• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shifrat stratosferike/ Luizi mban rekordin! Sa paguhen Olta dhe Efi për një postim në Instagram, lënë pas Arbanën e Borën

by Java News
27/05/2023 15:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jeta e banorëve të “Big Brother” ka ndryshuar pas përfundimit të spektalit. Ata po shijojnë famën dhe kontrata të majme që kanë firmosur.

Për disa loja mbaroi shpejt, disa e çuan deri në fund, por sot emëruesi i përbashkët për të gjithë është padyshim paraja që përfitojnë nga reklamat në rrjetet sociale, por jo vetëm. Në rrjetet e ndryshme sociale, po kryesisht në “Tik Tok”, të shumta janë faqet që kanë treguar mesazhet që kanë shkëmbyer me ishbanorë, ku i kërkojnë bashkëpunime dhe natyrisht që vlerat janë shifra të majme.

Konkretisht, një ndër personazhet më të paguar për fushatat publicitare është aktorja Olta Gixhari. Si një nga protagonistet e këtij edicioni, Olta edhe jashtë është ndeshur me një sukses të pamasë.

Menjëherë, ajo ka lidhur disa kontrata një vjeçare, si “brand ambasador” për një vit, duke marrë shuma të majma me tre zero. Nga ana tjetër edhe në rrjetet sociale, ajo vijon publikimin e reklamave në “Instagram”.

Faqet e biznesit, kanë shkruar se Olta ka kërkuar për reklamim “online” plot 7 mijë euro. Megjithatë, kjo është një shifër e pretenduar prej faqeje, pasi Olta deri më tani ka zgjedhur të heshtë rreth shifrave.

Por, aktorja ka siguruar ndjekësit, me fakte, që në “Istagram”- in e saj s’ka blerë asnjë ndjekës. Aktorja shprehet se lajmet janë krejtësisht të rreme teksa fton të gjithë ata që dyshojnë të shikojnë videon ku ajo ka treguar të gjitha të dhënat e saj personale mbi numrin e ndjekësve të arritur, numrin e atyre që nuk e ndjekin por vetëm i shikojnë profilin etj…

“Kam lexuar disa lajme që unë kam blerë ‘followers’ në rrjetin tim social ‘Instagram’ ,dhe kjo nuk është aspak e vërtete ndaj sot unë këtu bashkë me ju do të futem tek të dhënat e telefonit tim dhe ju do të keni mundësi të shikoni se çfarë ndodhë në ‘Instagram’-in tim”, sqaron Olta në video.

Ndërkohë, një tjetër personazh që ka rritur ofertën për reklamimin e saj në rrjetet sociale, është edhe Efi. Sipas faqeve të biznesit, për reklamimin e produkteve në “Instagram”-in e saj, finalistja e “Big Brother” ka kërkuar po 7 mijë euro.

Shifra, konsiderohet e lartë, duke menduar që pas daljes së saj të parë nga “Big Brother”, maksimumi i çmimit të Efit për reklamim ka qenë deri në 3 mijë euro. Por duket se pas finales, edhe Efi ka rritur çmimet për kontratat e marketingut.

Por natyrisht që rekordin e mban fituesi, Luiz Ejlli. Sipas ekspertit të IT-së, shifrën më të lartë të pagesës e mban fituesi Luiz Ejlli.

“Luiz Ejlli është ‘on top’. Kur ka qenë brenda është paguar 1500-2000 për një post, ndërsa tani që ka dalë shifra më e lartë për postim 10 mijë euro”, tha Tomi Kallanxhi, ekspertit të IT-së. Nga ana tjetër mbrapa nuk mbeten as ish-banorët e tjerë, pavarësisht diferencës së madhe shifrash që kanë me Luizin.

Eksperti i IT-së nuk la pa përmendur edhe VIP-at e tjerë, ku Bora Zemani dhe Arbana Osmani paguhen me shifra të larta për një postim.

“Për Borën dhe Arbanën shifrat lëvizin nga 3000- 5000 euro për postim”, tha Kallanxhiu. Aktualisht, Arbana Osmani është ndër personat më të kërkuar për bashkëpunime në rrjetet sociale, por edhe ndër më të paguarat.

Një postim në faqen e saj, kap shifrën e 5 mijë eurove, duke mbajtur kështu fronin sa i përket “Instagram”-it. Një vlerë po e lartë është edhe për “story” e saj në rrjetet sociale, që shkon deri në 1500 euro.

Ndërkohë që ndryshe nga viti i shkuar, Bora Zemani ka humbur terren, duke u ulur në pagesat që kërkon për një postim. Ndryshe nga vjet, që ishte personazhi më i paguar, sivjet Bora është ulur ndjeshëm në pagesa, duke i dhënë terren personazheve të dal nga rrjetet sociale./m.j

Next Post
“U takuan në Astir”/ Gazetari: Si Milena Deraj i mori 340 mijë euro familjes Ferracaku

“U takuan në Astir”/ Gazetari: Si Milena Deraj i mori 340 mijë euro familjes Ferracaku

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

Hakerat iranianë sulm kibernetik mbi Postën Shqiptare, Demo: AKSHI dhe ekspertët po analizojnë situatën

March 26, 2026
Ambasada e SHBA-ve bën njoftimin e rëndësishëm për Lotarinë amerikane

Rihapet lotaria amerikane, konsulenti i vizave zbulon gabimet që bëhen në aplikim dhe risitë: Ja tarifa që do paguani

March 26, 2026
Nga Zuckerberg te Huang, Trump emëron liderët e teknologjisë në Këshillin për IA-në

Nga Zuckerberg te Huang, Trump emëron liderët e teknologjisë në Këshillin për IA-në

March 26, 2026
Katër shtetas të huaj kapen në kufirin shqiptar me drogë

DETAJE / Sekuestrohen 34 kg kanabis në pikën kufitare të Goricës në Korçë, arrestohen dy shtetas grekë

March 26, 2026
Njohja e Palestinës, reagon ashpër Netanyahu: Rrezik për ekzistencën e Izraelit

Netanyahu trembet se Trump mund t’i japë fund luftës, urdhër ushtrisë: Shkatërrojeni shpejt Iranin!

March 26, 2026
Kronikë për dy të tretat!

Lezha po vajton ikjen e Ulësisë! Karakaçi dhe Nufi shihen në pasqyrë dhe…

March 26, 2026
Shantazhi amerikan për energjinë e shtyn BE-në drejt marrëveshjes për tarifat

Shantazhi amerikan për energjinë e shtyn BE-në drejt marrëveshjes për tarifat

March 26, 2026
“Jam droguar dhe përdhunuar”, rrëfimi tronditës i një të mbijetuare të Jeffrey Epstein

“Jam droguar dhe përdhunuar”, rrëfimi tronditës i një të mbijetuare të Jeffrey Epstein

March 26, 2026
Trump propozon paqe 1-mujore, por Izraeli dhe Irani veprojnë sipas rregullave të tyre

Trump propozon paqe 1-mujore, por Izraeli dhe Irani veprojnë sipas rregullave të tyre

March 26, 2026
AMP aksion në Kapshticë, kapen 6 kg heroinë, dyshohet se janë përfshirë edhe policë

Kapet drogë në doganën e Kapshticës, arrestohet shtetasi grek

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In