• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ekstradimet nga Dubai/ Balla: E papranueshme që persona që kanë hesape me drejtësinë të fshihen në vende ku s’kemi marrëveshje

by Java News
23/02/2024 12:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka folur në lidhje me shembjen e aksit Korçë-Ersekë. Gjatë fjalës së tij Balla tha se për këtë çështje do të diskutohet gjatë mbledhjes së sotme që do të ketë në Kolonjë për analizën vjetore të dy qarqeve DVP Korçë e Gjirokastër dhe dy drejtorive të kufirit.

Pyetje
Duke u nisur nga ngjarja e fundit që ndodhi në Durrës por edhe nga disa vrasje që ka pasur edhe qarku i Korçës, për krimin në familje, si duhet të reagojnë institucionet?

Balla: Viti 2023 ka qenë një vit me ngjarje të rënda të krimit brenda familjes po ashtu edhe një nr i rritur i dhunës në familje.
Tashmë kemi një protokoll tërësisht tjetër nga policia e shtetit lidhur me konstatimin e parë të një shqetësimi apo një ankese sa i përket dhunës në familje kryesisht për dhunë me bazë gjinore. Nxis çdo grua, vajzë, nënë që të denoncojë rastet e dhunës. Ne dje kemi filluar një qasje të re sa i përket pronave të sekuestruara nga krimi dhe korrupsioni do mundohemi që një pjesë të tyre ti vendosim në shërbim të organizatave joqeveritare për tu kthyer në shtëpi për gratë e dhunuara. Kjo betejë nuk është një betejë që mund ta fitojë vetëm Policia e Shtetit. Policia është aty për të bërë ndërhyrjen e parë dhe për të vënë përpara ligjit dhunuesit por kjo është diçka që duhet bërë apel gjithë shoqërisë sonë. Mediat kanë një meritë të veçantë por edhe një përgjegjësi të madhe për të sensibilizuar dhe për ta bërë shoqërinë sa më të bashkuar kundër këtij fenomenit të papranueshme. Diskutuam në shkollën Raqi Qirinxhi për paketën e sigurisë së shkollave, kjo paketë po jep dita ditës efektet e saj sa i përket garantimit për sigurimin në shkollë. Kemi miratuar këtë javë në mbledhjen e qeverisë, ndryshimet e ligjit për prefektin për të ngritur shumë shpejt këshillat vendorë të sigurisë publike përmes të cilave do të garantojmë një koordinim më të mirë të të gjitha institucioneve të sigurisë, agjencive ligjzbatuese dhe institucioneve të tjera për më shumë siguri.

PD ka paralajmëruar kallëzim për dhunuesit e protestuesve pjesëmarrës në protestën e fundit…
Është në të drejtën e çdo qytetari të vendit që të kallëzojë dhe i takojnë institucioneve të drejtësisë që ti shqyrtojnë ato me vëmendjen më të madhe. Por besoj biem të gjithë dakord që aktualisht në Shqipëri ka dy palë, një palë të rreshtuar kundër reformës në drejtësi dhe kundër drejtësie dhe një palë tjetër që po bë gjithçka që reforma në drejtësi të shkojë përpara dhe mendoj se policia e shtetit në rasti që ju referoni ka bërë detyrën dhe vetëm detyrën.

Unë e kam thënë sa herë më është dhënë mundësia, askush të mos të guxojë të ngrejë dorë kundër Policisë së Shtetit, ligji është shumë i qartë dhe kushdo që do tentojë të ngrejë dorën kundër policisë së shtetit do përballet me ligjin. Në rastin në fjalë ka pasur një qasje dhunë ndaj Policisë së Shtetit dhe ndaj institucioneve.

Çfarë mund të thoni për marrëveshje me Emiratet e Bashkuara për ekstradimet?
Ne po punojmë për një gjë të tillë sepse kjo lidhet në mënyrë të qenësishme me qasjen tonë për ti dhënë fund pandëshkueshmërisë. Nuk mund të pranojmë që persona që kanë hesape me drejtësinë shqiptare t’i fshihen asaj në vende me të cilat nuk kemi marrëveshje ekstradimi. Besoj e keni parë siç e kemi arritur me Marokun besoj do ja arrijmë me çdo vend një marrëveshje të tillë.

