shqiptare tregon situatën e sikletshme që kaloi me shoqet e veta

"Ishte tapë, hapi kamerën e telefonit dhe...", moderatorja shqiptare tregon situatën e sikletshme që kaloi me shoqet e veta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet e tetorit në Izrael, Gjykata Supreme lejon partitë arabe të garojnë

Zgjedhjet e tetorit në Izrael, Gjykata Supreme lejon partitë arabe të garojnë

October 2, 2026
Akuzohet për 50 vepra penale, shqiptari nga Kosova ia del të bllokojë dëbimin nga Anglia! Fiton betejën në Gjykatën e Emigracionit

Akuzohet për 50 vepra penale, shqiptari nga Kosova ia del të bllokojë dëbimin nga Anglia! Fiton betejën në Gjykatën e Emigracionit

October 2, 2026
Trump: Evropa do të lirojë rezerva të mëdha nafte -

Trump i shpall luftë Hagës! Sanksione, presion dhe beteja për drejtësinë ndërkombëtare

October 2, 2026
Kombëtarja është gati, kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për ndeshjen e Nations League ndaj Finlandës

Kombëtarja është gati, kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për ndeshjen e Nations League ndaj Finlandës

October 2, 2026
Nga monitorimi i buxhetit te rregullat fiskale, ngrihet Këshilli Fiskal! Përcaktohet edhe modeli se si do të funksionojë

Nga monitorimi i buxhetit te rregullat fiskale, ngrihet Këshilli Fiskal! Përcaktohet edhe modeli se si do të funksionojë

October 2, 2026
Hapja e çerdheve dhe kopshteve, MSH publikon masat që duhet të merren për të mbrojtur fëmijët

Garanci administrative për mbrojtjen e fëmijëve, Këshilli i Ministrave përcakton rregullat për Komisionet e Ankesave në bashki! Ja procedurat

October 2, 2026
Mbledhja e Qeverisë, miratohen 7 projektligje! Lejohet dhe kanabisi për qëllime mjekësore e industriale! Ja si do të kontrollohen kompanitë, kamerat me sensorë

Mbledhja e Qeverisë, miratohen 7 projektligje! Lejohet dhe kanabisi për qëllime mjekësore e industriale! Ja si do të kontrollohen kompanitë, kamerat me sensorë

October 2, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin çmimin e naftës, Brent ngjitet në 93 dollarë për fuçi

Lirimi i 100 milionë fuçive nga rezervat jep efektet e para, çmimet e naftës nisin të bien në tregje!

October 2, 2026
Investimi në Zvërnec nën hetim nga SPAK, kontrolle në disa subjekte në Vlorë e Tiranë

Pagat e magjistratëve/ SPAK zgjeron hetimet edhe për kërcënime ndaj zyrtarëve të Thesarit: Mua më kërcënuan se do më largonin nga detyra dhe…

October 2, 2026
Vllaznia nuk humbet kohë dhe zyrtarizon trajnerin e ri, ja kush ulet në pankinën shkodrane

Vllaznia nuk humbet kohë dhe zyrtarizon trajnerin e ri, ja kush ulet në pankinën shkodrane

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com