• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sheshelët proeuropianë të Serbisë

by Enver Robelli
02/01/2019 14:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sa i përket Kosovës opozita serbe është edhe më radikale se pushteti.

Nga Enver Robelli

«Një Vojislav Sheshel për intelektualë». Kështu e pati quajtur disa vite më parë një koleg gjerman Vuk Jeremiçin, ish-ministrin e Jashtëm serb, i cili tani është njëri ndër prijësit e protestave të opozitës serbe kundër presidentit Aleksandar Vuçiç. E keqja e opozitës serbe është se përherë përpiqet t’ia kalojë pushtetit me retorikë nacionaliste. Kjo shihet sidomos në qëndrimet ndaj Kosovës. Ndërsa Vuçiç herë hapur, herë mes rreshtave lë për të kuptuar se Kosova është e humbur për Serbinë dhe kërkon një zgjidhje – për shembull duke marrë një pjesë të veriut të Kosovës, opozitarët serbë akuzojnë Vuçiqin për tradhti dhe tregojnë muskujt dhe bërtasin parullën e njohur serbe: «Ne damo Kosovo» (Nuk e japim Kosovën).

Në një intervistë dhënë gazetës «Blic» Vuk Jeremiq, kryetar i Partisë Popullore serbe, tha se qëndrimi i partisë së tij është që në asnjë rrethanë, me asnjë çmim Serbia nuk guxon të pranojë «të ashtuquajturin shtet të Kosovës», sepse kështu do t’i mundësohej hyrja në OKB. Në numrin festiv të «Blic»-it Jeremiq kërkon që dialogu me Kosovën të fokusohet në «pronat serbe» në Kosovë dhe në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore serbe në Kosovë. «I dehur nga pushteti, Vuçiq ka menduar se ka të drejtë të tregtojë me territorin shtetëror dhe me identitetin nacional, andaj sot jemi një hap para nënshkrimit të marrëveshjes, sipas së cilës Kosova do të fitonte ulëse në OKB dhe kështu, në kuptimin e së drejtës ndërkombëtare, do të ishte plotësisht e pavarur nga Serbia», tha Jeremiq.

Kështu flet një shitës i mjegullës politike. Sepse në konsolidimin e shtetësisë së Kosovës një kontribut të pavullnetshëm e ka dhënë vetë Jeremiqi. Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Jeremiq iu drejtua Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) me kërkesën për të shqyrtuar legalitetin e pavarësisë së Kosovës. Rezultati dihet: GJND tha se shpallja e pavarësisë nga ana e Kosovës nuk bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare. Ky rol i Jeremiqit është shpesh pjesë e polemikave në politikën serbe. Presidenti Vuçiq e akuzon se duke dashur gjoja të bllokojë pavarësinë e Kosovës përmes GJND-së, Jeremiq ka arritur të kundërtën.

Jeremiq sillet si një Sheshel proeuropian. Qasja e tij ndaj Kosovës është jashtë çdo realiteti. Por, jo më larg se në vitin 2011 vetë Jeremiq si ministër i Jashtëm fliste për «demarkacionin e kufirit» me Kosovën. Demarkacioni ishte një eufemizëm për ndarje ose shkëmbim territoresh. Thënë thjeshtë: Serbia do të hynte pak më thellë në territorin e Kosovës në veri, ndërsa Kosova do të merrte ndonjë pjesë të Luginës së Preshevës. Por, edhe Jeremiq sillet sot sipas asaj fjalisë së njohur gjermane: çka më interesojnë pallavrat që kam thënë dje. Për Jeremiqin dhe eksponentë të tjerë të opozitës serbe me rëndësi është që në betejën për pushtet të tregohen kinse më radikalë ndaj Kosovës se Vuçiq.

Kështu argumenton edhe Rada Trajkoviqi, në vitet ’90 një militante antishqiptare, ndërsa tani kritike e Vuçiqit. Në një intervistë dhënë revistës «NIN» ajo thotë se Serbia nuk mund të pranojë pavarësinë e Kosovës, sepse nëse e pranon, nuk do të përfitojë asgjë as rajoni, as Serbia dhe kjo do të destabilizonte Serbinë. Kjo retorikë është dëgjuar edhe në vitin 2007 dhe 2008, kur politikanët serbë alarmonin botën se pavarësia e Kosovës do të destabilizojë rajonin. Ndodhi e kundërta. Shpallja e pavarësisë stabilizoi rajonin. Rada Trajkoviqi ka qenë e zëshme muajve të fundit kundër «ndarjes së Kosovës». Kjo është e drejtë e saj, por zgjidhja nuk mund të jetë status kuoja, siç kërkon ajo dhe siç kërkojnë të ashtuquajturit politikanë të moderuar serbë.

Problemi i opozitës serbe është mungesa e një lideri. Vuk Jeremiq nuk ka format për të qenë i tillë, sepse me gjasë konsideron se duhet të dëshmohet para serbëve se është «patriot». Sasha Jankoviq, me vite të tëra mjaft i popullarizuar në Serbi si ombudsperson, pas aventurës në politikë këto ditë ka njoftuar se do të tërhiqet në jetën private. Gazeta gjermane «Frankfurter Allgemeine Zeitung» e quan Jankoviqin politikan që vuan nga arroganca, narcizmi dhe paaftësia për të punuar në ekip. Lideri tjetër i opozitës Dragan Gjillas si biznesmen ka probleme me imazh. Duket se jo krejt pasurinë e ka fituar me duar të pastra. Popullariteti i Boris Tadiqit, presidentit të dikurshëm të Serbisë, nuk e kalon profilin e tij në Twitter dhe qendrën e Beogradit. Dita e rrëzimit të Vuçiqit duket e largët.

a.c

Next Post
Prognozat e zymta! Viti 2019, vit i një krize të re ekonomike?

Prognozat e zymta! Viti 2019, vit i një krize të re ekonomike?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
Ministria e Drejtësisë: Raporti i KE për Sundimin e Ligjit vlerëson progresin në konsolidimin e reformës

Shifrat/ Ministria e Drejtësisë publikon bilancin e Ndihmës Juridike Falas

November 7, 2026
Protesta e sotme në Tiranë, Balla: Bravo shërbimet e UKT-së për pastrimin e menjëhershëm të bulevardit!

Protesta e sotme në Tiranë, Balla: Bravo shërbimet e UKT-së për pastrimin e menjëhershëm të bulevardit!

November 7, 2026
Pas disfatës përballë studentëve, Vuçiç i rikthehet retorikës nacionaliste! Këndon për Kosovën: Askush s’mund të ma heqë nga shpirti

Pas disfatës përballë studentëve, Vuçiç i rikthehet retorikës nacionaliste! Këndon për Kosovën: Askush s’mund të ma heqë nga shpirti

November 7, 2026
“Bëhuni ndërtues urash”- Papa Leoni në Uruguai, mbi 40 mijë besimtarë mblidhen në Meshën e Shenjtë: Përcillni besim

“Bëhuni ndërtues urash”- Papa Leoni në Uruguai, mbi 40 mijë besimtarë mblidhen në Meshën e Shenjtë: Përcillni besim

November 7, 2026
VIDEO/ Ekstremi i djathtë europian zbret në Tiranë, influenceri holandez i bashkohet protestës: Jam këtu t’iu ndihmoj mos të bëheni si Perëndimi!

VIDEO/ Ekstremi i djathtë europian zbret në Tiranë, influenceri holandez i bashkohet protestës: Jam këtu t’iu ndihmoj mos të bëheni si Perëndimi!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In