• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kriza Ukrainë-Rusi/ BE: Po punojmë për më të mirën, po përgatitemi për më të keqen

by
21/02/2022 18:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkimi Evropian po luan të gjitha gurët për gjetjen e një zgjidhjeje diplomatike për të evituar luftën në kufijtë e Ukrainës.

“Ne po punojmë për më të mirën, por po përgatitemi për më të keqen”.

Ky ka qenë mesazhi i ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian të mbledhur në Bruksel, duke filluar nga vendet baltike, që tashmë flasin edhe për një pushtim gradual të Bjellorusisë.

“Ne nuk duhet të presim për një sulm,ushtarak. Mund t’ju them se Ukraina është tashmë e sulmuar. Së pari ekonomikisht, pasi vendi po përballet me sfida të mëdha të imponuara nga Rusia. Për mos të përmendur fushatën e terrorit që po bëhet nga presioni i ushtruar nga Rusia që ka rrethuar vendin. Gjithashtu ne duhet të flasim edhe për operacionet në Bjellorusi. Ne dëgjuam dje, që ushtria ruse do të qëndrojë në Bjellorusi për një afat të papërcaktuar. Kjo ndryshon situatën jo vetëm për Ukrainën dhe Bjellorusinë, por edhe për BE-në, NATO-n, vendet baltike dhe Poloninë”, ka thënë ministri i Punëve të Jashtme të Lituanisë Gabrielius Landsbergis.

Ndërkaq ministrja e punëve të jashtme të Estonisë, Eva-Maria Limets është shprehur se është e rëndësishme që të gjithë të kenë një qëndrim të fortë ndaj Rusisë dhe sanksione të forta nëse Rusia bën një tjetër sulm ushtarak ndaj Ukrainës.

“Është shumë e rëndësishme që të kemi një qëndrim të fortë ndaj Rusisë dhe sanksione të forta nëse Rusia bën një tjetër sulm ushtarak ndaj Ukrainës. Kjo luftë ka vazhduar tashmë prej më shumë se 8 vjetësh dhe ne duhet të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën me marrëveshjen e associmit dhe një perspektivë të qartë europiane”, ka thënë ajo.

Në kuadër të situatës mes Rusisë dhe Ukrainës, ministri i Punëve të Jashtme të Letonisë, Edgar Rinkevics është shprehur se ajo që ndodh në Dombask është qartësisht përgjegjësi e Rusisë, ashtu siç ështê vendimi për kohëzgjatjen e trupave ruse në Bjellorusi.:

“ Ajo që po ndodh në Dombask është qartësisht përgjegjësi e Rusisë, ashtu siç është vendimi për kohëzgjatjen e trupave ruse në Bjellorusi. Kjo tregon qartë, se nga fjalët duhet të fillojmë të aprovojmë aksione të vërteta. Edhe pse ndoshta nuk biem dakord me paketën e sanksioneve për Rusinë, ne duhet të fillojmë aksionet në nivelin juridik dhe politik nëse situate përkeqësohet”.

Pekka Haavisto, ministër i Punëve të Jashtme të Finlandës ka theksuar se është e rëndësishme se në të gjithë këtë situatë BE duket të qëndrojë e bashkuar dhe të tregojë solidaritet ndaj Ukrainës.

“Është shumë e rëndësishme, që Bashkimi Evropian të tregojë solidaritet ndaj Ukrainës në këtë moment kritik. Ne presim që diplomacia të funksionojë. Presidenti francez Emanuel Macron nuk ka kursyer telefonatat diplomatike dje dhe përpjekje të tjera janë në vijim. Përndryshe Bashkimi Europian është i përgatitur për sanksione të rrepta ndaj Rusisë në rast se Rusia sulmon Ukrainën”, ka thënë ai.

Ndërkaq nëse Rusia do të ndjekë rrugën e konfliktit, Jeppe Koofod, ministër i punëve të jashtme të Danimarkës ka theksuar se sanksionet ndaj saj tashmë janë gati.

‘Ne nuk duhet të krijojmë asnjë dyshim, që jemi gati t’i përgjigjemi Rusisë me sanksionet më shkatërruese që janë parë ndonjëherë kundër Rusisë, nëse ata zgjedhin të rrugën e një konflikti të dhunshëm. Ne shpresojmë dhe më të mirën, jo për luftë. Por ne përgatitemi për më të keqen nëse Vladimir Poutine vazhdon provokimet dhe injorimin e diplomacisë”.

Për ministren e Jashtme të Rumanisë, Bogdan Aurescu, takimi mes Putin dhe Biden është shpresë për zgjidhjen e ngërçit.

