• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shifrat/ Projektet e rijetëzimit dhe shpallja e qendrave historike, nxit investimet në turizëm e trashëgimi

by Java News
25/08/2017 17:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Projektet e rijetëzimit dhe shpallja e Qendrave Historike të mbrojtura kanë shënuar një bum të investimeve  nga individët në banesat e tyre private si dhe nga biznesi, sidomos gjatë vitit 2017.

Bazuar në analizën katër vjeçare të KKR-së, vetëm në pjesën e parë të vitit 2017 janë miratuar 104 vendime  për projektet e restaurimit, nga të cilat 48 kanë qenë për banesa private dhe 56 për biznese.

Nga zero vendime të marra për projekte të tilla në vitin 2013,  gjatë këtyre viteve në total nga KKR janë miratuar 292 vendime për restaurim të banesave private apo atyre për qëllime biznesi.

Interesi i rritur për të investuar në trashëgimi ka ardhur pas impaktit që kanë dhënë investimet e bëra në qytete të ndryshme të vendit si ato në restaurime dhe rijetëzim, por edhe për shkak të transformimit përmes Rilindjes Urbane.  Kjo tendencë në rritje vihet re edhe në qytete më të vogla apo fshatra “të harruar’, të cilët për herë të parë pas braktisjes masive të këtyre viteve po njohin kthimin e vëmendjes për investim, si Rehova në Kolonjë, Bënja në Përmet etj.

Rijetëzimi i banesave private në hotele  në këto 4 vite është një tendencë pa kthim që konfirmon rritjen e turizmit dhe të interesit për turizmin kulturor.

Në fakt kjo ka qenë edhe motoja e Ministrisë së Kulturës në këto katër vjet, duke investuar për ta kthyer trashëgiminë në një motor të fuqishëm të zhvillimit ekonomik në ato zona që e kanë atë, duke nxitur rijetëzimin e tyre.

Vetëm para pak kohësh vende të mrekullueshme por shpesh të panjohura nga të gjithë, për vlerat që ato mbartin si Bënja, Rehova, Thethi, qendra e vjetër e qytetit të Përmetit etj kanë marrë statusin e Qendrave Historike të mbrojtura. /ma.me

Next Post
FOTOT/ Kylie Jenner pozon nudo si asnjëherë më parë

FOTOT/ Kylie Jenner pozon nudo si asnjëherë më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK jep pretencën në GJKKO, dënimet që kërkon për Emiljano Shullazin dhe Lulzim Berishën

SPAK jep pretencën në GJKKO, dënimet që kërkon për Emiljano Shullazin dhe Lulzim Berishën

November 9, 2026
pellumb karameta

Sali, me sharje dhe mallkime nuk vjen në pushtet

November 9, 2026
Çështja “Partizani”, ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO për të dëshmuar

Çështja “Partizani”, ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO për të dëshmuar

November 9, 2026
Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

November 9, 2026
Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

November 9, 2026
Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

November 9, 2026
Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

November 9, 2026
Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

November 9, 2026
Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

November 9, 2026
Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In