• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Shifrat e turizmit, Shqipëria shton kapacitetet akomoduese

by A R
03/09/2019 08:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë turistë, duke u shndërruar në një nga destinacionet në zhvillim në industrinë e turizmit. Për t’ju përgjigjur kërkesës së shtuar, të dhënat nga INSTAT tregojnë së është rritur numri i investimeve në hoteleri, që pritet të shtojë kapacitetet akomoduese.

Në gjashtë muajt e parë të vitit, lejet e ndërtimit të hoteleve u rritën me 22% si numër, ndërsa si sipërfaqe, ndërtimi u rrit me disafish në krahasim me të njëjtën periudhë një vit më parë.

Vetëm gjatë tremujorit të dytë të këtij viti janë dhënë 11 leje ndërtimi, me sipërfaqe totale prej 25 mijë metra katrorë, me një sipërfaqe mesatare prej 2200 metra për hotel. Në tremujorin e parë të 2019-s, u dhanë 28 leje ndërtimi për hotel, me sipërfaqeje në total që i kalonte 286 mijë metra katrorë, duke shënuar një numër dhe sipërfaqe rekord.

Prej 2015-s janë dhënë më shumë se 180 leje ndërtimi për hotele në të gjithë vendin.

Muajt e fundit është rritur interesi për të investuar në sektorin e hotelerisë. Shqipëria renditet e fundit në Europë dhe rajon për numrin e strukturave akomoduese.

Sipas të dhënave të INSTAT, në 2018 numëroheshin 38 mijë shtretër, duke u renditur të fundit e rajonit, shkruan ‘monitor’.

Në Mal të Zi, në 2018-n kishte 43 mijë shtretër, që ofroheshin për akomodimin e turistëve, ndjekur nga Islanda dhe Malta me 45 mijë, Maqedonia e Veriut me 48 mijë.

Franca dhe Italia mbajnë rekord për numrin e strukturave akomoduese me përkatësisht 5 milionë e 112 mijë dhe 5 milionë e 107 mijë shtretër. Të ndjekur nga Anglia dhe Spanja, me 3.9 dhe 3.6 milionë shtretër.

Në Greqi dhe Kroaci, vendet ballkanike ku industria e turizmit është mjaft e zhvilluar, numri i shtretërve që ofrohet për turistët i kalon 1 milion.

/a.r

Next Post
Shkarkimi i Metës, tetë institucione japin qindra faqe me informacion

Komisioni hetimor për Presidentin, Meta duhet të dëshmojë brenda javës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

October 2, 2026
Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

October 2, 2026
Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

October 2, 2026
Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

October 2, 2026
Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

October 2, 2026
Trump: Evropa do të lirojë rezerva të mëdha nafte -

Trump kundër Gjykatës Penale Ndërkombëtare! Nga urdhrat ndaj Netanyahut te thirrja për tërheqjen e shteteve, çfarë rrezikon ICC-ja

October 2, 2026
Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

October 2, 2026
Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

October 2, 2026
Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

October 2, 2026
Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com