• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shihem si Obama”/ Egbo flet për BBC: Në ndeshje më hodhën banane, në autobus më thanë se jam me Al Kaedan

by Java News
28/07/2020 11:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për herë të dytë në harkun e dhjetë ditëve, Emanuel Egbo i mëshon faktit se në Shqipëri e ka vuajtur racizmin. Pak ditë më parë, në një intervistë për mediat nigeriane pranoi se ishte ofenduar dhe se nuk e duronin faktin që një njeri me ngjyrë po fitonte titullin me Tiranën.

Dje, në një prononcim për gjigantin mediatik “BBC”, trajneri i saposhpallur kampion ka treguar se në vendin tonë i kanë hedhur edhe banane në shenjë racizmi. Më poshtë, edhe reportazhi i “BBC” për Egbo.

Trajneri i parë afrikan që fiton një titull kampion në Europë, Emanuel Egbo, që ia doli në Shqipëri me Tiranën, ka folur për racizmin që ka përjetuar këtë sezon në rrugëtimin për të fituar titullin. Titulli kampion me Tiranën është edhe më i paharrueshëm për faktin se skuadra në start të sezonit u diskutua edhe për mbijetesën. Ish-portieri i Nigerisë, i cili ka një shtetësi të dyfishtë nigeriano-shqiptare, është shprehur se ka ndierë sjellje raciste kundrejt tij.

KF Tirana

“Ka njerëz që nuk donin të fitoja unë për shkak të ngjyrës sime. Ka racizëm. Në një ndeshje, më kanë hedhur banane dhe më kanë pështyrë. Zyrtarët e Federatës Shqiptare të Futbollit nuk bënë asgjë, sepse ishte një ndeshje në transfertë dhe kishte ‘një grup tifozësh të bardhë’. Policia ishte aty dhe askush nuk bëri asgjë sepse ata kishin frikë prej tifozëve. Nuk mund të bëja asgjë, vetëm ta pranoja atë sjellje”, tregon trajneri i Tiranës.

OFENDIME NË SHQIP
Më tej, ai tregon se ka ndodhur që ta ofendojnë edhe në gjuhën shqipe, teksa kur e kanë parë me një çantë shpine duke hipur në autobus, dy burra janë shprehur: ‘Ky duhet të jetë i Al Kaedas’. Egbo, me shqipen që e flet rrjedhshëm, i është përgjigjur: “A mbaruat me ofendimet? Në atë moment nuk dinin ku të fshiheshin, donin veç të zhdukeshin”.
obama_1533153884-2770704
‘NJËSOJ SI OBAMA
‘ Egbo, i cili më parë ka qenë trajner portierësh në ekip, i është bashkuar kësaj skuadre në vitin 2014 në staf deri në fund të vitit 2019, kur trajneri i mëparshëm e la Tiranën në vend të tetë. “Ishim në zonën ‘play out’. Mirëpo në 23 ndeshje të mbetura, fituam 20. S’e imagjinoni dot sa e vështirë ka qenë”. Në vijim, ai tregon urimet nga trajnerët afrikanë. “Duke më uruar, më kanë thënë që ‘nuk e di se çfarë ke arritur për ne afrikanët, duke fituar në Europë’. Është njësoj si kur Obama fitoi presidencën e SHBA-ve. Njësoj është parë edhe këtu”, është shprehur trajneri nigerian.

egbo

KRAHASIMI ME ANGLINË
Sipas tij, e njëjta gjë ndodh edhe në Angli. “Edhe në Premier Ligë, fare pak lojtarë me ngjyrë e gjejnë veten si trajnerë kur tërhiqen nga futbolli. Ndiej kënaqësi dhe keqardhje për këtë, pasi nuk po na jepej mjaftueshëm mundësi. Duam vetëm të njëjtat mundësi. Njësoj siç po bën ‘Black Lives Matter’ (Nisma antiracizëm ‘Jeta e një të ziu ka rëndësi’). Në rrethet futbollistike, u duhet dhënë mundësia atyre që e meritojnë”, ka përfunduar trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo.

g.kosovari

Next Post
5 viktima dhe 252 raste të reja, Italia drejt shërimit nga COVID-19

Refuzojnë udhëtimet dhe duan kufijtë e mbyllur, shumica e europianëve kanë frikë nga vala e dytë e COVID-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Manjani akuza Qeverisë: Kodi i Ri Penal është arma për grabitjen e pronës

Manjani: Ndjekja penale me dosje si e Nesti Angonit është abuzive, të dënohet kush nxjerr sekretet hetimore?!

February 26, 2026
Po përballen me procesin në Hagë/ Nis PETICIONI kombëtar në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Po përballen me procesin në Hagë/ Nis PETICIONI kombëtar në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

February 26, 2026
Ministrja maqedonase e Arsimit nuk pranon që ta pyesin në shqip! Gazetarët: Kur të vini në Tetovë merrni përkthyes

Ministrja maqedonase e Arsimit nuk pranon që ta pyesin në shqip! Gazetarët: Kur të vini në Tetovë merrni përkthyes

February 26, 2026
Mohon përfshirjen në dosjen ‘Epstein’, Bill Clinton dëshmon nesër para Kongresit Amerikan

Mohon përfshirjen në dosjen ‘Epstein’, Bill Clinton dëshmon nesër para Kongresit Amerikan

February 26, 2026
Zarf i zi në shtëpinë e BBV5, anulohet televotimi aktual

Zarf i zi në shtëpinë e BBV5, anulohet televotimi aktual

February 26, 2026
Raundi i ri negociatash në Uashington: OKB dhe SHBA diskutojnë autonominë e Saharasë

Raundi i ri negociatash në Uashington: OKB dhe SHBA diskutojnë autonominë e Saharasë

February 26, 2026
Sezoni i virozave sapo ka nisur, mbushen qendrat shëndetësore me fëmijë

Bie kurba e gripit/ ISHP: Piku ishte në janar, humbi jetën një i sëmurë kronik

February 26, 2026
AKU ulet në tryezë me prodhuesit dhe importuesit për cilësinë e bukës dhe miellit, Gjylameti: Siguria ushqimore mbetet prioritet

AKU ulet në tryezë me prodhuesit dhe importuesit për cilësinë e bukës dhe miellit, Gjylameti: Siguria ushqimore mbetet prioritet

February 26, 2026
“Jam e tmerruar nga ato që kam mësuar për ta”/ Dëshmia e Hillary Clinton për dosjen ‘Epstein’ para Kongresit Amerikan: Të pyetet edhe Trump

“Jam e tmerruar nga ato që kam mësuar për ta”/ Dëshmia e Hillary Clinton për dosjen ‘Epstein’ para Kongresit Amerikan: Të pyetet edhe Trump

February 26, 2026
Ndodh për herë të parë, Melania Trump do drejtojë një seancë në Kombet e Bashkuara

Ndodh për herë të parë, Melania Trump do drejtojë një seancë në Kombet e Bashkuara

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In