• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Shfaqet “pneumonia e panjohur”, më vdekjeprurëse se koronavirusi/ Deri tani kanë vdekur 451 pacientë

by Ardit Rada
10/07/2020 15:46
A doctor watches a coronavirus patient under treatment in the intensive care unit of the Brescia hospital, Italy, Monday, March 16, 2020. For most people, the new coronavirus causes only mild or moderate symptoms. For some, it can cause more severe illness, especially in older adults and people with existing health problems. (AP Photo/Luca Bruno)

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kazakistani po përballet me një ‘pneumoni të panjohur’ më vdekjeprurëse sesa koronavirusi. Të paktën kështu raportojnë autoritetet kineze.

Paralajmërimi vjen pasi autoritetet e Kazakistanit kanë paralajmëruar për një valë të  dytë të Covid-19, por edhe një rritje të rasteve të pneumonisë. Ministria e shëndetësisë këmbënguli duke thënë se  pretendimi kinez për pneumoninë nuk ishte i vërtetë, shkruan Daily Mail.

Ministria e Shëndetësisë së Kazakistanit ka regjistruar më shumë se 32,000 raste të pneumonisë midis 29 qershorit dhe 5 korrikut  dhe 451 viktima. Ndërkohë numri zyrtar i rasteve me koronavirus  në Kazakistan është 53.021, dhe 296 viktima, raporton abcnews.al.

Rreth 28,000 pacientë që vuajnë nga kjo pneumoni e panjohur janë shtruar në spital. Fotot dhe videot e publikuara tregojnë të afërmit e viktimave që radhiten para një morgu në qytetin më të madh Almaty për të marrë kufomat e të afërmve.

Ambasada kineze deklaroi se Kazakistani konfirmoi 1.772 viktima nga pneumonia në gjysmën e parë të vitit, me vetëm  628 në qershor, disa prej të cilëve ishin shtetas kinezë.

“Departamentet e shëndetësisë po kryejnë studime në lidhje me virusin e pneumonisë, por ende nuk kanë identifikuar virusin”.

Saule Kisikova, shefi i departamentit të kujdesit shëndetësor në kryeqytetin Nursultan, tha për agjencinë e lajmeve Kazinform: ‘Rreth 300 persona të diagnostikuar me pneumoni po shtrohen në spital çdo ditë’.

Vendi po nxiton për të blerë 1.600 ventilatorë shtesë dhe 800 ambulanca për të përballuar rritjen alarmante, thonë raportet. Presidenti Kazakistan Kassym-Jomart Tokaev në një fjalim televiziv paralajmëroi: ‘Tani më  e rëndësishme është  të shmangim panikun në shoqëri’.

“Ne në thelb kemi të bëjmë me një valë të dytë të koronavirusit, shoqëruar me një rritje të infeksioneve të pneumonisë,” tha ai.

‘Kërcënimi i koronavirusit nuk duhet të nënvlerësohet. Është e gabuar të mendosh se është një grip i zakonshëm, është një sëmundje shumë më e fshehtë dhe e rrezikshme, ‘tha ai.

Paralajmërimi i Kinës në lidhje me pneumoninë e panjohur, duket i njejtë me kohën  kur shkencëtarët kinezë njoftuan botën në janar se ata kishin zbuluar një virus si kurrë më parë që i ngjante pneumonisë, i njohur tani si SARS-CoV-2.

Diplomatët u kërkuan shtetasve kinezë të ndërmarrin të njëjtat masa paraprake siç vepruan me koronavirusin, i cili ishte me origjinë nga Wuhan dhe ka infektuar më shumë se 12 milion njerëz në mbarë globin. Kjo do të thotë që njerëzit të mos largohen nga shtëpitë e tyre vetëm në rastet kur është e nevojshme, të përdorin  maska për fytyrën, të praktikojnë distancën sociale dhe të lajnë duart  shpesh.

/e.rr

Next Post
Teatri/ Petro Koçi: Godina si uzinë kimike ku aktorët më të mirë vdiqën para kohe, prishja e provave të 21 janarit ishte krim

"Ta shkundim të vjetrën", Petro Koçi merr frenat e drejtimit të PS-së në Kombinat: Ja platforma për modernizimin e partisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In