“Shi” uji i shenjtë në Luiziana, prifti shpërndan 380 litra ujë të bekuar për banorët e “Cow Island”, duke e hedhur nga aeroplani
Uji i shenjtë ka rënë nga qielli në Luiziana.
Kjo është mënyra që një prift, i mbështetur nga qytetarët vendosi të bekojë komunitetin e “Cow Island”, i cili ndodhet 45 kilometra në jug-perëndim të Lafayette, në Luiziana, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Prifti përdori një aeroplan të vogël dhe derdhi rreth 380 litra ujë të bekuar mbi çatitë e qytetit. At Matthew Barzare, tha se fillimisht iu desh të sqaronte pilotin duke i thënë se do hidhte mbi qytet një “bombë të shenjtë”. /e.s/











