• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Shifrat pë dy mujorin e parë: Eksportet pësojnë një rënie prej 6.1 %

by Java News
29/03/2016 13:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ulja e çmimeve të naftës e mineraleve dhe dalja nga tregu e Kurum zhysin eksportet shqiptare. Shpresa kthehet sërish te industria me material porositësi, që si avantazh kryesor ka krahun e lirë të fuqisë punëtore. Struktura aktuale e eksporteve, të varura nga krahu i lire i punës dhe konjuktura ndërkombëtare e çmimeve nuk premton asgjë pozitive të paktën për këtë vit…

2Dy muajt e parë të këtij viti kanë qenë tepër të dobët për eksportet shqiptare. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, për periudhën janar-shkurt 2016, shitjet jashtë vendit arritën në gati 34 miliardë lekë, me një rënie prej 6.1% në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Efektin kryesor në këtë rënie e kanë shënuar “mineralet lëndët djegëse dhe energjia”, por dhe grupet e tjera, me përjashtim të tekstile e këpucë dhe produkteve ushqimore.
Eksportet e tekstile e këpucëve janë grupi që po shënon ecurinë më të mirë në këto muaj të parë të vitit. Ky grup u rrit me 20%, duke përmirësuar ndjeshëm ecurinë në raport me vitin e kaluar. Industria me material porositësi është kthyer sërish në sektorin më të rëndësishëm të eksporteve shqiptare, me 51% të totalit, një rritje e ndjeshmë në raport me vitin e kaluar, kur zinin 40%. Gjithsesi, industria me material porositësi, si avantazh kryesor ka krahun e lirë të fuqisë punëtore dhe rritja e kostove rrezikon ta bëjë dhe këtë sektor jo konkurrues në afatin e mesëm.

1Grupi i “minerale, lëndë djegëse dhe energji”, që deri në fund të 2014-s udhëhoqi rritjen e eksporteve dhe u bë më i eksportuari, me gati 40% të totalit, është tkurrur ndjeshëm në muajt e parë të 2016-s, duke vijuar tendencën rënëse për të dytin vit radhazi. Sektori është tepër i varur nga konjuktura ndërkombëtare. Rënia e çmimeve të naftës dhe mineraleve e ka prekur ndjeshëm industrinë nxjerrëse. Ky grup ra me 47%, në vetëm 4.3 miliardë lekë, duke përbërë vetëm 13% të totalit të eksporteve. Ecuria pritet e dobët, përsa kohë që nafta (Bankers Petroleum është kompania me ndikimin kryesor) do të vijojë të jetë afër 40 dollarëve për fuçi në tregjet ndërkombëtare.

3Grupi tjetër më i madh, ai i metaleve dhe materialeve të ndërtimit ka rënë me 28% për dy mujorin, në 4.1 miliardë lekë. Në shkurt Kurum, prodhuesi më i madh i metaleve në vend dhe eksportuesi i dytë më i madh pas Bankers shpalli falimentin.
Eksportet e “pije, ushqime e duhan” vijuan tendencën pozitive, duke u rritur me 38% në 3.1 miliardë lekë, ndonëse mbeten të ulëta për të kompensuar rënien e grupeve të mëdha.

Në renie, me 25%, janë eksportet e “makineri pajisje e pjesë këmbimi”, që vitin e kaluar shënuan një lulëzim të vërtetë. Edhe prodhimet e drurit dhe letrës, edhe ky një grup pozitiv deri në pjesën e parë të 2015 kanë qenë me rënie 7.5%. Struktura aktuale e eksporteve, të varura nga krahu I lire i punës dhe konjuktura ndërkombëtare e çmimeve nuk premton asgjë pozitive të paktën për këtë vit.

Monitor

Next Post

Koburja e Strazimirit dhe problemet e subkoshiencës së opozitës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

August 29, 2026
Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

August 29, 2026
Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

August 29, 2026
Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

August 29, 2026
U vetëplagos me armë zjarri në banesën e tij, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

Vau i Dejës/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona (EMRAT)

August 29, 2026
Egjipt dhe Itali bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme: Të mbrohet liria e lundrimit

Egjipt dhe Itali bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme: Të mbrohet liria e lundrimit

August 29, 2026
Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

August 29, 2026
“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

August 29, 2026
EMRAT / Zbardhet konflikti me thika në Korçë, 10 të arrestuar dhe një në kërkim

Konflikt në Korçë/ Dy persona të plagosur, dyshohet se u përplasën me lopata dhe mjete të forta

August 29, 2026
“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

August 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com