• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shfrytëzuesit, mashtruesit e plaçkitësit e popullit, sot humbën diçka të madhe 

by Java News
22/12/2016 22:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Nga Keti Bazhdari
Për këdo që e shikonte rezistencën ndaj reformës në drejtësi dhe Vetting-ut si një ndërmarrje të përkohshme dhe të vetëm pak personave me shumë pushtet, gabohej.

Ekziston dhe ka ekzistuar thuajse gjithmonë një lidhje e fshehtë, e shtrirë në kohë dhe në numër, që ka arritur të pajtojë shpirtra të trazuar me vullnet kriminal kundër parimeve demokratike të shtetformimit, të gatshëm t’i shërbejnë me devotshmëri çdo pushtuesi apo interesi antikombëtar, me një qëllim të vetëm, forcimin e pushtetit personal pa kushte dhe kufij. Me pak fjalë një armatë deficitarësh socialë, pa identitet, të gatshëm të komplotojnë kudo e me këdo në përpjekje për t’u identifikuar.

Çdo qenie njerëzore që s’e plotëson dot kuadrin e identitetit të vet, shet shpirtin për një kornizë. Edhe në shoqëritë më të konsoliduara ekzistojnë qenie të cunguara të zinxhirit vleror, që i përgjigjen po me aq epsh thirrjes së gjakut, teksa ngulin fort kthetrat në pushtet.

Këta mutantë të vegjël, luftojnë përditë për ta kancerizuar dhe mundur shoqërinë, por janë pikërisht barrierat e forta imunitare të organizmave shoqëror të emancipuar, që janë ngritur në intelektualizëm dhe identitet vlerash, të afta t’i bëjnë pritë. Këto barriera, për fatin tonë të keq, historik, në shoqërinë shqiptare, nuk arritën të konsolidoheshin kurrë sa dhe sic duhet.

Çdo përpjekje shtetformuese u minua nga bashkepunimi i bajraktarëve kancerogjen me pazarxhinjtë e interesave antishqiptare. Luftërat më të përgjakshme u zhvilluan në terrin e vetvetes, mes aleancës së injorancës që fshihej në histeritë kolektive që ngjallte, duke përfituar nga naiviteti i një shoqërie përherë në hapat e parë dhe një fryme të brishtë të intelekualizmit shqiptar, që vritej çdo natë pas shpine.

Nëse doni të dini për intelektualët shqiptarë dhe veprën e tyre deri më sot, kërkoni qosheve të errëta të kësaj shoqërie se aty i gjeni varret e tyre dhe të kushërinjve vrasës.

«Tjetërkund, njerzt e idealit, ne u mbytshin për së gjalli, nderohen per së dekuni.

Ndër né ata mbyten dy herë: edhe harrohen?!

Nji komb qi lindet ká nevojë për fatosa qi desin. Por fatosat qi desin nuk kan ça bâjn në nji komb qi i harron e i përbuzë.» (At Gjon Shllaku për Luigj Gurakuqin).

Por sot të dashur lexues, historia nis të shkruhet përsëmbari;

Fryma për të ndërtuar shtet të së drejtës, udhëhequr nga parimet më të larta të organizimit shoqëror arriti të fitojë me bajraktarizmin edhe luftën në terr, falë vullnetit të intelekualëve shqiptarë dhe dritës së fuqishme të prozhektorëve të diplomacisë amerikane dhe asaj europiane. Pavarësisht se ne shqiptarët e kemi të vështirë ta perceptojmë të plotë atë çfarë ka ndodhur sot, duhet ta pranojmë që është fitorja tjetër më e madhe për reformën në drejtësi dhe për integrimin tonë si qytetarë të Europës.

Të gjithë ata që e kanë shfrytëzuar këtë popull pa reshtur, e kanë mashtruar, shtypur, plaçkitur, imponuar, dhunuar, sot kanë humbur diçka të madhe, të drejtën për të përdorur identitetin e grabitur. Të gjithë e dinim se një ish nomeklaturist i rangjeve më të larta të asaj kohe s’kishte si të ishte simbol i demokracisë së kësaj kohe, apo që një ish bashkëpunëtor i fashizmit apo kujtdo pushtues të hiqej si ithtar i fortë i lirisë, sikurse e dinim fare mirë që një injorant me proveniencë të pastër kriminale s’mund të ishte kurrsesi një përfaqësues i denjë shoqëror e politik, por koha e bajraktarizmit na imponoi heshtjen, sepse e vërteta në një terren ku drejtësia është e deformuar, kthehet në vrastare të lajmësit të saj.

Por me sot jo më! Shqipëria nisi rrugëtimin drejt Europës dhe pavarësisht se për shumicën është ende e paqartë kjo që ka ndodhur me Vetting-un, për ata që duhet e i druhen, është e qartë si drita e diellit.

Lamtumirë bajraktarizëm!

Next Post
FOTO/ Zjarr në një pallat në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë, nuk ka të lënduar

FOTO/ Zjarr në një pallat në rrugën "Myslym Shyri" në Tiranë, nuk ka të lënduar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

February 13, 2026
Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

February 13, 2026
Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

February 13, 2026
“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

February 13, 2026
Akuzohet për krime lufte në Kosovë/ Serbia arreston një ish-anëtar të UÇK-së

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Andoni: Presim zbutje dënimi. Qeveria e Kosovës dështoi në mbrojtjen e tyre

February 13, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Opozita në rrugë, Çejku: Duhet të përgatisë alternativë, të dallojë nga qeveria

February 13, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

Biberaj: Kam pasur oferta nga Edi Rama, ja çfarë do të ndodhë më 20 shkurt

February 13, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Dashi e mundi Berishën në lojën e vet

February 13, 2026
“Thaçi dhe të tjerët”, Prokuroria kërkon 180 vjet burgim për ish-krerët e UÇK

Rezolutat e Shqipërisë dhe Kosovës për ish-krerët e UÇK-së, analistët: Duhet ofensivë diplomatike e përbashkët

February 13, 2026
Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In