• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shifrat/ Sa i pagoi LSI lobuesit e saj amerikane, si rrodhen dollaret drejt Uashingtonit

by Aalison Pearse Stevens
09/09/2016 22:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
 Ja sa i ka paguar Meta lobuesit amerikanë, për vizita në Uashington!

Nga Besar Likmeta

Lëvizja Socialiste për Integrim është treguar e pakursyer në shpenzimet për kompaninë e saj lobuese në Uashington, duke siguruar takime të nivelit të lartë me zyrtarë amerikanë dhe anëtarë të Kongresit.

Të dhënat e siguruara nga BIRN nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA, tregojnë që vetëm gjatë 6 mujorit të parë të vitit 2016, partia Lëvizja Socialiste për Integrim ka shpenzuar 123, 761 USD në favor të kompanisë amerikane të lobimit Global Security and Innovative Strategies, GSIS.

Pagesat e majme për lobuesin amerikan kanë bërë që zëri i llogaritur për konsulenca dhe sondazhe në projektbuxhetin e vitit 2016-të të Lëvizjes Socialiste për Integrim të trefishohet, nga 5 milion lekë në 15 milion lekë, duke zënë 26.1 % të shpenzimeve të deklaruara të partisë.

GSIS është një kompani konsulence me qendër në Uashington D.C., e cila përfshin në mes të partnerëve të saj ish zyrtarë të lartë amerikanë, si ish-kreu i Shërbimit Sekret Mark Sullivan dhe David Aguilar – ish kreu i Departamentit të Doganave dhe Kufirit në SHBA.

Në formularin e saj si agjent i huaj të depozituar me Departamentin të Drejtësisë në SHBA, GSIS ka nënvizuar se e ka “këshilluar LSI-në në lidhje me marrëdhënien e saj me qeverinë e SHBA-së dhe liderët politik të saj, ndërkohë që Republika e Shqipërisë bënte progres me reformën kushtetuese si dhe modernizimin e ekonomisë.”

Kompania amerikane ka siguruar një sërë takimesh për liderin e LSI-së Ilir Meta dhe ministrin e Bujqësisë Edmond Panariti në SHBA.

Të dhënat e Departamenti të Drejtësisë, tregojnë që GSIS e ka asistuar Metën gjatë vizitës së tij në Uashington nga 11 deri në 16 maj, si dhe gjatë një vizite të dytë në periudhën 6-8 qershor. Ndërkohë kompania lobuese amerikane ka siguruar takime në SHBA për Panaritin në datat 12-13 korrik.

GSIS i ka mundësuar kryetarit të LSI-së takime me anëtarë të Kongresit në SHBA, takime me zyrtarë të Departamentit të Drejtësisë dhe të Departamentit të Shtetit.

Me asistencën e GSIS, Meta është takuar me 11 maj me Kryetarin e Komisionit të Ligjeve dhe Procedurave në Kongresin Amerikan, z. Pete Sessions dhe Kryetarin e Komisionit për Sigurinë Kombëtare, z. Michael McCaul.

Sipas një njoftimi për shtyp të zyrës së Kuvendit, gjatë takimit është diskutuar mbi “çështjet dhe prioritetet e sigurisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë, duke theksuar nevojën për përforcimin e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të luftës kundër terrorizmit, me vëmendje të veçantë ndaj krizës së refugjatëve dhe zhvillimeve në rajon dhe lindjen e mesme.”

Gjatë të njëjtës ditë në Uashington, kompania e tij lobuese i ka siguruar kryetarit te LSI-së një takim me kreun e Nënkomisionit për Bujqësinë në Kongresin Amerikan, Robert Aderholt, si dhe me Administratorin e  Shërbimit të Jashtëm në Departamentin e Bujqësisë, Phil Karstings.

Me 12 maj me ndihmën e GSIS, Meta ka drekuar dhe ka mbajtur një fjalim përpara anëtarëve të Qendrës Truman për Politika Kombëtare si dhe është takuar me Asistent Prokurorin e Përgjithshëm, Bruce Swartz.

Vizita e Metës në SHBA ka vazhduar në 13 maj me një ndalesë ne fondacionin “Heritage,” dhe më vonë takime me kongresmenin John Katko. Në të njëjtën ditë ai është takuar me zv/Ndihmës Sekretarin e Shtetit Hyot Lee, si dhe Zv/Sekretarin Alan Bersin nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare.

Meta e ka finalizuar vizitën e tij në SHBA me 16 maj, me një takim me senatorin John Cornyn dhe një fjalim në Institutin për Politka Progresive – edhe ky i fundit i siguruar nga kompania e tij e lobimit.

Kryetari i parlamentit Ilir Meta është rikthyer në Uashington për një vizitë të dytë në datat 6-8 qershor, ku takimet e tij me zyrtarët amerikanë janë ndëmjetësuar përsëri nga GSIS. Gjatë kësaj vizite Meta është takuar me zv/Sekretarin William Brownfiled në Departamentin Amerikan të Shtetit, si dhe me përfaqësuesit tregtarë të SHBA, Timothy Wedding dhe Bill Moller.

