• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shijet dhe pasojat e “skandalit” Salianji-Duma

by Ylli Pata
14/02/2018 17:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata/ 

Ka prej dy ditësh që qarqe të ashpra kundër Lulzim Bashës po merren me një bisedim privat nga telefoni i njërit prej deputetëve të PD-së.

Është Ervin Salianji që është xhiruar ndërsa çonte mesazhe ndaj një destinacioni që ende nuk është i vërtetuar.

Disa media thonë që bëhet fjalë për Grida Dumen, zëdhënësen e grupit parlamentar të PD-së.

Prej këtij bisedimi privat po ngrihen analiza, komente dhe qëndrime politike. Kanë folur edhe numri dy i PD-së, Arben Ristani por edhe figura të tjera.

Por deri tani nuk është prononcuar as Ervin Salianji e as Grida Duma. Mund edhe mos të flasin, meqë bëhet fjalë për një bisedim banal, por si njerëz publikë u takon të thonë të tyren. Madje e kanë për detyrim të shpjegojnë qoftë edhe kundërshtimin me këtë fushatë.

Mesazhet e publikuara nuk janë një problem që prek shumë publikun, por derisa po diskutohet publikisht kërkon një shpjegim.

Nuk ka asgjë të keqe nëse ka edhe reagim nga selia blu. Qoftë edhe nga Lulzim Basha.

I cili mund të takojë deputetët në fjalë e të bëjë thirrje për t’i dhënë fund kësaj tragjikomedie. Kaq e kanë detyrim publik për ta bërë.

Deri tani njerëzit dijnë vetëm versionin e kritikëve. Kanë nevojë të marrin vesh edhe palën tjetër….

Ndërkaq, një refleksion vjen kur kujton se në këtë rast si mazhoranca ashtu edhe opozita, pra kasta politike, më shumë se me realitetin apo programet luan me skandalet dhe titujt me mediave.

Ka prej katër vitesh që opozita prodhon më shumë titra se kauza. Nuk se nuk ka arritur suksese duke u bazuar tek parimet, siç është rasti i largimit të të fortëve nga politika. Këtu ka meritë të rëndësishme PD-ja dhe në veçanti Lulzim Basha.

Dekriminalizimi është një betejë e fituar, që në fund çoi në një rezutat të madh siç ishte fitorja në Kavajë. Por në vend që ta bëjë këtë betejë si nismën e një lufte për të pastruar politikën deri në fund, e ka lënë në mes të rrugës.

Kryebashkiaku i Kavajës, njeriu më fitues i Lulzim Bashës më 25 qershor sot është dikush i panjohur. Në vitin 2011 Edi Rama, edhe pse humbi vetë në Tiranë, “pompoi” politikisht Elvis Roshin, duke e cilësuar si një zhvillim politik të dorës së parë.

Ndërsa Basha e la produktin më të rëndësishëm të betejës së tij si lider opozitë dhe u investua fort në rastin “Tahiri” por edhe në mbrojtjen e Adriatik Llallës.

Kjo i shkaktoi opozitës një kosto të panevojshme, qoftë brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Nëse bëhesh pjesë e furnizimit të portaleve me “lëndë të parë” siç ndodhi me dosjen “Tahiri”, do të presësh edhe sulmin nga ana tjetër, si brenda llojit ashtu edhe nga kundërshtarët.

Nëse beteja politike bëhet jo me kazuse por me kauza, atëherë personalizimi nuk rrezikon, por fiton serioziteti dhe ballafaqimi i alternativave.

E enjtja më e afërt, pra dita e nesërme është rasti më i ri për opozitën. Që të tregojë fuqinë politike që vjen nga përfaqësimi i të gjithë opinionit që ka objeksione, kritika, kundërshtime ndaj punës së qeverisë. Opozita duhet të përfaqësojë sensacionet publike për t’i kthyer ato në projekt alternative ndaj qeverisë.

Nëse merr iniciativën në këtë fushë, zor se pengohet nga çdo “skandal” i radhës, qoftë edhe me nota të thella thashethemesh. Mjafton që ta lërë thashethemin në faqen ku i takon…

Next Post
Prononcim nga Telekom Albania mbi situatën me AKEP 

Prononcim nga Telekom Albania mbi situatën me AKEP 

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

January 23, 2026
“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

January 22, 2026
Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

January 22, 2026
Zelensky: Po punojmë për një takim të ri me Rusinë në Stamboll

Zelensky: Nëse anijet ruse lundrojnë afër Groenlandës, Ukraina mund t’i fundosë siç ka bërë në Krime

January 22, 2026
Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

January 22, 2026
Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…

“Rama do ia mbathë”, Berisha për protestën e 24 janarit: Armë nuk përdorim, por…

January 22, 2026
“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

January 22, 2026
Berishën e tallin sërish: I dërgojnë mesazh si denoncim i qytetarit dixhital një tekst të shkruar me… ChatGPT

‘SHBA do ta marrë Ramën me helikopter si Maduro’, Berisha: Nuk e kam thënë unë këtë!

January 22, 2026
“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

January 22, 2026
“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In