• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shifra alarmante, 15% e të rinjve preken nga infarkti akut! Kardiologu: Të rinjtë, më shumë spazma koronare, enë të dëmtuara dhe fenomene embolike

by A. Q
24/09/2026 17:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tashmë infarkti akut i miokardit në persona shumë të rinj është bërë fatkeqësisht shumë i shpeshtë. Mjekët e konfirmojnë.

Në klinikat  kardiologjisë së QSUT, po shihen gjithnjë e më shumë të rinj që zënë shtretërit.

“10–15% e të gjithë të sëmurëve me infarkt përbëjnë këto mosha të reja, nën moshën 45 vjeç, një shifër që sa vjen dhe shtohet. Ka studime që shkojnë deri në 25%, në varësi edhe të popullatës”, u shpreh kardiologu.

Kardiologu Naltin Shuka tregon së ndryshe nga popullata e përgjithshme, tek të rinjtë faktorët e rrezikut janë pak më specifik.

“Por është e vërtetë, në moshat e reja dominojnë, për shembull, te arteriet e zemrës, spazmat koronare; dominojnë fenomenet embolike, fenomene që kanë të bëjnë me tromboza për shkaqe të ndryshme, edhe hereditare, të trashëgueshme. Fenomenet e anomalive koronare, pra enët e gjakut të zemrës që kanë anomali koronare, sigurisht që do të shprehen në një moshë më të re dhe mund të çojnë deri në infarkt”, tha Shuka.

Duke qenë të rinj, neglizhencën e shoqërojnë me fjalinë “nuk kam asgjë” por dr. Shuka tregon  shenjat që duhet të na vënë në lëvizje.

“Çdo dhimbje e gjoksit nuk duhet neglizhuar. Çdo shenjë e papritur, për shembull, edhe një vështirësi në frymëmarrje te një person i moshës së re, që nuk pritet t’i ndodhë, duhet të paraqitet te mjeku. Duhet të paraqitet patjetër në urgjencë”, tha ai.

Ka raste që një infarkt i zemrës nuk arrin në kohë në spital por mjekët sqarojnë se  kapja në kohë është përmirësuar.

“Te Qendra Spitalore Universitare është 24 orë që ofrojmë shërbim urgjence, 24 orë, shtatë ditë të javës. Po tashmë edhe në shërbimin e kardiologjisë në Memorial ka ditë të caktuara, tre ditë në javë, që ofrojnë shërbim urgjence. Sepse, në qoftë se flasim për infarkte, duhet të ofrosh shërbim urgjence”, theksoi kardiologu.

Zemra po sëmuret herët tek të rinjtë dhe përveç impaktit që ka mënyra se si ata jetojnë nuk duhet harruar edhe trashëgimia ku nëse një person i familjes është prekur më herët në moshë të re, rreziku tek pasardhësit shumëfishohet.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…

Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…

November 24, 2026
Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

November 24, 2026
Vance hedh poshtë zërat se SHBA u tërhoq: Administrata e Trump është optimiste për negociatat për paqe në Ukrainë

Zv/presidenti amerikan JD Vance nën hetim, dyshohet se favorizoi donatorin politik në dhënien e një kontrate për naftën venezueliane!

November 24, 2026
“Siguria kibernetike globale është në pikën më të ulët”- Pedagogia: Inteligjenca Artificiale ka sjellë sulme intensive në pak kohë!

“Siguria kibernetike globale është në pikën më të ulët”- Pedagogia: Inteligjenca Artificiale ka sjellë sulme intensive në pak kohë!

November 24, 2026
Sulm kibernetik ndaj CIA-s dhe inteligjencës amerikane, ekspozohen disa informacione!

Sulm kibernetik ndaj CIA-s dhe inteligjencës amerikane, ekspozohen disa informacione!

November 24, 2026
Cristian Shpendi shkatërrues, shkëlqen me “tripletë” ndaj Ascolit!

Cristian Shpendi shkatërrues, shkëlqen me “tripletë” ndaj Ascolit!

November 24, 2026
Zogaj: Spiropali e ka bërë skanerin e partisë së vet, nuk ka dashur konfrontim me Ramën!

Zogaj: Spiropali e ka bërë skanerin e partisë së vet, nuk ka dashur konfrontim me Ramën!

November 24, 2026
Një akt paqeje në familje, Victoria Beckham i dorëzon të birit Brooklyn të drejtat e markës tregtare të emrit të tij!

Një akt paqeje në familje, Victoria Beckham i dorëzon të birit Brooklyn të drejtat e markës tregtare të emrit të tij!

November 24, 2026
Avaria në nënstacionin elektrik, Pogradeci dhe Buçimasi mbeten pa energji elektrike për dy orë! (VIDEO)

Avaria në nënstacionin elektrik, Pogradeci dhe Buçimasi mbeten pa energji elektrike për dy orë! (VIDEO)

November 24, 2026
Panik në ajër, avioni me shqiptarë në bord pëson defekt gjatë fluturimit për në Tiranë! Kthehet me urgjencë në Londër, rrëfimi i pasagjerit

Lufta hibride? Kaos në qiellin britanik, bllokohen lokalizuesit për 140 avionë pasagjerësh në një ditë!

November 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In