Procesi i votimit është mbyllur prej rreth dy orësh në të gjitha Qendrat e Votimit për Bashkinë Vlorë duke arritur nje rezultat teper te mire dhe duke konfirmuar kryetarin aktual të Bashkië të Vlorës, Dritan Leli dhe Partinë Socialiste.
Nga shifrat paraprake, në Qendrat e Votimit të Bashkisë Vlorë kanë marrë pjesë në zgjedhje 33.045 votues, në një kohë që në zgjedhjet e vitit 2015, Dritan Leli mori 32.254 vota.
Në zgjedhjet e vitit 2015 Partia Socialiste kishte pjesë te koalicionit të saj dy parti të rëndësishme për Vlorën si LSI dhe PDIU.











