Një fluks i vërtetë me udhëtarë që hyjnë dhe dalin në pikat e kalimit kufitar që lidhin me Greqinë, me afrimin e Vitit të Ri.
Gjatë 24 orëve të fundit, nga Policia Kufitare e Kakavijës, janë përpunuar një numër prej 11097 shtetasish në hyrje-dalje.
Prej tyre 6989 kanë qenë në hyrje dhe 4108 të tjerë në dalje.
Ndërkohë, në Pikën e Kalimit Kufitar në Kapshticë kanë hyrë 4900 persona dhe kanë dalë 3779 shtetas.
Aktualisht në Kapshticë po punohet me shtatë sportele.
/a.r