Si po shkojnë hetimet për dosjen e Martinajt?
Unë i qëndroj bashkë me drejtorin e përgjithshëm të gjitha angazhimeve publike që kemi marrë dhe të jeni të sigurt që policia e shtetit e bën detyrën e saj 24 orë çdo ditë edhe ndaj këtij angazhimi për ti shkuar në fund çdo çështje sikurse psh pjesë e analizës sonë sot me DVP Korçë do jenë edhe ngjarje të vjetra në Korçë ende të pazbuluara.

Si po ecin hetimet për shembjen e rrugës Korçë-Erskë?

Edhe këtë çështje do e diskutojmë gjatë mbledhjes së sotme.

 

/f.s

Next Post
Shorti i Europa League / Tuci dhe Laçi përballë gjigantëve të Premier League

Shorti i Europa League / Tuci dhe Laçi përballë gjigantëve të Premier League

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Çështja u paragjykua”/ Gjykata i ktheu mbrapsht padinë për kandidimin në PD, Mereme Sela ankim në Apel

“Çështja u paragjykua”/ Gjykata i ktheu mbrapsht padinë për kandidimin në PD, Mereme Sela ankim në Apel

May 14, 2026
Ndërtim i paligjshëm në Sarandë, arrestohen 8 persona, shpallet në kërkim pronarja e hapësirës së plazhit

Ndërtim i paligjshëm në Sarandë, arrestohen 8 persona, shpallet në kërkim pronarja e hapësirës së plazhit

May 14, 2026
Rezoluta për integrimin në BE, Bardhi: Rama duhet të ishte këtu; Balla: Është dokumenti më mirë që kemi miratuar

Rezoluta për integrimin në BE, Bardhi: Rama duhet të ishte këtu; Balla: Është dokumenti më mirë që kemi miratuar

May 14, 2026
Balluku i dorëzon detyrën ministrit Enea Karakaçi: Nuk më ndihmon t’ju shoh përballë me emocion, por…

Balluku rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon shfuqizimin e pezullimit nga funksionet publike

May 14, 2026
“E quajte Ramën Skënderbe dhe të flaku”, Berisha debat me Spiropalin, deputetja: Sali kur të çlirosh sistemin mund të flasim

“E quajte Ramën Skënderbe dhe të flaku”, Berisha debat me Spiropalin, deputetja: Sali kur të çlirosh sistemin mund të flasim

May 14, 2026
Zbardhet rezoluta e integrimit e dakorduar mes PS dhe opozitës: Angazhim i përbashkët për negociatat me BE-në

Zbardhet rezoluta e integrimit e dakorduar mes PS dhe opozitës: Angazhim i përbashkët për negociatat me BE-në

May 14, 2026
Pas Kinës, regjistrohet një rast me HMPV në Selanik! Nis transmetimi ndërkombëtar i virusit të ri?

Deri në 8 javë intubim dhe 6 muaj simptoma. Zbulohet çfarë ndodh pas infektimit me Hantavirus

May 14, 2026
Rrëzohet kërkesa e PD për interpelancën me Ramën, Peleshi: Nuk përmbush qëllimin kushtetues

Rrëzohet kërkesa e PD për interpelancën me Ramën, Peleshi: Nuk përmbush qëllimin kushtetues

May 14, 2026
LIVE! Nga integrimi në BE te përplasjet me Ramën, nis seanca maratonë në Kuvend

LIVE! Nga integrimi në BE te përplasjet me Ramën, nis seanca maratonë në Kuvend

May 14, 2026
FOTO / Xi Jinping zhvillon bisedime me Presidentin e SHBA-së Trump

FOTO / Xi Jinping zhvillon bisedime me Presidentin e SHBA-së Trump

May 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In