• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shifër rekord, Abramovich ka shpenzuar 105 milionë euro vetëm për shkarkimin e trajnerëve

by Java News
23/05/2019 16:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Chelsea do të luajë javën e ardhshme finalen e Europa League kundër Arsenalit, një mundësi e shkëlqyer për ta mbyllur sezonin me një trofe të rëndësishëm, që njëkohësisht do të vlente edhe kualifikimin në Champions League.

Megjithatë, prej javësh flitet se trajneri Maurizio Sarri do të largohet, aq sa vetë italiani ditët e fundit e ka humbur qetësinë, duke deklaruar për The Guardian: “Nëse e ardhmja ime varet nga fitimi ose jo i Europa League, më mirë të më pushojnë nga puna që tani”.

Natyrisht, pushimi nga puna ka një kosto jo të vogël, sepse trajneri italian dhe stafi i tij duhen dëmshpërblyer, por Roman Abramovich nuk është se e ka vrarë shumë mendjen në të shkuarën për gjëra të tillë.

Vetëm para pak ditësh Chelsea humbi gjyqin me Antonio Conten, i cili do të marrë 9 milionë sterlina nga Chelsea, për prishjen e parakohshme të kontratës.

Daily Mail ka përpiluar një listë të trajnerëve të pushuar nga puna dhe ka dalë në përfundimin se këto pushime nga puna i kanë kushtuar Chelseat 92.9 milionë sterlina në total, rreth 105 milionë euro.

Claudio Ranieri u pushua i pari në epokën Abramovich dhe mori 6 milionë sterlina kompensim, ndërsa Jose Mourinho u pushua në vitin 2007 dhe mor së bashku me stafin plot 23.1 milionë sterlina.

Avram Grant mori 5.2 milionë në 2008, Luiz Felipe Scolari 12.6 milionë dhe Carlo Ancelotti 6 milionë sterlina.

Në epokën aktuale André Villas-Boas ka marrë 12 milionë sterlina dhe Roberto Di Matteo 10.7 milionë. I pafat Rafa Benítez, i cili nuk mori asnjë kacidhe, sepse ishte trajner i përkohshëm kur u pushua nga puna.

Jose Mourinho u kthye dhe u pushua sërish pak vite më parë, duke marrë edhe 8.3 milionë sterlina, ndërsa Guus Hiddink doli duarbosh, sepse ishte trajner i përkohshëm, ashtu si Benitez./telesport

g.kosovari

Next Post
FOTO/ Kim e ekzagjëron kësaj here, pa riçipeta në “Disneyland”

FOTO/ Kim e ekzagjëron kësaj here, pa riçipeta në “Disneyland”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat nuk janë prekur! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale

Ristani: Pastrohet aksi Qafë Priskë–Shëngjergj, apel për kujdes nga ngricat


January 11, 2026
E kthyen hotelin në fole prostitucioni, arrestohen dy vëllezërit në Rrogozhinë

Arrestohen tre kolumbiane në Elbasan, ushtronin prostitucion

January 11, 2026
Vjosa del sërish nga shtrati pranë Urës së Mifolit, rrezik rritjeje deri në 9 metra

Vjosa del sërish nga shtrati pranë Urës së Mifolit, rrezik rritjeje deri në 9 metra

January 11, 2026
Groenlanda, sfida e kryeministrit Nielsen/ Nga ish-kampion i badmintonit në përballje me SHBA

Groenlanda, sfida e kryeministrit Nielsen/ Nga ish-kampion i badmintonit në përballje me SHBA

January 11, 2026
Përmbytjet, Rama: Ndryshimi i klimës realitet! Po hodhëm plehrat në rrugë, pasojat rëndohen edhe më shumë

“Reflektim mbi politikën penale”/ Rama: Drejtësia e sotme është e pavarur, por jo e paanshme dhe cilësore

January 11, 2026
“Të shtëna direkte në kokë”, Trump gati të nis bombardimet në Iran, Izraeli ngre alarmin

“Të shtëna direkte në kokë”, Trump gati të nis bombardimet në Iran, Izraeli ngre alarmin

January 11, 2026
Përmbytjet, Rama: Situata apokaliptike në gjithë rajonin. Familjet e prekura do të dëmshpërblehen

Përmbytjet, Rama: Situata apokaliptike në gjithë rajonin. Familjet e prekura do të dëmshpërblehen

January 11, 2026
‘Digjet’ Irani/ Protestuesit sfidojnë autoritetet shtetërore, shënohen përplasje të dhunshme

‘Digjet’ Irani/ Protestuesit sfidojnë autoritetet shtetërore, shënohen përplasje të dhunshme

January 11, 2026
Valë e fortë acari përfshin Europën! Metereologu: Ka pak raste si ky në këtë shekull

Valë e fortë acari përfshin Europën! Metereologu: Ka pak raste si ky në këtë shekull

January 11, 2026

Ish-truproja e Nanos-Ahmetajt: Erdhe nga PD, njeri me vese. Sa euro le në kazino në Bukuresht?

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In