• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shfrytëzoi për prostitucion në bashkëpunim me partneren 25-vjeçaren, ja çfarë thotë “Tony Montana”

by A R
22/06/2017 08:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Toni Montana” i Lezhës do të vuajë dy vite burg për shfrytëzimin prostitucioni të një 25-vjeçareje, të cilën e kishte njohur nëpërmjet rrjetit social “Facebook”. Kjo masë dënimi u vendos dje nga Gjykata e Apelit të Shkodrës ndaj Filip Shtjefnit.

50-vjeçari u akuzua se bashkë me bashkëjetuesen e tij, L. Marku, kanë shfrytëzuar për prostitucion shtetasen E. Metolli, 25 vjeçe, në një lokal të marrë me qira në Lezhë. Çifti për tri ditë me radhë e ka mbajtur të renë të mbyllur në një banesë, duke e keqtrajtuar derisa vajza është arratisur duke u hedhur nga dritarja dhe më pas ka tentuar edhe vetëvrasjen.

Për këto akuza Gjykata e Shkallës së Parë në Lezhë i dënoi me nga dy vite burg Filip Shtjefnin dhe bashkëjetuesen e tij, L. Marku, vendim të cilin e la në fuqi dhe Gjykata e Apelit në Shkodër.

Në sallën e gjyqit i ashtuquajturi “Toni Montana” hodhi poshtë akuzat, duke thënë se nuk e kishte shfrytëzuar për prostitucion 25- vjeçaren.

“Ajo ka ardhur nga Turqia me dëshirën e saj për të punuar te lokali në Lezhë dhe unë kam qenë në komunikim të vazhdueshëm me familjen e saj.

Po ashtu, nuk e kam keqtrajtuar apo shfrytëzuar për prostitucion”, u shpreh Shtjefni në sallën e gjyqit.

Sipas avokatit mbrojtës, Blerim Bazhdari, nuk ka asnjë provë për këto akuza të ngritura ndaj klientit të tij.

“E vetmja gjë që ka ndodhur është një shpullë që Filip Shtjefni i ka rënë 25-vjeçares për një keqshërbim ndaj një klienti në lokal dhe asgjë më shumë”, tha avokati Bazhdari.

Në fund Gjykata e Apelit përmes relatores Valbona Vata la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Lezhë, duke e dënuar më 2 vite burg, siç kërkoi edhe prokurori i Apelit, Brahim Dragjoshi. Vëllai i 50-vjeçarit, Dedë Shtjefni, e quan absurd vendimin, duke theksuar se nuk është aspak normale të dënohet me dy vite burg për një shpullë, ndërsa akuzon se në Gjykatën e Lezhës i kanë kërkuar para për ta shpallur të pafajshëm vëllanë e tij.

“Në gjykatën e Shkallës së Parë në Lezhë na kanë kërkuar para që vëllai im të dalë i pafajshëm, por nuk kemi pranuar sepse ai është i pafajshëm dhe nuk kemi pse të paguajmë asgjë. Nuk mund të dënohet tjetri për një shpullë me dy vite burg”, tha Shtjefni.

Filip Shtjefni dhe L. Marku, që bashkëjetonin bashkë, tashmë kanë edhe një vit burg për të shlyer, pasi gjenden në qeli nga korriku i vitit të kaluar, kohë kur u vunë në pranga./Panorama/a.m.

Next Post
Zv/kryeministri kosovar Kelmendi: Vetëvendosje është parti komuniste

Zv/kryeministri kosovar Kelmendi: Vetëvendosje është parti komuniste

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
Protesta e opozitës/ Militantët hodhën flakadanë e gurë, 4 efektivë policie pësuan djegie e dëmtime fizike

Rënia e tezës së “bllokimit nga BE” si ajo e Ramaduros

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In