• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sherri për një rrip toke në Palasë, reagon Kadastra: I jemi drejtuar SPAK-ut. Dyshojmë për falsifikim dokumentesh

by A R
07/09/2026 21:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bregdeti shqiptar po ndryshon me shpejtësi. Zhvillimi i turizmit dhe interesi në rritje për Shqipërinë kanë sjellë një valë të re ndërtimesh përgjatë vijës bregdetare. Hotele, resorte dhe investime të mëdha po shtrihen nga jugu në veri.

Por aty ku toka merr vlerë, rriten edhe interesat. Dhe bashkë me to, konfliktet. Një prej tyre shpërtheu më 3 shtator në Vlorë. Një kolonë makinash me xhama të zinj dhe persona të armatosur, të udhëhequr nga biznesmeni Luan Muça, mbërriti në hotelin në pronësi të Vasil Bedinajt.

Ajo që nisi si një përballje mes dy biznesmenësh, u shndërrua brenda pak minutash në një konflikt verbal dhe fizik, deri në përdorimin e armëve. Pamjet u bënë publike. Dhe pyetjet nisën menjëherë. Bedinaj akuzoi Muçën duke pretenduar se i kishte vendosur një gjobë prej 5 milionë eurosh.

Muça e mohoi kategorikisht. Por pas përplasjes së dukshme, fshihej një konflikt shumë më i hershëm. Një konflikt për pronën. Në qendër të tij ndodhet një rrip toke në Palasë, të cilin të dyja palët e pretendojnë si të tyrin dhe ku secila kërkon të zhvillojë projektin e saj turistik.

Muça pretendon se Bedinaj i është mbivendosur në pronë. Bedinaj mban një tjetër qëndrim. Dhe ndërsa konflikti mes tyre përfundoi në gjykatë, çështja e pronës mori një tjetër zhvillim. Shteti ndërhyri. Kryeministri Edi Rama mori vendimin për shpronësimin e tokës.

Në një përgjigje për Top Story, Kadastra ka sqaruar se si qëndron çështja e kësaj prone.

Sipas ASHK, thuhet se Subjekti “Delta” sh.a., e Muçës, në vitin 2019, e më tej 2020, 2021 ka depozituar dokmentacion ligjor për disa tituj pronësie të fituar nëpërmjet kontratave të shitblerjes, origjina e të cilëve lidhet me vendime të ish-komisioneve të kthimit të pronave, me vendime gjykate dhe me AMTP.

Gjithashtu, është regjistruar në regjistrin e veçantë të lejeve të ndërtimit në datë 24.07.2024 leja e fituar nga subjekti në fjalë, për resortin “Delta Falaise resort & village, zona 1”, dhe kjo është e vetmja leje e regjistruar deri më sot lidhur me çështjen e interesit tuaj.

Sa i përket subjektit tjetër të përfshirë në konfliktin e pretendimeve pronësore me subjektin “Delta” sh.a., nga verifikimi i të dhënave të administruara nga ASHK rezulton se për zonën në fjale, nuk është paraqitur kërkesë dhe nuk është lëshuar shërbim për pajisje me vërtetim pronësie në emër të këtij subjekti.

Por rezulton ndërkohë, se po aty është paraqitur kërkesë dhe është lëshuar në korrik 2024 vërtetim pronësie në emër të një individi tjetër, për një titull pronësie, origjina e të cilit rrjedh nga një vendim i ish-Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave

“Për këtë titull pronësie, në kuadër të verifikimeve administrative të kryera dhe për çështje që kërkojnë vlerësim nga organet kompetente, ASHK ka përcjellë në vitin 2025 pranë Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, dokumentacionin përkatës duke qenë se ka pasur dyshime të arsyeshme për një falsifikim të mundshëm”, sqarohet më tej.

“Në përgjigje të kërkesës suaj, paraqitur në mbështetje të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, Agjencia Shtetërore e Kadastrës sqaron sa më poshtë:

Referuar përcaktimit të bërë në kërkesën tuaj për zonën “mes Drimadhës dhe Palasës”, sqarojmë se kjo hapësirë i përket Zonës Kadastrale nr. 1739, për të cilën procesi i regjistrimit fillestar, në Marrëveshje midis ASHK dhe Bashkisë Himarë, pritet të përfundojë brenda vitit 2027.

Në lidhje me dokumentacionin që lëshohet nga ASHK në rast interesimi për zhvillim të pronës, sqarojmë se, në zonat kadastrale ku nuk ka përfunduar ende regjistrimi fillestar, vërtetimi i pronësisë/vërtetimi hipotekor është prova se subjekti ka depozituar pranë ASHK-së dokumentet ligjore që disponon për titullin e pronësisë,.

Në kuptim të nenit 19, të Ligjit 111/2018 “Për Kadastrën”, pikës 24 të VKM nr. 782/2020, të ndryshuar, këto vërtetime janë të vlefshme për përdorim nga pronari dhe autoritetet publike deri në përfundimin e procesit të regjistrimit fillestar.

Sqarojmë po ashtu se regjistrimi fillestar është procesi nëpërmjet të cilit shqyrtohen dhe evidentohen titujt e pronësisë dhe, për titujt që plotësojnë kushtet ligjore për regjistrim, të dhënat përkatëse pasqyrohen në kartelën e pasurisë dhe në hartën kadastrale të zonës.

