• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shifra 430 mln euro si karriget e Pallatit të Kongreseve”/ Ironia e Ballukut “nxeh” Tabakun: Me 7×7= 42 shkoi njëri në burg…!

by Java News
21/02/2022 18:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbledhja e pasdites së sotme në Komisionin Hetimor u zhvillua me debate mes kryetares së Komisionit Jorida Tabaku dhe ministres Belinda Balluku. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë rrëzoi pretendimet e opozitës se janë 430 milionë euro të dhëna deri mw tani, duke e cilësuar si një shifër abstrakte, pra që nuk ekzistojnë.

“430 milionëshi është një abstragim i juaji. E nderuar znja Tabaku nëse ju, unë personalisht kam respekt për ju, e punën që bëni, në këtë rast shkon si puna e karrigeve të Pallatit të Kongreseve që morët 5 mijë veta për 2 mijë karrige.  Zonja Tabaku ju merrni përsipër me qetësi olimpike të dilni para popullit shqiptar dhe të flsini për 430 milionë sikur i keni të kapura me vjedhje, me presh në dorë, ndërkohë që ju abstragoni, kjo histori shkon se sikur te ato dy mijë karrige të fusni 15 mijë veta tani (Në Pallatin e Kongreseve)”, tha Balluku.

Ministrja hodhi poshtë se kontrata për Impiantin e Trajtimit të Mbejtjeve është amenduar. Më tej ajo theksoi se “impianti do do të dorëzohet pas 60 muajsh si është vendosur në kontratë, nuk ka asgjë të jashtëligjshme këtu për t’u shqetësuar…Projekti është në fazën e ndërtimit dhe të operimit…Kjo kontratë do të përfundojë brenda parashikimeve dhe është në përputhshmëri me kontratën e firmosura me të dyja palët”.

Balluku theksoi se “Mënyra se si abstragoni për dëmin ekonomik 430 milionë euro në landfillin e Tiranës nuk ka asnjë lidhje, si zonjë që jeni ju nuk merrni përsipër një gjë të tillë.  Gjithçka është zbatuar me përpikëri, Dalja në treg duhet të  Komisioni hetimor duhet të hetojë dhe jo të dalë në konkluzione. Merrni përgjigjen time më pas dilni në konkluzione. Nuk përdorim instrumente jashtëligjor për ushtruar presione. Nëse i marrim shifrat deri më janë dhënë 4,48 mld ose 37 milionë euro janë dhënë, 21 mln euro qeveria dhe 16 milionë bashkia. Kështu që 430 milionë i euro as nuk ekziston dhe as nuk del”.

Pjesë nga diskutimet:

Ministrja Balluku: Me gjithë respektin për të gjithë punën dhe analizën që ju bëni, kjo shkon si puna e karrigeve të Pallatit të Kongreseve që morën 5 mijë veta për 2 mijë karrige.

Jorida Tabaku: Kolegë me qetësi të përgjigjet ministrja. Se me këtë 7×70 42 ka shkuar njëri në burg, të shohim nëse kjo 7×7 42 do të çojë ndonjë tjetër në burg. Po zonja ministre.

Belinda Balluku: Zonja Tabaku nëse ju me qetësi olimpike merrni përgjegjësi të dilnin përpara popullit shqiptar dhe të flisni për 430 milionë, në një mënyrë që këto i keni të kapura me presh vjedhjeje, ku ndërkohë është një abstragim. Sot për herë të parë e kuptova se ku abstragoni.

Jorida Tabaku: S’ka lidhje me atë që thashë se keni kuptuar.

Belinda Balluku: Mos e shtypni atë mikrofonin se e keni në dorë. Kjo histori shkon sikur te ato 2 mijë karriget të fusnin 15 mijë veta tani.

Jorida Tabaku: Ju lutem ta dëgjojmë zonjën ministre. Këtë gjë që tha ministrja do ta dëgjojmë shumë herë deri nesër se erdhi mesazhi.

Belinda Balluku: Sa për mesazhe të gjithë me telefona në dorë jemi, unë pak më pak se të tjerët.

Zonja Tabaku mënyra si ju abstragoni për dëmin ekonomik në landfillin e Tiranës nuk ka asnjë lidhje. Është një non-sens i madh dhe realisht si zonjë që jeni ju nuk mund të dilni përpara popullit shqiptar dhe të merrni mbi supe këtë lloj abstragimi me 430 milionë euro, ndërkohë që nuk dalin askund këto llogari pasi nuk ekzistojnë paratë./m.j

Next Post
Kriza Ukrainë-Rusi/ BE: Po punojmë për më të mirën, po përgatitemi për më të keqen

Kriza Ukrainë-Rusi/ BE: Po punojmë për më të mirën, po përgatitemi për më të keqen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestimi i Maduros, BBC ndalon përdorimin e fjalës “rrëmbim”

Maduro reagon për herë të parë pas burgosjes në SHBA: Jam mirë, qëndroj i fortë

March 30, 2026
Rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së në dekadën e fundit

Rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së në dekadën e fundit

March 30, 2026
Khamenei falënderon Irakun për mbështetjen: Vend mik kundër agresionit

Khamenei falënderon Irakun për mbështetjen: Vend mik kundër agresionit

March 30, 2026
Lufta në Iran hyn në javën e pestë, nafta i kalon 115 dollarë për fuçi. Trump: Po shqyrtojmë pushtimin e ishullit Kharg

Lufta në Iran hyn në javën e pestë, nafta i kalon 115 dollarë për fuçi. Trump: Po shqyrtojmë pushtimin e ishullit Kharg

March 30, 2026
Tërmeti 3.8 ballë zgjon Shqipërinë, lëkundje të forta mes Lushnjës dhe Elbasanit

Tërmeti 3.8 ballë zgjon Shqipërinë, lëkundje të forta mes Lushnjës dhe Elbasanit

March 30, 2026
Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In