• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shijo produktet lokale të Tiranës”, Veliaj: Blini shqip, tregu i ri publik me shumicë, përfitojnë edhe tregtarët, edhe klientët

by
27/10/2022 16:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për tre ditë me radhë, 500 fermerë që kultivojnë produkte vendase po i ekspozojnë prodhimet e tyre në stendat e Panairit agroushqimor “Shijo produktet lokale të Tiranës” në sheshin “Skënderbej”. Edicioni i 5-të i këtij panairi në kryeqytet, synon të promovojë produktet bujqësore dhe blegtorale, por edhe ato artizanale.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili, së bashku me ministren e Bujqësisë, Frida Krifca, vizituan ditën e sotme panairin, u shpreh krenar që Tirana, në çdo stendë, ka nga një produkt origjinal, me të cilin prezantohet dhe njihet edhe përtej territorit shqiptar. “Është shumë kollaj të bësh llafe, – i keni parë ca nëpër ekrane, kur japin mend për gjithçka?, – por, sot ne nuk na duhen ata që japin mend, na duhen ata që prodhojnë punë, ata që ndërtojnë sera, ata që mbushin tavolinat dhe ata që jetojnë me punë të ndershme. Nuk besoj se ka kartolinë më të bukur për sheshin “Skënderbej” se sa 500 sipërmarrjet e punës së ndershme, nga e gjithë Shqipëria dhe trojet tona,” tha Veliaj.

Ai shtoi se sot Tirana është e mbushur me turistë nga e gjitha bota, por reklamën më të mirë për vendin dhe produktet tona mund ta bëjnë vetëm shqiptarët: “Sot dua t’u bëj thirrje të gjithëve: Po vjen Viti i Ri, ndaj nuk ka gjela më të mirë se sa gjelat e Baldushkut, që prodhohen nga fshatarët tanë, që ushqehen me ullinjtë tanë, me misrin tonë dhe që çojnë para mbrapsht në familjet që i rrisin vetë, për të ndërtuar një shtëpi, për të blerë rrobat e fëmijëve, librat e shkollës. Është një mënyrë se si ne solidarizohemi me njëri-tjetrin. Ka vaj e gjithë bota, po vaj ulliri si ai i Ndroqit nuk ka parë njeri, nuk ka shijuar njeri. Ndaj, sallatën bëjeni vetëm me vajin e Ndroqit. Ai është vaji më i mirë në vend. Ka rrush gjithandej, por raki dhe verë si Lundra nuk ka! Ka domate plot, por si domatja e Shëngjergjit nuk ka! Ndaj, ju lutem këto tre ditë blini shqip, konsumoni shqip, përqafoni shqip, dashuroni shqip, se është e vetmja mënyrë për të kaluar këtë sfidë të luftës”, tha Veliaj.

“Kush blen mall importi”, – apeloi Veliaj, “praktikisht po paguan haraçin e luftës dhe inflacionin e çmimeve. Kush blen mallrat e familjeve dhe punëtorëve të Tiranës, ka ndihmuar ata dhe veten,” vlerësoi ai.

Veliaj theksoi edhe faktin se së shpejti të gjithë fermerët do të shpëtojnë nga makthi i taksave të privatit në tregun agroushqimor. “Kush ka kaluar në zonën e Unazës së Madhe, nga TEG-u te fusha e helikopterave, do shikoni në krah të djathtë që po ngrihen disa kolona të mëdha. Për herë të parë, pas kaq shumë vitesh, po ndërtojmë tregun publik të shumicës, pa pagesë, për të gjithë ata që prodhojnë në Tiranë dhe në Shqipëri. Për herë të pare çlirohemi nga inflacioni, duke blerë shqip, por çlirohemi edhe nga taksa e privatit për çdo arkë, duke krijuar për herë të parë tregun agroushqimor të shumicës për publikun, për njerëzit që punojnë, pa taksën që të vështirëson dhe të rrit çmimin. Nga kjo fitojnë ata që shesin sepse nuk do kenë nevojë të paguajnë ndërmjetësin, do fitojnë dhe ata që blejnë, se taksa e ndërmjetësit nuk do iu llogaritet tek ushqimi,” tha kreu i Bashkisë.