Nga të dhënat e administruara rezulton se:

Subjekti “Delta” sh.a. në vitin 2019, e më tej 2020, 2021 ka depozituar dokmentacion ligjor për disa tituj pronësie të fituar nëpërmjet kontratave të shitblerjes, origjina e të cilëve lidhet me vendime të ish-komisioneve të kthimit të pronave, me vendime gjykate dhe me AMTP. Gjithashtu, është regjistruar në regjistrin e vecante të lejeve të ndërtimit në datë 24.07.2024 leja e fituar nga subjekti në fjalë, për resortin “Delta Falaise resort & village, zona 1”, dhe kjo është e vetmja leje e regjistruar deri më sot lidhur me çështjen e interesit tuaj.

Sa i përket subjektit tjetër të përfshirë në konfliktin e pretendimeve pronësore me subjektin “Delta” sh.a., nga verifikimi i të dhënave të administruara nga ASHK rezulton se për zonën në fjale, nuk është paraqitur kërkesë dhe nuk është lëshuar shërbim për pajisje me vërtetim pronësie në emër të këtij subjekti. Por rezulton ndërkohë, se po aty është paraqitur kërkesë dhe është lëshuar në korrik 2024 vërtetim pronësie në emër të një individi tjetër, për një titull pronësie, origjina e të cilit rrjedh nga një vendim i ish-Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Për këtë titull pronësie, në kuadër të verifikimeve administrative të kryera dhe për çështje që kërkojnë vlerësim nga organet kompetente, ASHK ka përcjellë në vitin 2025 pranë Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, dokumentacionin përkatës duke qenë se ka pasur dyshime të arsyeshme për një falsifikim të mundshëm.

Për sa i përket kërkesës për vënien në dispozicion të kopjeve të dokumenteve origjinale të pronësisë apo dokumentacionit arkivor të subjekteve private, ASHK është e detyruar të respektojë parashikimet e ligjit nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, si dhe dispozitat e ligjit nr. 111/2018 “Për Kadastrën”, të cilat ndalojnë që dokumentacioni individual mbi një pasuri t’i vihet në dispozicion kujtdo tjetër përveç pronarëve/titullarëve të të drejtave pronësore ose personave që provojnë se kanë një interes të ligjshëm mbi pasurinë përkatëse”, thuhet në përgjigjen për Top Story të ASHK.

Next Post
Debati për pagat e magjistratëve, Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

Debati për pagat e magjistratëve, Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kopsht zoologjik në burgun e sigurisë së lartë”- Gazetari bën deklaratëne  fortë: Luanë, pitbulla dhe arinj nëpër qeli, e suita që jepen me qira!

“Kopsht zoologjik në burgun e sigurisë së lartë”- Gazetari bën deklaratëne fortë: Luanë, pitbulla dhe arinj nëpër qeli, e suita që jepen me qira!

September 10, 2026
Shpërblim 6 mijë euro azilkërkuesve që kthehen me dëshirë nga Gjermania

Kontinenti i vjetër nuk është më i lakmueshëm, bien me 17% kërkesat për azil në vendet e BE-së

September 10, 2026
Kokaina në trëndafila, mes 6 shqiptarëve të arrestuar edhe i kërkuari për vrasje, si u zbuluan nga policia greke

Kokaina në trëndafila, mes 6 shqiptarëve të arrestuar edhe i kërkuari për vrasje, si u zbuluan nga policia greke

September 10, 2026
SPAK dërgon në gjyq 11 persona për trafik droge drejt Finlandës! Si funksiononte skema

DOSJA/ Çmontohet organizata e mashtrimeve kompjuterike, 11 të akuzuar! SPAK zbulon skemën nga Gjermania në Tiranë, burg për shqiptarët! Futja në kurth dhe zhvatja

September 10, 2026
Investim 118 milionë euro për Durrësin! BE dhe Franca financojnë rehabilitimin e kanalizimeve dhe trajtimin e ujërave të ndotura, firmoset marrëveshja

Investim 118 milionë euro për Durrësin! BE dhe Franca financojnë rehabilitimin e kanalizimeve dhe trajtimin e ujërave të ndotura, firmoset marrëveshja

September 10, 2026
Ministri Gonxhja: “Pazari i Vjetër” i Shkodrës së shpejti do rikthehet në jetë përmes Virtual Reality!

Ministri Gonxhja: “Pazari i Vjetër” i Shkodrës së shpejti do rikthehet në jetë përmes Virtual Reality!

September 10, 2026
Me kë po tallet Kryeministri?

Shqiptarët e së nesërmes

September 10, 2026
Plas humori i zi mes deputetëve te Ligjet, Korreshi: Plaka ime s’di të përdorë pultin, jo më e-Albania, s’i punon mrrokulla! Manja: Do e rregullojmë

Plas humori i zi mes deputetëve te Ligjet, Korreshi: Plaka ime s’di të përdorë pultin, jo më e-Albania, s’i punon mrrokulla! Manja: Do e rregullojmë

September 10, 2026
Çmimet FIFA 2023/ Cristiano Ronaldo voton me inat, Messi i jep pikët maksimale Neymar-it

Messi bëhet gati për të blerë një tjetër ekip në Spanjë, pas Cornella edhe Eldense!

September 10, 2026
Aksioni i policisë në kampin e MEK, Çupi: Dje ishe pika kulmore, hetimet kishin nisur kohë më parë

Sikur Lana të mbyste bulevardin me baltë

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com