• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shifër rekord: 5.1 milionë turistë në 7 muaj! Deri në qershor Shqipërinë e vizituan 300 mijë italianë

by Java News
25/08/2023 15:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një gomone plot me italianë në bregdetin shqiptar por edhe video të tjera të ngjashme tregojnë për numrin e lartë të italianëve që kanë zgjedhur të vizitojnë vendin tonë për turizëm.

Kudo në rrugë, plazhe apo restorante dëgjon të flitet italisht duke bërë që të qarkullojnë dhe meme të tilla.

Në 7 muajt e parë të këtij viti vendi ynë është vizituar nga 5.1 milionë të huaj. Vetëm në korrik në territorin shqiptar kanë hyrë 1.7 milionë të huaj ku 28 përqind e tyre kanë deklaruar se kanë ardhur me pushime.

Referuar statistikave të publikuara nga ministria e turizmit vetëm në 6 muajt e parë të këtij viti nga pika të ndryshme kufitare kanë ardhur në vendin tonë 310 mijë italianë kryesisht për turizëm.

Në të njëjtin trend rritës janë të dhënat edhe për muajin korrik të publikuar INSTAT duke e çuar numrin e italianëve që kanë ardhur në Shqipëri në 500 mijë. Referuar shifrave italianët renditen të dytët pas shqiptarëve të Kosovës duke lënë pas vizitorët nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

Reklamat në rrjetet sociale dhe afërsia me Italinë janë ndër arsyet kryesore që kanë nxitur italianët të vijnë në Shqipëri.

“Erdhëm në Shqipëri sepse na i këshilluan shumë, pamë në internet review të mira edhe sepse është shumë afër Italisë. Jemi prej 2 ditësh në Tiranë më parë ishim në jug në Sarandë, Ksamil dhe në Vlorë”, tha një turiste.

“Kishim shumë kohë që dëshironim të vinim në Shqipëri dhe këtë vit ja dolëm ta realizonim. Eshtë një vend shumë afër nesh dhe dëshironim ta shikonim. Kemi ardhur sot dhe u përshtatëm shumë mirë. do të rrimë 4 ditë dhe do të vizitojmë Tiranën, fshatin Lin, beratin dhe Vlorën”, tha një turist.

Potenciali turistik i vendit tonë u ka ofruar italianëve gjithçka që ata kanë kërkuar në Shqipëri.

“Shqipëria na pëlqeu shumë. Njerëzit ishin shumë mikpritës, vendi i bukur dhe kuzhina shumë e mirë. Por ishte shumë vapë”, u shpreh një turiste e moshuar.

“Kam 8 ditë në Shqipëri vizituam Apolloninë, Butrintin, Beratin, Gjirokastrën, Krujën. Sot do të kthehem në Itali”./m.j

Next Post
VIDEO/ Kjo qese e hedhur në rruge i kushtoi shumë shtrenjtë shoferit në Tiranë: 1 milion lekë gjobë…!

VIDEO/ Kjo qese e hedhur në rruge i kushtoi shumë shtrenjtë shoferit në Tiranë: 1 milion lekë gjobë...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

August 18, 2026
Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

August 18, 2026
Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

August 18, 2026
Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

August 18, 2026
Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

August 18, 2026
90 mijë shtetas në vetëm dy javë/ Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, autoritetet kanë shtuar sportelet

Fluks i lartë në Morinë! Mijëra kosovarë drejt bregdetit shqiptar, krijohet trafik në kufi

August 18, 2026
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

August 18, 2026
“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

August 18, 2026
Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

August 18, 2026
Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com