• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Shifrat në rritje të turizmit: 33% turistë të huaj më shumë gjatë vitit 2016

by S M
29/12/2016 09:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

tabeleNumri i të huajve që zgjodhën Shqipërinë për qëllime turistike u rrit me 33 për qind në tremujorin tretë të vitit 2016 në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas të dhënave të INSTAT mbi 1.5 milionë persona e vizituan Shqipërinë për qëllime të pastra turistike.

Rritjen e vizitoreve të huaj e kanë pranuar edhe operatoret hotelier, të cilat pohuan se kjo tendencë po nxitet nga pasiguritë që po shfaq Turqia.

Oferta turistike e destinuar për Turqinë u shpërnda në vende të tjera, ku shihet se përfituese ka qenë edhe vendi ynë, raporton Monitor.

Rritje të fortë me 165 për qind kanë pësuar edhe turistët ditore, numri i të cilëve në tremujorin e tretë arriti në 251 mijë nga pak më shumë se 95 mijë që ishin në të njëjtën periudhë të një viti më parë.  Shqipëria është përfshirë në guidat ballkanike, të cilat kanë rritur vizitat në grupe të turistëve të huaj që shihen gjithnjë e më shpesh në Tiranë.

Rritje kanë pësuar edhe udhëtimet për qëllime biznesi me 46 për qind të cilat janë nxitur nga organizmi i konferencës së NATO-s dhe të Rrjetit Rajonal të Transportit (SETTO), të cilën e kryeson Shqipëri këtë vit.

Të dhënat e INSTAT tregojnë për një rënie të udhëtimeve për të vizituar miqtë dhe te afërmit, me 24 %. Gjithashtu rënie kanë pësuar edhe udhëtimet për trajtim shëndetësor me 15%, vizitat për qëllim fetare kanë pësuar ulje me mbi 57 për qind dhe udhëtarët transit kanë pësuar ulje me 27%.

Hyrjet e shtetasve të huaj sipas mënyrës së udhëtimit në rrugë tokësore zënë peshën më të madhe me 86,5 %, ndërsa hyrjet në rrugë ajrore dhe detare zënë respektivisht 7,1 % dhe 6,5 %.

Volumi i madhe i hyrjeve në rrugë tokësore i dedikohet pushuesve nga Kosova të cilat hyjnë nga pikat kufitare e Morinës nëpërmjet rrugës së Kombit duke u zbrazur me tej në të gjithë bregdetin e vendit.

Në Shqipëri, në total, numri i shtetasve  të huaj që hyjnë për qëllime personale në këtë tremujor është 2.379.503 shtetas dhe përbëjnë 99,3 % të numrit gjithsej të hyrjeve të shtetasve të huaj. Këtu përfshihen vizitat për pushime, vizita te të afërm dhe miq, vizita shëndetësore, fetare etj. Krahasuar  me tremujorin e tretë 2015, numri i shtetasve për qëllime  personale është rritur 19,4 %.

Shtetasit të huaj për qëllime biznesi përbëjnë  0,7 % e hyrjeve të shtetasve të huaj.

Në këtë tremujor, numri i shtetasve të huaj që vizitojnë Shqipërinë nga rajoni i Evropës është 2.242.531 dhe përbëjnë 93,6 % të numrit gjithsej të shtetasve të huaj. Numri i shtetasve  nga vendet e Evropës Perëndimore është 115.118 shtetas, krahasuar me tremujorin e tretë 2015 është ulur 16,5 % ndërsa numri i shtetasve të ardhur nga vendet e Evropës Jugore është 1.917.334 dhe është rritur me 32,3 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Next Post
Veliaj zbulon intrigën e Nishanit në OKB për këndin e lojërave  dhe “shuplakën” që mori si përgjigje

Veliaj zbulon intrigën e Nishanit në OKB për këndin e lojërave dhe “shuplakën” që mori si përgjigje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

March 1, 2026
Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

March 1, 2026
Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

March 1, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Opozita iraniane shpall qeverinë e përkohshme: A është Shqipëria, një cak i sulmeve të Iranit?

March 1, 2026
Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

March 1, 2026
Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

March 1, 2026
Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

March 1, 2026
“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

March 1, 2026
“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In