• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SHIK-u i Gazidedes, plan për eliminimin e ish-kryeministrit Meksi

by Aalison Pearse Stevens
18/04/2016 09:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-shefi i SHIK-ut në Pogradec e Kavajë në gjysmën e parë të viteve ’90, Andrea Demushi, në një rrëfim në “Dita”, nxjerr fakte të reja nga punët e pista të Shërbimit Informativ të asaj kohe.

Pas debatit për atë që u cilësua si atentati i dështuar nga ish-kryeministrit Aleksandër Meksi në aeroporti e Rinasit në vitin 1992, Andrea Dimushi, tregon për herë të parë se ka ekzistuar një plan i dytë për eliminimin fizik të Meksit në 1994. Si dhe pse përgjohej Meksi, plani në zyrën e Bashkim Gazidedes dhe kujt iu ngarkua misioni për të vrarë kryeministrin.

 “Unë di që eleminimi i Meksit ishte prioritet në ato vite. Përshtypja ime për të ishte dhe mbetet se ka qenë një kryeministër si njeri babaxhan, por si qeveritar i penguar tërësisht në punët e drejtimit të qeverisë, e cila për fat të keq drejtohej nga Presidenca e asaj kohe dmth nga Berisha. Meksi ishte një burrë shumë i zgjuar, por jo trim përballë një përbindëshi si Berisha”- thotë ai.

Pa ditur të thotë arsyen konkrete ai pranon se ka pasur plan për eliminimin e Meksit.

“Di të them se Bashkim Gazidede e urrente verbërisht Meksin dhe nuk e fshihte. Armiqësia e Meksit me Saliun ka lindur në zgjedhjet e para në PD ku Meksi fitoi fillimisht garën. Jam i bindur se Meksi ruhej nga Saliu. Meksi ishte gjithë kohën i survejuar, zyra e tij përgjohej non stop dhe ai i ruhej si djalli temjanit që mos t’i rrëshqiste goja brenda zyrës në biseda të pakëndshme apo që nuk ishin edhe mendim i Berishës”- thotë ai.

Ai kujton ngjarjen kur u thirr në zyrë nga Gazidede në ’94 dhe iu dha një pako në të cilën ishin dy snajperë. “Pastaj biseda ra te Meksi, si i “padenjë dhe i paaftë”. Vazhdoi duke thënë se është bërë halë në sy për PD dhe ‘atë lart’.

Sipas tij ishte pikërisht plani për eleminimi e Meksit.

“Fol me kujdes nëse mund të godasim Meksin”-tha Xhahiti. “nëse pranojmë u japim itinerarin ditë më parë që të kenë kohë të përgatiten. Me këto armë merru ti t’u mësosh përdorimin, S’po kuptoja cfarë donin, të lëndohej apo të vritej? Më thoni shqip cafrë duhet të bëjnë, e pyeta. Ta heqin qafe si si duhet askujt “mustaqja”!, ishte përgjigja.

 

Next Post

Barcelona, në krizë që nga vdekja e Criyff

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza e REL: Vendime për prona dhe emërime, a po i tejkalon kompetencat Qeveria në detyrë?

“Kosova s’është rivale e Shqipërisë”, Kurti mohon përfshirjen e Vetëvendosjes në protestat në Tiranë

October 31, 2026
Ambasada e SHBA-së në Moskë paralajmëron për një sulm të mundshëm terrorist në një muze, FSB-ja ruse merr masa

Ambasada e SHBA-së në Moskë paralajmëron për një sulm të mundshëm terrorist në një muze, FSB-ja ruse merr masa

October 31, 2026
VIDEO/ Shqiptari dhe dy grekë shkaktuan shpërthimin me 6 viktima në Greqi gjatë vjedhjes në pallat, përfundojnë në pranga

VIDEO/ Shqiptari dhe dy grekë shkaktuan shpërthimin me 6 viktima në Greqi gjatë vjedhjes në pallat, përfundojnë në pranga

October 31, 2026
Irani shkurton afatin për hapjen e Hormuzit, Araghchi vendos kushtet për rifillimin e bisedimeve me SHBA-në

Irani shkurton afatin për hapjen e Hormuzit, Araghchi vendos kushtet për rifillimin e bisedimeve me SHBA-në

October 31, 2026
Policia shoqëron 5 protestues të maskuar për akte dhune: Tre janë përsëritës, gjobë 500 mijë lekë

Policia shoqëron 5 protestues të maskuar për akte dhune: Tre janë përsëritës, gjobë 500 mijë lekë

October 31, 2026
Një grup protestuesish në bulevard, reagon Rama: Ai momenti kur përsërit të njëjtën gjë dhe pret një rezultat të ndryshëm

Një grup protestuesish në bulevard, reagon Rama: Ai momenti kur përsërit të njëjtën gjë dhe pret një rezultat të ndryshëm

October 31, 2026
“Shumë gënjeshtra”, Kallas kritikon Ministrin e Jashtëm rus pas takimeve të G20-s

“Shumë gënjeshtra”, Kallas kritikon Ministrin e Jashtëm rus pas takimeve të G20-s

October 31, 2026
Deputeti i PS publikon videon nga protesta: O moralistë! Si duhet të veprojë Policia nën këto sulme?!

Deputeti i PS publikon videon nga protesta: O moralistë! Si duhet të veprojë Policia nën këto sulme?!

October 31, 2026
Presidenti polak Nawrocki hyn me forcë në Gjykatën e Lartë mes përplasjes për shtetin e së drejtës

Presidenti polak Nawrocki hyn me forcë në Gjykatën e Lartë mes përplasjes për shtetin e së drejtës

October 31, 2026
Përplasje e fortë mes tre makinave në aksin Gjirokastër-Tepelenë, pesë persona përfundojnë në spital

Përplasje e fortë mes tre makinave në aksin Gjirokastër-Tepelenë, pesë persona përfundojnë në spital

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In