• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sherri për vulën, PD i kërkon Gjykatës së Lartë të zbardhë vendimin e 27 dhjetorit

by Java News
23/02/2024 12:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike i kërkon Gjykatës së Lartë që të zbardhë vendimin e 27 dhjetorit për vulën e PD, në mënyrë që ti hapet rruga Gjykatës së Apelit, që ashtu sikurse Gjykata e Lartë vendosi, të përcaktojë përfundimisht kujt grupimi i përket vula dhe logoja.

Kërkesa u dorëzua nga përfaqësuesi ligjor i PD, Indrit Sefa. Sipas tij, kjo Gjykatë ka tejkaluar afatet për zbardhjen e vendimit.

“Po mbush praktikisht dy muaj nga vendimmarrja e Gjykatës së Lartë lidhur me çështjen e Partisë Demokratike. Është 30-të ditë në shkelje të afatit ligjor për zbardhjen e këtij vendimi. Ndaj ne duhet t’i kërkojmë kësaj gjykate, sa më shpejt të bëjë zbardhjen e këtij vendimi dhe dërgimin e akteve në Gjykatën e Apelit. Ne duam që zgjidhja gjyqësore e PD të jetë përfundimtare dhe në një kohë sa më të shpejtë.

Ne flasim në rrugë zyrtare me gjykatën. Kjo është kërkesa e tretë. Dy kërkesat e para janë çuar në 27 janar dhe e dyta në fillim të shkurtit. Kjo është kërkesa e tretë. DO ju premtoj se do bëjë edhe kërkesa të tjera javë për javë, deri në zbardhjen e këtij vendimi. Është detyrim që ka gjykata ndaj demokratëve dhe qytetarëve. Duke parë ndjeshmërinë e kësaj vendimmarrje, edhe Gjykata duhet ta ketë në konsideratë në përshpejtimin e procedurave, pasi janë dhe jashtë afatit për zbardhjen e këtij vendimi”,- tha Stefa.

Edhe Gazment Bardhi, nga Rithemelimi ka kërkuar zbardhjen e vendimit të Gjykatës së Lartë. Në fund të protestës së 20 shkurtit, nga selia Bardhi i bëri thirrje Gjykatës së Lartë të zbardhë vendimin.

“Ka dyshim më kush se ku është PD, kush i gëzon simbolet e PD? Dhe gjej rastin t’i bëj thirrje së pari Gjykatës së Lartë të zbardhë vendimin dhe të mos zvarrisë më tej çështjen dhe gjykatës së Apelit që të japë vendimin për vulën e PD.”- tha Bardhi për mediat.

Kujtojmë se Gjykata e Lartë e ktheu për rigjykim në Apel çështjen për vulën e PD. Gjykata detyron Apelin që me një trupë të re gjykuese, të marrë vet ajo vendimin se kujt i takon vula e partisë. Kështu, Apeli do duhet të shprehet për vendimin e Zhukrit që njohu Berishën kryetar, i cili nëse rrëzohet, do ia linte përfundimisht PD-në Bashës.

Konflikti Berisha-Basha në PD nisi 9 shtatorin e vitit 2021, kur ish Kryeministri u pezullua nga grupi parlamentar demokrat, pas shpalljes ‘non grata’ nga SHBA. Të dy palët zhvilluan kuvende, Berisha më 11 dhjetor 2021 dhe Basha një javë më pas, më 18 dhjetor.

Në marsin e vitit 2022 gjyqtari i Gjykatës së Tiranës Agron Zhukri vendosi si të ligjshëm Kuvendin e Berishës, vendim që u rrëzua nga Apeli një vit më pas, marsin e vitit 2023. Tashmë çështja rikthehet aty ku ishte 9 muaj më parë, për t’u vendosur përfundimisht fati i partisë më të madhe opozitare në vend.

 

/f.s

Next Post
Ekstradimet nga Dubai/ Balla: E papranueshme që persona që kanë hesape me drejtësinë të fshihen në vende ku s’kemi marrëveshje

Ekstradimet nga Dubai/ Balla: E papranueshme që persona që kanë hesape me drejtësinë të fshihen në vende ku s'kemi marrëveshje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Kursi 1 me 100 për Euron mund të zbusë jo pak probleme

February 8, 2026
Kishte fshehur 10 “Beretta” në kofanon e makinës, arrestohet 27-vjeçari

Kishte fshehur 10 “Beretta” në kofanon e makinës, arrestohet 27-vjeçari

February 8, 2026
Deklarata e Ramës për GJK, flet Berisha: Ai kërcënoi edhe Europën, të martën protestoni për atdheun

Deklarata e Ramës për GJK, flet Berisha: Ai kërcënoi edhe Europën, të martën protestoni për atdheun

February 8, 2026
BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

February 8, 2026
Gjykata Kushtetuese si parkim

Gjykata Kushtetuese si parkim

February 8, 2026
Nga Durrësi në Spanjë, vihet në pranga shqiptari i shpallur në kërkim prej më shumë se 20 vitesh

Nga Durrësi në Spanjë, vihet në pranga shqiptari i shpallur në kërkim prej më shumë se 20 vitesh

February 8, 2026
Irani sfidon SHBA-në: Nuk heqim dorë nga pasurimi i uraniumit

Irani sfidon SHBA-në: Nuk heqim dorë nga pasurimi i uraniumit

February 8, 2026
Vendimi për Ballukun, Meksi: Kur gjykata zgjedh barazimin, alarm serioz për reformën në drejtësi

Vendimi për Ballukun, Meksi: Kur gjykata zgjedh barazimin, alarm serioz për reformën në drejtësi

February 8, 2026
Lumi i Shalës si Tajlanda: “Reise Reporter” e konsideron si një perlë natyrore europiane

Lumi i Shalës si Tajlanda: “Reise Reporter” e konsideron si një perlë natyrore europiane

February 8, 2026
Çudira nga dosja e “Epstein”, ekskursioni (për fosile dinozaurësh) i pedofilit me elitën amerikane

Çudira nga dosja e “Epstein”, ekskursioni (për fosile dinozaurësh) i pedofilit me elitën amerikane

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In