Në fund të vizitës së tij të dytë në Uashington brenda një periudhe 1 mujore, Meta ka marrë pjesë në një tryezë të rrumbullakët në universitetin “George Washington”

Ndërkohë, vizita e Panaritit në SHBA është realizuar një muaj më vonë, kur me ndihmën e GSIS në 12-13 korrik ai është takuar me Phil Karstings nga Departamenti i Bujqësisë dhe kongresmenin Robert Aderholt.

PD: kosto zero, zero rezultate

Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ishte e vetmja parti politike shqiptare që ka zgjedhur të angazhojë një kompani lobimi në SHBA gjatë 6 mujorit të parë të këtij viti.

Dokumentet e Departamentit të Drejtësisë tregojnë që edhe kompania Podesta Group është regjistrua si lobist i Partisë Demokratike për periudhën 1 mujore nga 15 marsi në 15 prill, e cila ka përkuar me vizitën e liderit të PD Lulzim Basha në SHBA.

Por ndryshe nga lobisti i LSI-së, Podesta Group nuk ka raportuar pagesa nga Partia Demokratike, dhe aktiviteti i saj në shërbim të klientit ka qenë shumë më i kufizuar.

Sipas formularit si agjenti i huaj të depozituar nga Podesta Group me Departamentin e Drejtësisë, kjo e fundit e ka këshilluar Partinë Demokratike “mbi politikën e jashtme të SHBA-së, si dhe ka informuar zyrtarë të Ekzekutivit mbi zhvillimet në Shqipëri.”

Në këtë drejtim, përfaqësues të Podesta Group kanë dërguar 2 emaile dhe kanë mbajtur dy takime me Ana Makanju dhe Victoria Taylor, nga zyra e Presidentit Barack Obama.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës me 18 mars, kreu i PD-së Lulzim Basha ka deklaruar se Partia Demokratike nuk po paguante për kontratën me Podesta Group.

“Kompania është kompani që e ka mbështetur më parë Shqipërinë dhe do vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në atë që bën. Për këtë kontratë nuk do shpenzojë asnjë shumë,” tha Basha.

“Është një kontratë që nuk ka faturë financiare, por është një angazhim për një çështje parimore si zgjedhjet e lira që nuk i vlejnë vetëm PD, por edhe PS-së,” përfundoi kreu i PD-së./BIRN

Next Post
FIFA hap hetime të reja ndaj Blatterit dhe ish-zyrtarëve të tjerë

FIFA hap hetime të reja ndaj Blatterit dhe ish-zyrtarëve të tjerë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pasuria e Jeffrey Epstein pranon të paguajë deri në 35 milionë dollarë për të mbyllur padinë e të mbijetuarave

Pasuria e Jeffrey Epstein pranon të paguajë deri në 35 milionë dollarë për të mbyllur padinë e të mbijetuarave

February 20, 2026
Mot i qëndrueshëm gjatë ditës së sotme, ulen temperaturat

Moti në fundjavë pa reshje shiu, por me ulje temperaturash

February 20, 2026
FOTO+VIDEO/ Violinisti Elvin Hoxha kap rekordin me dy koncertet e Felix Mendelssohn-it

FOTO+VIDEO/ Violinisti Elvin Hoxha kap rekordin me dy koncertet e Felix Mendelssohn-it

February 20, 2026
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

“Më shumë gjasa ka që të bjerë tërmet sesa të bjerë qeveria”

February 20, 2026
Hetoi Trump dhe Thaçin, kush është Prokurori të cilin Edi Rama quajti “sicario”?

Hetoi Trump dhe Thaçin, kush është Prokurori të cilin Edi Rama quajti “sicario”?

February 20, 2026
FOTO / Rama vijon takimet në SHBA: Në tryezën e Atlantic Council, ku pati interes të lartë për pikëpamjet tona dhe…

FOTO / Rama vijon takimet në SHBA: Në tryezën e Atlantic Council, ku pati interes të lartë për pikëpamjet tona dhe…

February 20, 2026
27-vjetori i masakrës së Reçakut, Kurti: Kjo është ende një plagë e hapur dhe pret për drejtësi

Qeveria “Kurti” miraton dy pr.ligje kyçe, “Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikuar” dhe…

February 20, 2026
50 ditë pa monopatina, kaos në terren, policia vijon sekuestrot, ligji nuk po vjen

Bllokimi i monopatinave, Koçiu: Po punojmë për ligjin, për ne ka rëndësi siguria dhe jeta e qytetarëve

February 20, 2026
Gëlon rrjeti! Bebe Rexha puthje në buzë me një të moshuar dhe mesazh “provokues” për shqiptarët

Gëlon rrjeti! Bebe Rexha puthje në buzë me një të moshuar dhe mesazh “provokues” për shqiptarët

February 20, 2026
Në kërkim prej nëntorit, Ylli Zallës i zbulohen sërish armë! Dyshohet se furnizoi autorët e atentatit të Rinasit

Në kërkim prej nëntorit, Ylli Zallës i zbulohen sërish armë! Dyshohet se furnizoi autorët e atentatit të Rinasit

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In