“ Samiti midis presidentit amerikan, Joe Biden dhe presidentit rus, Vladimir Putin krijon pak shpresë. Por njëkohësisht, çdolloj diskutimi për zgjidhjen e këtij konflikti duhet të bëhet përmes respektimit të ligjit ndërkombëtar dhe parametrave të arkitekturës evropiane të sigurisë”

Edhe për vendet e Bashkimit Europian që janë më shumë të varura nga gazi, nafta dhe lëndët e para ruse, si Gjermania apo Italia po shtojnë presionin ndaj Rusisë, duke konsideruar edhe ndalimin e mundshëm të gazsjellësit Nord Stream, edhe pse këto sanksione nëse aprovohen shkojnë njëkohësisht kundër interesave të tyre.

Për ministren e Jashme gjermane Annalena Baerbock, zhvillimet e orëve të fundit nga Rusia po cënojnë armëpushimit.

“ Atë që po shohim si provokime në 72 orët e fundit janë vërtet shqetësuese. Armëpushimi po cënohet sërish e sërish. Nuk ka vetëm të shtëna, por jeta e civilëve është tashmë në rrezik. Furnizimi me ujë dhe sistemi energjitik janë dëmtuar. Ndaj apeli im urgjent për Rusinë është se e po presim për ju çdo orë, çdo moment. Situata e sigurisë nê Ukrainë është në duart tuaja”.

Ndërkohë që në fjalën e tij në lidhje me këtë situatë, ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio, ka theksuar se në këtë situatë ajo që ëhstë e rëndësishme është që të zgjidhet në mënyrë diplomatike.

‘Po ndjekim me tepër shqetësim operacionet ushtarake ruse në kufi me Ukrainën. Shpresojmë që këto të pakësohen, në mënyrë që të ulen tensionet dhe të bëjmë të mbizotërojë zgjidhja diplomatike. Ne duhet të evitojmë një luftë, që do të kishte efekte shkatërruese për Evropën dhe roli i OSBE në terren është thelbësor, pasi vëzhguesit monitorojnë provokime që mund ta ndezin konfliktin”.

Ministrat e jashtëm të Bashkimit kanë aprovuar gjatë këtij takimi një ndihmë emergjente makro-financiare prej 1.2 miliardë eurosh në formën e kredive për t’i ardhur në ndihmë krizës akute të stabilitetit në Ukrainë dhe forcimit të qëndrueshmërisë së vendit.

/b.h

Next Post
COVID-19/ Regjistrohen 85 raste të reja dhe 6 humbje jete në 24 orë në Shqipëri

COVID-19/ Regjistrohen 85 raste të reja dhe 6 humbje jete në 24 orë në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Fol edhe tre minuta”, debat i ashpër Mziu-Mazniku për Reformën Territoriale

“Fol edhe tre minuta”, debat i ashpër Mziu-Mazniku për Reformën Territoriale

May 22, 2026
Mungesa e tregut / Zv.ministri: Fermerët shqiptarë duhet të bashkohen, kështu bëhen faktor

Skema kombëtare për vitin 2026/ Nisin aplikimet për subvencionimin e fermerëve, afatet dhe kriteret

May 22, 2026
Digjet nga zjarri një sipërfaqe me shkurre dhe ullinj në Hoshtimë të Vlorës, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Digjet nga zjarri një sipërfaqe me shkurre dhe ullinj në Hoshtimë të Vlorës, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

May 22, 2026
Një fjalim i palexuar i Berishës

Një fjalim i palexuar i Berishës

May 22, 2026
Aktivistët e flotilës drejt Gazës akuzojnë Izraelin për tortura, përfshirë edhe përdhunime

Aktivistët e flotilës drejt Gazës akuzojnë Izraelin për tortura, përfshirë edhe përdhunime

May 22, 2026
Vendos qeveria: Edhe e premtja pushim për administratën!

Konferenca ndërqeveritare Shqipëri-BE, qeveria: Hyjmë në fazën e re të negociatave! Vendimi vlerëson ecurinë dhe reformat

May 22, 2026
Historia e çuditshme e vlonjatit Nuredin beu dhe pritja madhështore në SHBA

“Qeveria në Japoni”

May 22, 2026
“Nëse nuk ka zgjidhje deri më 28 maj, shihemi në Arbitrazh”, Pacolli i shkruan Ramës për konfliktin në Aeroportin e Vlorës

“Nëse nuk ka zgjidhje deri më 28 maj, shihemi në Arbitrazh”, Pacolli i shkruan Ramës për konfliktin në Aeroportin e Vlorës

May 22, 2026
Një dokument zyrtar i depozituar në KLGJ zbulon një skandal të rëndë institucional me efekt domino

Një dokument zyrtar i depozituar në KLGJ zbulon një skandal të rëndë institucional me efekt domino

May 22, 2026
Monika Kryemadhi hedh akzua të forta ndaj Lulzim Bashës: Financon portale për sulme denigruese ndaj meje dhe familjes sime

Monika Kryemadhi hedh akzua të forta ndaj Lulzim Bashës: Financon portale për sulme denigruese ndaj meje dhe familjes sime

May 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In