Ndërsa, ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca u shpreh se “Tirana, sot përfaqësohet këtu me rreth 500 prodhues, që na bëjnë shumë krenarë sepse është fryt i një pune të gjatë, i një fare të mbjellë prej disa vitesh tanimë, na bëjnë krenarë sepse ekspozojnë produkte jo vetëm të prodhuara, por dhe të përpunuara me linja përpunimi me standardet e BE.”

/e.d

Next Post
Abone falas për studentët/ Merret vendimi: Nuk do të paguajnë për transportin publik

Abone falas për studentët/ Merret vendimi: Nuk do të paguajnë për transportin publik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediat zbulojnë sekretet e kontratës së Salah te Trabzonspor, 30 mln euro pagë, shpenzime parukerie, për letër higjienike dhe…!

Mediat zbulojnë sekretet e kontratës së Salah te Trabzonspor, 30 mln euro pagë, shpenzime parukerie, për letër higjienike dhe…!

August 8, 2026
Broja kthehet të martën! Trajneri Parker jep lajmin e mirë për sulmuesin shqiptar

Broja nuk e nis me këmbë të mbarë, Bërnli shpëton fal penalltive dhe kalon në raundin tjetër të Kupës!

August 8, 2026
Hamasi përsërit gatishmërinë për të zbatuar planin e SHBA-së për Gazën: Kushti i vetëm që Izraeli të zbatojë marrëveshjen!

Hamasi përsërit gatishmërinë për të zbatuar planin e SHBA-së për Gazën: Kushti i vetëm që Izraeli të zbatojë marrëveshjen!

August 8, 2026
Vrasja e ushtarakut në Korçë, identifikohet autori i krimit, Policia vihet në ndjekje! Sekuestrohen kamerat e bizneseve, pistat e dyshuara (FOTO)

EMRI/ Zbulohet identiteti i autorit të vrasjes së ushtarakut! E ndoqi dhe e qëlloi shokun me tek plumb “Kallashnikovi” nga pas shpine, ende në kërkim

August 8, 2026
Reali dështoi, Barcelona bën gati ofertën e radhës për Rodrin

Reali dështoi, Barcelona bën gati ofertën e radhës për Rodrin

August 8, 2026
Rikthehen zjarret në Mallakastër, situatë kritike në një prej fshatrave! Rrezikohen dhe banesa, era favorizon flakët! Dyshohet i qëllimshëm

Rikthehen zjarret në Mallakastër, situatë kritike në një prej fshatrave! Rrezikohen dhe banesa, era favorizon flakët! Dyshohet i qëllimshëm

August 8, 2026
Vrasja e ushtarakut Johan Zuko, hetimet e Policisë: Sherri ndodhi mes disa personave, përshkallëzoi në përdorim arme! Po ndjekim autorin

Vrasja e ushtarakut Johan Zuko, hetimet e Policisë: Sherri ndodhi mes disa personave, përshkallëzoi në përdorim arme! Po ndjekim autorin

August 8, 2026
“E ndoqi me armë në dorë dhe e vrau pranë shtëpisë”- Nëndrejtori i Policisë Korçë jep detajet e krimit: U konfliktuan në lagje, autori në kërkim, 3 të shoqëruar

“E ndoqi me armë në dorë dhe e vrau pranë shtëpisë”- Nëndrejtori i Policisë Korçë jep detajet e krimit: U konfliktuan në lagje, autori në kërkim, 3 të shoqëruar

August 8, 2026
Vrasja e ushtarakut në Korçë, identifikohet autori i krimit, Policia vihet në ndjekje! Sekuestrohen kamerat e bizneseve, pistat e dyshuara (FOTO)

Ushtaraku dhe autori u konfliktuan para vrasjes, viktimës iu gjet në dorë edhe një thikë! Dyshohet se sherri vijonte prej ditësh

August 8, 2026
Çelsi shumë i fortë për Milanin, e ‘çmonton’ brenda pak minutash në miqësoren e luksit! (GOLAT)

Çelsi shumë i fortë për Milanin, e ‘çmonton’ brenda pak minutash në miqësoren e luksit! (GOLAT)

August 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com