• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Shifra kolosale, BSH humbi 115 mln euro nga zhvlerësimi i monedhës evropiane

by Java News
06/04/2018 12:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banka e Shqipërisë ka raportuar në bilancin e saj vjetor të 2017-s, një humbje totale prej rreth 15 miliardë lekësh, apo gati 115 milionë euro, nga rreth 4 milionë euro që ishte humbja vitin e mëparshëm.

Kjo humbje tepër e lartë ka ardhur tërësisht nga ndryshimet e kursit të këmbimit, teksa si rrjedhojë e nënçmimit të ndjeshëm të euros dhe dollarit ndaj monedhës vendase, Banka e Shqipërisë ka parë një zhvlerësim të rezervave të saj që mban në këto dy monedha.

Sipas shënimeve në bilanc, “Rezerva e rivlerësimit rezulton nga fitimi/(humbja) neto nga ndryshimi në vlerën e drejtë të arit monetar  dhe fitimet/(humbjet) neto nga këmbimet valutore, të cilat njihen fillimisht në fitim ose humbje dhe pastaj transferohen në rezervën e rivlerësimit. Rënia e rezervës së rivlerësimit me 15,247 milionë lekë është rezultat i zhvlerësimit të monedhave të huaja, dhe kryesisht të USD dhe Euro përkundrejt Lekut”.

Gjatë vitit 2017, euro u këmbye mesatarisht me 134.1 lekë, nga 137.4 lekë vitin e mëparshëm, me një nënçmim prej 2.4%. Edhe dollari ra nga 124 lekë në 119 lekë, duke u zhvlerësuar me 4.1%.

Banka e Shqipërisë kishte në fund të vitit 2017 gati 3 miliardë euro si rezerva valutore, të cilat janë të mjaftueshme për të financuar më shumë se 7 muaj importe. Në krahasim me një vit më parë, rritja e rezervës valutore ka qenë 1.69%, nga 2.25% një vit më parë.
Banka e mban rezervën e saj në valutë (kryesisht euro dhe dollarë), ar dhe një pjesë në SDR (monedha e Fondit Monetar Ndërkombëtar).

Si ar monetar, Banka e Shqipërisë kishte rezervë në fund të vitit 2017 rreth 7.3 miliardë lekë, ose 55 milionë euro, ose rreth 2% e rezervave, teksa pjesa më e madhe e rezervave mbahet në euro dhe dollarë.

Në total, për vitin 2017, Banka e Shqipërisë raportoi të ardhura nga interesat prej 2.7 miliardë lekë, nga 2.5 miliardë lekë vitin e mëparshëm. Edhe të ardhurat neto ishin me rritje, por gjithsesi rënia e fortë e valutave, që zhvlerësuan rezervat valutore, bëri që banka të rezultojë  me një humbje tepër të lartë. /Monitor/a.m.

Next Post
VIDEO/ Rama: Jam njeriu më i painteresuar për të vënë taksa, por…

VIDEO/ Rama: Jam njeriu më i painteresuar për të vënë taksa, por...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In